Podujeva
Podujevo
Podujeva ose Podujevë, Besiana ose Besianë | |
---|---|
![]() | |
![]() Location of the municipality of Podujevo within Kosovo | |
Koordinatat: 42°54′N 21°11′E / 42.900°N 21.183°E | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Rajoni i Prishtinës |
Qeveria | |
• Kryetari | Shpejtim Bulliqi |
Sipërfaqja | |
• Urban | 9 km2 (3 sq mi) |
• Komuna | 633 km2 (244 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 670 m (2.200 ft) |
Popullsia (2011) | |
• Urban | 23.453 |
• Komuna | 88.499 |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 11000 |
Prefiksi | +383 38 |
Targat e automjeteve | 01 |
Faqja zyrtare | kk |
Podujeva (Cirilik serb: Подујево, Podujevo) ose Besiana (ose Besiana (forma e shquar shqipe: Podujevë ose Besianë), është qytet i vjetër i Krahinës së Llapit, qendër administrative e Komunës së Podujevës. Shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës, ne fushëgropën e Llapit, nga pjesët kodrinore-malore të malit të Leposaviqit në perëndim dhe maleve lindore kosovare, në lindje. Podujeva dikur qytezë e vjetër e Krahinës së Llapit, në ditët e lirisë po shndërrohet në një qytet të bukur e qendër me rëndësi ekonomike, arsimore, tregtare, turistike, politike, kulturore, sportive, joshëse për llapjanët, kosovarët e të huajt.
Histori dhe Ekonomi
Organizimi i tanishëm administrativ i komunës daton nga vitet e 60-ta. Është vlerësuar se zhvillimin më të hovshëm shoqëror ekonomik Podujeva e ka arritur në vitet e 80-ta. Në këtë periudhë veprimtarinë e vet e kanë zhvilluar 16 organizata ekonomike shoqërore me rreth 2.500 punëtorë. Gjatë viteve të 90-ta u themeluan rreth 200 ndërmarrje me kapital privat, kryesisht nga lëmi i tregtisë e shërbimeve. Gjatë luftës të gjitha këto ndërmarrje u shkatërruan. Pasojat ekonomike të konfliktit të fundit kanë qenë të rënda dhe kanë rezultuar shkatërrimin e kushteve ekonomike të shumë ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Derisa shumica e këtyre ndërmarrjeve ndërprenë marrjen me tregti, në ato të cilat kanë mbetur janë të punësuar përafërsisht 400 persona.
Lufta
Treva e Llapit gjatë shekujve ka dhënë shumë bijë e bija për lirinë e Trevave Shqiptare duke u bë Djep i Shqiptarizmit, shembull qëndrese e patriotizmi për çdo pëllëmbë të Tokës Shqiptare. Në ZOLL beteja e parë është zhvilluar më 15 shtator 1998 në fshatin Dobratin, ishte njëherit edhe lufta e parë e luajve e luaneshave të UÇK në krahinën e Llapit kundër forcave të mëdha serbe. Heroizmi e triumfi i luftëtarëve të lirisë do të mbetet unik në histori. Në atë kohë në këtë fshat ishte komanda e baza e veprimtarisë së UÇK. Hero të Kombit, Dëshmor të Kombit e Luftëtar heroik nga treva e Llapit gjatë historisë :
Gjeografi
Podujeva shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës dhe përbëhet nga fushëgropa e Llapit, pjesët kodrinore-malore të malit të Leposaviqit në perëndim dhe maleve lindore kosovare në lindje. Qyteti i Podujevës shtrihet në të dy anët e lumit Llap. Në aspektin komunikativ paraqet një transversale të rëndësishme përmes së cilës kalon magjistralja që lidh Kosovën me pjesët tjera të Gadishullit Ilirik (Ballkanik). Podujeva është 27 kilometra larg nga Prishtina, 60 kilometra larg nga Ferizaji, 79 kilometra larg nga Peja, 55 kilometra larg nga Gjilani, 86 kilometra larg nga Gjakova dhe Prizreni.
Politikë
Komuna e Podujevës administrohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Në këtë komunë është punuar shumë për lëvizjen e lirë të minoriteteve dhe janë krijuar shumë organizata te cilat ndihmojnë në ketë proces. Zgjedhjet lokale dhe nacionale kanë kaluar në përgjithësi pa probleme. Gjatë historisë Podujeva ka dhënë kontribut të madh politikës gjithëkombëtare në luftë për ruajtjen e territoreve shqiptare nga grabitësit sllav e për të bindur fuqitë politike botërore se shqiptarët janë të Zotët e vetes e të aftë të ndihmojnë përparimin e mirëqenien e civilizimit botëror.
Personalitete nga regjioni
- Artikulli kryesor: Lista e personaliteteve nga komuna e Podujevës.
Podujeva nga gjiri i sajë ka nxjerrë personalitete jo vetëm me ndikim lokal por edhe me ndikim të përgjithshëm kombëtarë e ndërkombëtarë si
- Zahir Pajaziti - hero
- Fadil Vokrri - futbollist
- Fatmir Sejdiu - politikan
- Adem Demaçi - Mandela i Ballkanit
Media
Sport
Podujeva ka një traditë të vjetër sportive. Në vitet e para të shekullit të kaluar ishte traditë gara sportive me kuaj të cilën e organizonte Familja Fusha, në të cilën merrnin pjesë ngarës sportiv nga trevat shqiptare. Më vonë në vitet e tredhjeta të shekullit të kaluar shkëlqen me mjeshtrinë e tij Jahja FUSHA në futboll, not, skijim e shah e gjatë studimeve në Shkup edhe në tenis. Gjatë viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar dallohet në atletikë e hendboll Xhafer SALIHU i shkëlqyeshëm.
Gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar Fadil VOKRRI bëhet i famshëm në futboll. Sportist të shumtë të merituar të Podujevës shkëlqyen në klubet llapjane, kosovare e ndërkombëtare.
Podujeva njihet ne futboll edhe dy ekipe te sukseshme qe jane KF Llapi dhe KF Hysi
Muzikë
Podujeva ka një traditë muzikore shekuj më radhë. Në historinë më të re kanë dalur shumë këngëtar dhe aktor të njohur në trevat shqiptare. Si familje të njohura në muzikë para një shekulli : familja e Met Podjevës, familja Fusha etj.
Më shumë Muziciente gjëni në artikullin : Personalitete nga komuna e Podujevës.
Binjakëzimet
Podujevo binjakëzohet me:
Të tjera
- Telekomunikimi zhvillohet me PTK.
- Transporti nëpërmjet rrugëve magjistrale.
- Ushtria. Momentalisht zëvendësohet nga TMK.
- Pushime bëhen më se shumti në Liqenin e Batllavës dhe ne vendet malore, apo edhe ne Rrafshë të Llapit.
Shiko dhe këtë
- Lista e ardhacakëve - Podujevë
- Lokalitete Shqiptare në Principatën serbe (1817-1865)
- Sfeçël
- Lupçi i Epërm
- Lumi Llap
- Krahina e Llapit
- Xhamia e Llapit
- ZOLL - Zona operative e Llapit
- Dokumente të OSCE-së të gjetura në internet në vitin 2006, për profilet e komunave të Kosovës: mik/2005/02/1198_en.pdf Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine
- Dokumente të Rrjetës Elektronike të Organizatave Mjedisore Kosovare - Sharri.net 2006: podujeva.pdf
- Dokumente të Postës dhe Telekomit Kosovës të gjetura në internet 2006:KodePostare.pdf
- Dokumente të Misionit të Bibliotekës së Kosovës të gjetura në internet në vitin 2006: Raporti i IFLA-s/FAIFE-së, prill 2000: Anex 3
Lidhje të jashtme
- KK Podujevë
- Association of Kosovo Municipalities - Asociacioni i Komunave të Kosovës
- Profile of Podujevë .pdf Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine
- OSCE Profile of Podujevë .html
- Rrjeta Elektronike e Organizatave Mjedisore Kosovare - Podujeva - sharri.net
- Organizata Internacionale e emigrimit
- IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions Arkivuar 15 tetor 2008 tek Wayback Machine - raport para dhe pas luftës - anglisht
![]() Stema e shtetit |
|
Bajçina | Balloci | Baraina | Batllava | Bellopoja | Bërveniku | Bllata | Bradashi | Braina | Breca | Burica | Dobërdoli | Dobratini | Dumnica e Epërme | Dumnica e Poshtme | Dumoshi | Dvorishti | Dyzi | Gërdoci | Gllamniku | Godishnjaku | Halabaku | Hërtica | Kaçybegu | Kalatica | Katunishta | Kërpimehu | Kunusheci | Kushevica | Letanca | Livadica | Lupçi i Epërm | Lupçi i Poshtëm | Lladoci | Llapashtica e Epërme | Llapashtica e Poshtme | Llausha | Lluga | Lluzhani | Majaca | Merdari | Metehia | Metergoci | Miroci | Muhazobi | Murgulla | Obrança | Orllani | Pakashtica e Epërme | Pakashticë e Poshtme | Penuha | Perani | Përpellaca | Pollata | Popova | Potoku | Rakinica | Reçica | Repa | Revuqi | Sallabaja | Sfeçla | Siboci i Epërm | Siboci i Poshtëm | Sllatina | Surdulli | Surkishi | Sylevica | Shajkoci | Shakovica | Shtedimi | Tërnava | Tërnavica | Turuçica | Zakuti | Zhitia
- ^ "Partnerstädte". velbert.de (në gjermanisht). Velbert. Marrë më 2021-03-09.
- ^ "Podujeva binjakëzohet me Linzin e Austrisë".
- ^ "Nënshkruhet marrëveshja e binjakëzimit në mes të Podujevës dhe Kestelit".