Frashër Demaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Frashër Demaj (lindur më 8 korrik 1973, në Radac, Pejë) është një historian shqiptar nga Kosova.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Frashër Demaj është i lindur me 8.7.1973 në Radavc të Pejës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Pejë. Në vitin akademik 1991-1992 është regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë. Ka diplomuar më 22.2.1996 me temën “Kriza Lindore dhe Çështja Shqiptare 1875-1881”. Ka magjistruar më 25.3.2005 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës me temën: “Qëndrimi i Italisë ndaj Çështjes shqiptare 1875-1881”. Temën e doktoraturës me titull: “Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913” e ka mbrojtur 15.7.2009 në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës.

Ai ka punuar në disa shkolla fillore dhe të mesme të Prishtinës. Nga korriku i vitit 2003 punon në Institutin e Historisë. Gjatë viteve 2007-2012 ishte sekretar shkencor në Institut kurse 2012-2013 U.D drejtor i Institutit të Historisë-Prishtinë.

Mësimdhënës në: – Shkollën Fillore “Iliria” në Prishtinë –1996 – Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë në vitin shkollor 1997-1998. – Shkollën Fillore “Elena Gjika” nga viti 1998 – Gjimnazin Flologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë 1999-2000. Paralelisht ka punuar edhe në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë deri në vitin 2003.

– Nga qershori i vitit 1999-2002 ka punuar si anëtar i redaksisë-gazetar i revistës “Kosovarja” në Prishtinë, poashtu një periudhë të shkurtër (vitin 2000) ka punuar në redaksinë e revistës “Rrezja” në Prishtinë. Në vitin 1999 ka punuar në cilësinë e gazetarit – në të përditshmen “Fakti” të Shkupit. Në vitin 2001 ka qenë drejtor i revistës për komunikacion “Tempulli” Gjatë kohës së punës si gazetar ka botuar një numër të konsiderueshëm të artikujve me permbajtje historike, politike, kulturore, sociale etj

– Nga korriku i vitit 2003 punon në Institutin e Historisë në fillim si asistent dhe më pas si hulumtues i pavarur dhe si bashkëpuntor shkencor për të vazhduar pastaj deri në korrik 2015 si Bashkëpuntor i Lartë Shkencor-Profesor i asocuar (inordinar).

– Nga korriku 2015 është zgjedhur në gradën Këshilltar Shkencor-Profesor i rregullt (ordinar) 2010-2013 Frashër Demaj ka punuar në kolegjin JURIDICA në Prishtinë. Ka ligjeruar lëndët: Histori e shtetit dhe institucioneve, Komunikimi Nderkulturor dhe Metodat e Hulumtimit shkencor.

– 2010-vazhdon të punojë me në Kolegjin FAMA në cilësinë e profesorit të lëndëve Histori e Shtetit dhe së Drejtës (2010-2013), kurse aktualisht ligjëron lëndët Metodat e Kërkimit Shkencor në studimet master (Juridik-Civil, Juridik-Penal, Shkencat e Sigurisë, Administratë Publike dhe Marëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci dhe Shkathtësitë e Lidershipit, ne master në drejtimin Marrëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci.

– Në vitin akademik 2014-2015 ka ligjeruar edhe lëndën Metodat e Hulumtimit në Shkenca Politike dhe Administratë Publike me studentë të BCH.

– Ligjeron (visiting profesor) në Universitetin e Barit Aldo Moro në Itali, në studimet master në programin Studimet e Paqës, Liritë dhe të drejtat e Njeriut.

- Ligjëron (visiting profesor) në Northern Illionis University (NIU) në Çikago të SHBA-ve

– Nga maji i vitit 2014 është zgjedhur rektor i kolegjit FAMA në Prishtinë.

- Nga 21 Shtatori i vitit 2017 është Anëtar Korrespondues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. [2]

Artikuj dhe studime të botuara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka botuar një numër të konsiderueshëm te punimeve shkencore, profesionale në revista shkencore e publikime në Kosovë dhe jashtë si dhe në gazeta e revista të ndryshme. Me këtë rast po i permendim disa prej tyre: Monografi dhe botime tjera të veçanta:

  • Afrim Xhuraj, Jeta dhe vepra, Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë 2009.
  • Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913, Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë 2011.
  • Perandoria Osmane, botues CDRSEE, Selanik, 2012 (autor i disa njësive)
  • Kombet dhe shtetet në Evropën Juglindore, botues CDRSEE, Selanik, 2012 (autor i disa njësive)
  • Luftërat Ballkanike, botues CDRSEE, Selanik, 2012 (autor i disa njësive)
  • Lufta e Dytë Botërore, botues CDRSEE, Selanik, 2012 (autor i disa njësive).
  • Monumentet kulturore të periudhës osmane, botues Instituti Goethe, Athinë 2012. (autor i disa njesive).
  • E Drejta e Bashkimit Europian, historia, institucionet, legjislacioni dhe politikat, Prishtinë 2015. (bashkautorësi)
  • Il Diritto Europeo e le politiche di integrazione, Edizioni Giussepe Laterza, Bari 2015. (bashkautorësi)
  • Mulla Zekë Berdynaj- Jeta dhe Vepra, Prishtinë 2016.
  • Великобритания и албанския въпрос 1875-1913, Sofije 2016.

Artikuj shkencorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Elementet Shtetërore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, “KOSOVA” 22/23, Prishtinë, 2003.
  • Emigrimet dhe vendbanimet e arbëreshëve në Itali, “KOSOVA” 24/25, Prishtinë, 2003.
  • Misioni politiko-diplomatik i Abdyl Frashërit dhe Mehmet Vrionit në Evropë, “KOSOVA” 28, Prishtinë 2006.
  • Djathtizmi në Kosovë 1945-1990, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, Prizren – Shkodër, 2006.
  • Veprimtaria atdhetare e Azem (Miftar) dhe Ukë e Sejdi (Smajl) Demajt, E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike, Prizren – Klinë 2006
  • Krimet serbo-malazeze në Fierzë (Novosellë) të Pejës më 1945, E Djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike. Prishtinë 2006.
  • Roli i shtetit shqiptar në mbrojtjen e çështjes së Kosovës 1990-1999, botuar në përmbledhjen e punimeve: “Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shekullit XX, Tiranë 2008.
  • Qëndrimi i mbretit Nikolla i Malit të Zi ndaj çështjes shqiptare sipas gazetës “La Nazione Alabanese”, “KOSOVA” 29-30, Prishtinë 2008.
  • Pjesëmarrja e abreshëve-shqiptarëve në luftë për bashkimin e Italisë, “VJETARI” i Arkivit të Kosovës, nr. 39/40, Prishtinë 2008.
  • Kontributi i Profesor Ali Hadrit në fushën e arsimit, botuar në “Ali Hadri, Jeta dhe Vepra”, Prishtinë, 2009.
  • Lëvizjet kulturo-arsimore të arbëreshëve të Italisë gjatë shek XIX, “VJETARI” i Arkivit të Kosovës nr. 40/41, Prishtinë 2009.
  • Roli i Britanisë së Madhe në luftën e Krimesë dhe situata në Shqipëri, “KOSOVA” 31/32, Prishtinë 2009.
  • Nënë Tereza Nobeliste, “Jeta dhe Vepra e Nënë Terezës”, Prishtinë 2010.
  • Qëndrimi i Britanisë së Madhe ndaj Kryengritjes së vitit 1910, “KOSOVA” 33/34. Prishtinë, 2010/2011.
  • Qëndrimi i konsujve anglez në Prizren dhe Shkodër ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, botuar në; “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881”, Prishtinë 2011.
  • Sfidat e nderkombëtarizimit dhe roli i NATO-s në çlirimin e Kosovës, Revista Shkencore “Juridica” 1, Prishtinë, 2011.
  • Kufiri verilindor i Shqipërisë sipas diplomacisë britanike, botuar në “100 vjet Pavarësi”, Tiranë 2013.
  • Alternativat e diplomacisë së Fuqive të Mëdha për kufirin shqiptaro-malazez ne Konferencën e Ambasadoreve ne Londër, KOSOVA 37/38, Prishtinë 2013.
  • Konteksti diplomatik i çështjës shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Revista Shkencore “Juridica” 2/3, Prishtinë, 2011.
  • Qëndrimi i diplomacisë së Fuqive të Mëdha lidhur me kërkesën e Serbisë për dalje në Detin Adriatik, në “Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas”.
  • Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj Kryengritjes së vitit 1911, botuar në permbledhjen “100 vjet nga kryengritja e malësisë 1911-2011, Tuz, 2012.
  • ОСТАНА страхотно правомощия КОНФЕРЕНЦИЯ ПО албанския въпрос в Лондон 1912-1913, Istoriecki Pregled, Bullgarska Akademia Naukite, Bulgarian Historical Review, 2013, 5-6.
  • Dhuna dhe terrori ndaj shqiptareve ne krahinen e Hotit 1875-1924 botuar në Hoti në rrjedhat e shekujve Detroit, Michigan, 2015.
  • Diplomacia e Fuqive te Medha gjate Luftes së Parë Botërore, botuar në Lufta e Parë Boterore dhe ceshtja shqiptare 1914-1918, Prishtinë 2015.
  • Mеждународната дипломация и ролята на нато за освобождението на Kосово, botuar në Geopolitike, Sofje 2015.
  • Veprimtaria e Isa Boletinit sipas burimeve britanike, 1910 – 1912, botuar në permbledhjen “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Prishtinë 2015”.
  • Diplomacia e Fuqive të Mëdha gjatë Luftës së Parë Botërore, Studime Shoqërore 2, ASHAK, Prishtinë 2015.
  • Porti i Shën Gjinit sipas dokumenteve diplomatike të Britanisë së Madhe (1912-1913), Studime Shoqërore ASHAK, Prishtinë 2016

Tekste shkollore në bashkautorësi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, (dispensë) Shtëpia botuese “Dukagjini”, Prishtinë, 2003.
  • HISTORIA 10, Gjimnazi Shkencave matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, (dispensë) Shtëpia botuese “Dukagjini”, Prishtinë, 2003.
  • HISTORIA 6, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004. (11 herë e ribotuar)
  • USHTROJMË SË BASHKU, FLETORE PUNE 6, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar) .
  • HISTORIA 10, Gjimnazi i Përgjithshëm dhe Gjimnazi i Shkencave Shoqërore, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar).
  • HISTORIA 10, Gjimnazi Matematikë-Informatikë dhe Gjimnazi i Shkencave Natyrore, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004, (11 herë e ribotuar).
  • HISTORIA 11, Gjimnazi i Gjuhëve, Shtëpia botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2004 (5 herë e ribotuar).
  • HISTORIA 8, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë 2005, (10 herë e ribotuar).
  • HISTORIA 13, Gjimnazi i Përgjithshëm, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë 2006. (ribotuar 3 here)
  • HISTORIA 9, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
  • HISTORIA 5, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
  • HISTORIA 5, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, (8 herë e ribotuar).
  • HISTORIA 8, Fletore Pune, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prish

Të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

• Trajner i mësimdhënësve të shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta për kurrikulat, pllanprogramet dhe mësimdhënienxënien e historisë.

• Punoi në grupin punues për hartimin e strategjisë për zhvillimin e shkencës 2010-2015 (këshilli kombëtar i shkencës)-përfaqësues nga Instituti i Historisë. • Që nga viti 2013 është anëtar i komisionit presidencial për dhënien e dekoratave, komision i ngritur nga Zyra e Presidetit të Republikës së Kosovës. • Ishte sekretar shkencor i revistes shkencore “JURIDICA” revistë e kolegjit evropian Juridica. • Anëtar i redaksisë së revistave shkencore “KOSOVA”, revistë e Institutit të Historisë Ali Hadri-Prishtinë dhe “VJETARI” revistë e Agjencionit Shtetëror të Arkivave të Kosovës. • Është kryeredaktor i revistes shkencore FAMA, revistë e kolegjit FAMA. Frashër Demaj punoi në cilësinë e anëtarit të grupit të ekspertëve për hartimin e kurrikulave dhe planprogrameve të historisë për shkollën e fillore, të mesme të ulët dhe të mesme të lartë në klasat: • 6 dhe 10 (2003) • 7 dhe 11 (2003-2004) • 8 dhe 12 (2004-2005) • 5, 8 dhe 13 (2005-2006)

  • Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”.
  • Anëtar i forumeve profesionale ndërkombëtare

• Ekspert në Projektin SWAp në kuadër të Bashkimit Evropian në projektin “Modernizimi i Kurrikulave”. • Anëtar i bordit-komitetit të CDRSEE me seli në Selanik. • Drejtues për Republiken e Kosovës i projekteve: -Perandoria Osmane, botues CDRSEE, Selanik, 2012. -Kombet dhe shtetet në Evropën Juglindore, botues CDRSEE, Selanik, 2012. -Luftërat Ballkanike, botues CDRSEE, Selanik, 2012. -Lufta e Dytë Botërore, botues CDRSEE, Selanik, 2012.

• Koordinator për Kosovë i projektit: “Ballkan Tale”, Monuments of otoman era in Kosovo 2011-2012. • Qëndra intarnacionale e kërkimeve shkencore CISSELS me qendër në Bari-Itali. • History Education Commity HEC member në CDRSSE


Eksperienca në Menaxhim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Drejtor i Revistës për komunikacion “Tempulli, Prishtinë 2000-2001.
  • Sekretar Shkencor në Institutin e Historisë 2007- 2012.
  • Koordinator për Kosovë i Projektit: “Ballkan Tale”, Monuments of otoman era in Kosovo 2011-2012 Instituti Goethe Selanik.
  • Koordinator për Kosovë i Projektit “Using of alternative sources in History” 2009-vazhdon CDRSEE.
  • Sekretar Shkencor në Institutin e Historisë në Prishtinë 2007-2013.
  • U.D drejtor i Institutit të Historisë, 2012-2013.
  • Rektor i kolegjit FAMA 2014-vazhdon.

Vlen të theksohet edhe aktiviteti i Frashër Demaj në cilësinë e Sekretarit shkencor dhe U.D drejtor i Institutit të Historisë. Që nga viti 2007 kur është zgjedhur Sekretar Shkencor, Frashër Demaj ka organizuar dhe koordinuar punën për botuar disa numra të revistës “Kosova”, përmbledhjet e punimeve: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu Jeta dhe Vepra, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vendi i saj në Histori, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Jeta dhe vepra e Nënë Terezës, Ali Hadri, Jeta dhe Vepra, Kryengritja e vitit 1910 etj. Projektet shkencore si Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbeshtetur dhe përkrahur financiarisht nga Presidenca e Kosovës me 2008, Nënë Tereza Jeta dhe Vepra perkrahur financiarisht nga Ministria e Kulturës etj.

Vetëm gjatë vitit 2010 ka hartuar dhe ka realizuar me sukses të plotë projekte të cilat janë mbështetur financiarisht nga institucione të ndryshme vendore si: “Kryengritja e vitit 1910”, projekt i financuar nga Komuna e Kaçanikut, Akademi “Varja e patriotit Rrustë Kabashi, Projekt i financuar nga një grup biznesmenësh prizrenas, “Mitrovica 1945-1999”, Projekt i financuar nga Komuna e Mitrovicës, “Jeta dhe Vepra e Nënë Terezës”, Projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, Projekt i financuar nga Komuna e Prishtinës, Tuzi dhe Malësia flasin shqip, projekt kulturo shkencor etj.

Fusha dhe periudha e Interesimeve shkencore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Merret me Historinë e Diplomacisë (shek. XIX dhe fillim shekulli XX) por është marrë dhe merret edhe me problemet e arsimit dhe me historinë e zhvillimeve politike e diplomatike të fundit të shekullit XX.


  • Demaj, Frashër (2011). Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913. Prishtinë: Instituti i Historisë. f. 331.  9789951409254. OCLC 824609763. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[3]

  1. ^ "Prof.dr.Frashër Demaj". ih-rks.org. Instituti i Historisë "Ali Hadri" Prishtinë. Marrë më 12 July 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ http://www.ashak.org/?cid=1,25,624
  3. ^ http://kolegjifama.eu/frmArtikujt.aspx?ID=26373