Jump to content

Zejnullah Rrahmani

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zejnullah Rrahmani
U lind më1952 (Error: Invalid date format for input date vjeç)
Ballovc Podujevë
Kombësiashqiptar
Gjinitë letrareProzë, Kritikë letrare
Punët e shquara
Vite aktiv1974- sot

Zejnullah Rrahmani (Ballovc,Podujevë, 1952), është shkrimtar shqiptar, profesor dhe akademik.

U lind në Ballovc në 1952. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Podujevë. Ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Degën e Letërsisë Shqipe dhe magjistroi më 1984. Më 1985 mbrojti tezën e doktoratës në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Një kohë të shkurtër 1972-s punoi si mësimdhënës në gjimnazin e Podujevës. Rreth katër vite ka punuar në Ndërmarrjen Rilindja, në revistën Fjala. Më 1977 është zgjedhur asistent në Fakultetin e Filologjisë, ku prej atëherë është avancuar në titullin ligjërues, docent (1985), profesor inordinar (1990) dhe profesor ordinar (1995). Edhe tash ligjëron lëndën Teori e letërsisë, në Fakultetin e Filologjisë. Prej vitit 1992 është profesor i studimeve pasuniversitare, ku ligjëron lëndën Teoritë letrare. Këto studime i ka reformuar e udhëhequr nga viti 1992–1998 në cilësinë e Kryetarit të Kolegjumit të studimeve. Nga viti 1992 deri më 1996 ka qenë dekan i Fakultetit të Filologjisë. Anëtar i Kolegjumit të dekanëve të Universitetit të Prishtinës ishte në periudhën 1992–1996. Më 1995 është zgjedhur drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Nga viti 1970 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Është anëtar i PEN Qendrës Shqiptare. Nga viti 1992 ka qenë anëtar i Këshillit Nacional të Shqipërisë për programet e letërsisë. Nga viti 1996 deri më 1999 e ka udhëhequr arsimin e Kosovës në cilësinë e Këshilltarit për arsim i kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova. Nga viti 1999 ka qëndruar disa herë në Kanada, përvojën arsimore-universitare të së cilës e njeh. Në dhjetor të vitit 2012 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në dhjetor të vitit 2016 zgjidhet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.[1]

Jeton në Prishtinë.

Zejnullah Rrahmani është ndër autorët kryesorë të romanit shqiptar të viteve '70 në Kosovë, bashkë me Pashkun dhe Sabri Hamitin, etj.[2] Është stilist i madh i prozës shqipe, i cili shkroi vetëm prozë. Rrahmani ndërton romanin sintezë si Pashku e Hamiti, veçse përzgjedh forma e zhanre të tjera letrare e joletrare për ta arritur këtë. Në romanet e tij të para ka gërshetuar romanin e tij me forma e zhanre të tjera: me vargje nga poezia dhe dialogë nga drama; gërsheton romanin me forma të ndryshme të rrymave prozaike, si me atë të rrjedhës së nëndijes; gërsheton romanin me karakteristika joletrare, si me reportazhin gazetaresk, etj.[3] Ky lloj romani simbolist i lëvruar gjatë viteve '70 në Kosovë përfaqëson vetëm fazën e parë të krijimtarisë së Zejnullah Rrahmanit. Shkrimi i romaneve të mëvonshme do të pësojë ndryshime, ato do të pasurohen me teknika të ndryshme, deri tek ato postmoderne.[4]

I. Tekste mësimore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Njohuri nga teoria e letërsisë, Tiranë, Libri shkollor, 1996, 1997, 1998, 2000...
  • Teoria e letërsisë për shkollat e mesme, Prishtinë, 1997, 1999...
  • Teoria e letërsisë, Fakulteti Filologjik, Prishtinë 1996
  • Si të shkruhet disertacioni, Prishtinë, 2001
  • Arti i poezisë, Prishtinë, 2001
  • Shkrimi dhe leximi, Prishtinë, 2003

II. Vepra letrare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

III. Vepra - studime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Romani ‘Lumi i vdekur’ i Jakov Xoxës, punim i magjistraturës, 1984,
  • Nga teoria e letërsisë shqipe, Prishtinë, 1986.
  • Teoritë letrare klasike, Prishtinë, 2001.
  • Malësorja e Nazmi Rrahmanit ose Arti i interpretimit, Prishtinë, 2001.
  • Arti i poezisë, Prishtinë, 2001.
  • Letërsia e Mesjetës, Prishtinë, 2002.
  • Ligjërata mbi artin e Renesansës, Prishtinë. 2004
  • Teoritë letrare moderne, Prishtinë, 2005
  • Letërsia e Lindjes, Prishtinë,2005
  • Gnosis, Prishtinë, 2005
  • 10 kryevepra poezie, 2007
  • Teoria e letërsisë , R. Welek - O. Woren, 1982
  • Historia e letërsisë botërore 4, 1986
  1. ^ Faqja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
  2. ^ Çitaku 2018, p. 198.
  3. ^ Çitaku 2018, p. 201.
  4. ^ Çitaku 2018, p. 194.
  5. ^ Krasniqi 2019, p. 170.
  • Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
  • Hamiti, Sabri (2002). Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica.
  • Krasniqi, Nysret (2019). "A/Z". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 25. Prishtinë: ASHAK.
  • Hoxha, Ballsor (2019). "RȄNIA E TȄ JASHTMES SȄ JETȄS DHE VETËMBROJTJA NGA TȄHUJSIMI". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 25. Prishtinë: ASHAK.
  • Çitaku, Muhamet (2019). "SHESHI I UNAZËS" - ROMAN ME PARABAZË FIGURËN". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 25. Prishtinë: ASHAK.
  • Çitaku, Muhamet (2018). "Romani simbolist i Kosovës". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 24. Prishtinë: ASHAK.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faqja e shkrimtarit Zejnullah Rrahmani[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]

http://www.ashak.org/?cid=1,7