Jump to content

Muhamedin Kullashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muhamedin Kullashi (29 nëntor 1949, Pejë)[1] është një filozof dhe profesor shqiptar në Universitetin e Parisit-VIII (Université de Paris-VIII). Nga 2. Tetor 2009. deri më 26. Korrik 2016. ishte ambasadori i parë i Republikës së KosovësFrancë . [2]

Muhamedin Kullashi lindi në Pejë, me 29 nëntor 1949. Aty kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Në Fakultetin filozofik të Zagrebit studioi filozofinë dhe letërsinë franceze. Nga viti 1974 deri më 1991 ligjëroi në Degën e Filozofisë dhe të Sociologjisë të Univerzitetit të Prishtinës. Me 1983, në Fakultetin filozofik të Zagrebit, mbrojti disertacionin  e doktoranturës kushtuar koncepcionit të metafilozofisë të Henri Lefebvre-it. Në  vitin 1991 u dëbua nga Universiteti i Prishtinës, bashkë me kolegët tjerë shqiptarë, nga regjimi i atëhershëm serb. Nga viti 1992 ligjëron në Departamentin e Filozofisë në Universitetin Parisi 8. Në vitin 1994, pranë këtij universiteti, mbrojti Habilitimin për udhëheqjen e hulumtimeve shkencore (HDR) para jurisë të përbërë nga : Claude Lefort, Jacques Rancière, Gérard Raulet, Jacques Poulain dhe Michel Roux.

Në vitin 1992, mori pjesë në themelimin e Komitetit të Kosovës në Paris, pranë revistës Esprit, bashkë me intelektualët e shquar francezë Olivier Mongin, Antoine Garapon, Pierre Hasner, Pascal Bruckner, André Glucksmann, Véronique Nahoum-Grapp etj. Anëtarë nderi të këtij Komiteti ishin edhe filozofët Paul Ricoeur, Edgar Morin, Claude Lefort. Ky Komitet zhvilloi aktivitete në mbështetje të Kosovës deri në vitin 2015.

Nga viti 2008 deri në vitin 2016, ishte Ambasador i Kosovës në Francë. Në vitin 2012 u zgjodh anëtar aktiv i Akademisë evropiane të Shkencave dhe Arteve, me seli në Salzburg të Austrisë. Në vitin 2016, u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Botoi në revista shkencore të Prishtinës, Tiranës, Zagrebit, Beogradit, Romës, Parisit, Vienës, Madridit, Montrealit etj. Mori pjesë në një numër të madh konferencash shkencore në Francë, Belgjikë, Zvicër, Itali, Bullgari, Hungari, Kanada, Turqi, Tunizi, Argjentinë, Urugvaj etj. Mori pjesë në projekte hulumtuese kushtuar temave të ndryshme nga historia e filozofisë, etika dhe filozofia politike.

  • Filozofema, Rilindja, Prishtinë, 1979.
  • Kah metafilozofia, Rilindja, Prishtinë, 1986.
  • Vetpërkufizimi i njeriut, Rilindja, Prishtinë, 1987.
  • Ese filozofiko-politike, Rilindja, Prishtinë, 1994.
  • Përplasja e identiteteve, Dukagjini, Prishtina, 2003.
  • Mendimi politik modern, ASHAK, Prishtina, 2005.
  • Gjurmë dhe pyetje, Asdreni, Shkup, 2007.
  • Pushteti dhe dija te Michel Foucault, ASHAK,  Prishtinë, 2008.
  • Politika, lufta dhe diplomacia, ASHAK, Prishtinë, 2012.
  • Dy gjenealogji të modernitetit, ASHAK, Prishtinë, 2016.
  • Biseda per filozofinë bashkëkohore, UET, Tiranë, 2016.
  1. ^ Robert Elsie, Historical Dictionary of Kosova, p. 107
  2. ^ "L'ambassadeur du Kosovo est prof à Saint-Denis". Le Parisien (në frëngjisht). 17 shkurt 2009. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2013. Marrë më 27 mars 2011.