Podujeva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Besiana)
Podujeva
Подујево
Podujeva ose Podujevë
Besiana ose Besianë
Official logo of Podujeva Подујево
Location of the municipality of Podujevo within Kosovo
Location of the municipality of Podujevo within Kosovo
Koordinatat: 42°54′N 21°11′E / 42.900°N 21.183°E / 42.900; 21.183
ShtetiKosova Kosova
RajoniRajoni i Prishtinës
Qeveria
 • KryetariShpejtim Bulliqi
Sipërfaqja
 • Urban9 km2 (3 sq mi)
 • Komuna633 km2 (244 sq mi)
Lartësia mbidetare
670 m (2.200 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Urban
23.453
 • Komuna
88.499
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
11000
Prefiksi+383 38
Targat e automjeteve01
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/podujeve

Besiana ose Podujeva (forma e shquar shqipe: Besianë ose Podujevë, Cirilik serb: Подујево Podujevo) është qytet i vjetër i Krahinës së Llapit, qendër administrative e Komunës së Podujevës. Shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës, në fushëgropën e Llapit, nga pjesët kodrinore-malore të malit të Leposaviqit në perëndim dhe maleve lindore kosovare, në lindje. Besiana dikur qytezë e vjetër e Krahinës së Llapit, në ditët e lirisë po shndërrohet në një qytet të bukur e qendër me rëndësi ekonomike, arsimore, tregtare, turistike, politike, kulturore, sportive, joshëse për llapjanët, kosovarët e të huajt.

Histori dhe Ekonomi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organizimi i tanishëm administrativ i komunës daton nga vitet e 60-ta. Është vlerësuar se zhvillimin më të hovshëm shoqëror ekonomik, Besiana e ka arritur në vitet e 80-ta. Në këtë periudhë veprimtarinë e vet e kanë zhvilluar 16 organizata ekonomike shoqërore me rreth 2.500 punëtorë. Gjatë viteve të 90-ta u themeluan rreth 200 ndërmarrje me kapital privat, kryesisht nga lëmi i tregtisë e shërbimeve. Gjatë luftës të gjitha këto ndërmarrje u shkatërruan. Pasojat ekonomike të konfliktit të fundit kanë qenë të rënda dhe kanë rezultuar shkatërrimin e kushteve ekonomike të shumë ndërmarrjeve në pronësi shoqërore. Derisa shumica e këtyre ndërmarrjeve ndërprenë marrjen me tregti, në ato të cilat kanë mbetur janë të punësuar përafërsisht 400 persona.

Lufta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Treva e Llapit gjatë shekujve ka dhënë shumë bijë e bija për lirinë e trevave shqiptare duke u bë "Djep i Shqiptarizmit, shembull qëndrese e patriotizmi për çdo pëllëmbë të Tokës Shqiptare. Në ZOLL beteja e parë është zhvilluar më 15 shtator 1998 në fshatin Dobratin, ishte njëherit edhe lufta e parë e luajve e luaneshave të UÇK në krahinën e Llapit kundër forcave të mëdha serbe. Heroizmi e triumfi i luftëtarëve të lirisë do të mbetet unik në histori. Në atë kohë në këtë fshat ishte komanda e baza e veprimtarisë së UÇK.

Gjeografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Besiana shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës dhe përbëhet nga fushëgropa e Llapit, pjesët kodrinore-malore të malit të Leposaviqit në perëndim dhe maleve lindore kosovare në lindje. Qyteti i Podujevës shtrihet në të dy anët e lumit Llap.

Lumi Llap, lum ky që kalon nëpër qendrën e qytetit të Podujevës

Në aspektin komunikativ paraqet një transversale të rëndësishme përmes së cilës kalon magjistralja që lidh Kosovën me pjesët tjera të Gadishullit Ilirik (Ballkanik). Besiana është 22 kilometra larg nga Prishtina, 60 kilometra larg nga Ferizaji, 79 kilometra larg nga Peja, 55 kilometra larg nga Gjilani, 86 kilometra larg nga Gjakova dhe Prizreni.

Turizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna e Podujevës karakterizohet me potenciale të shumta të zhvillimit të turizmit. Gjeomorfologjia e territorit të Komunës së Podujevës e karakterizuar me dy masive malore, Albanikun dhe Gollakun, si dhe fushëgropa e Llapit së bashku me lumin e Llapit dhe Liqenin e Batllavës i japin vlerë konkuruese Komunës së Podujevës në Kosovë. [1]

Liqeni i Batllavës

Liqeni i Batllavës paraqet një vend mjaft atraktiv për zhvillimin e ekoturizmit me pamje piktoreske. Liqeni është i krijuar artificialisht në vitin 1959, për nevojat e Korporatës Energjetike të Kosovës për ftohjen e stabilimenteve, më pastaj është përdorur për ujë të pijshëm ku edhe sot furnizohet një pjesë e madhe e qyteteve të Republikës së Kosovës. [1]

Në fshatin Popovë shtrihen disa mini ujëvara me pamje pitoreske. Përveç aspektit turistik këto ujëvara ofrojnë tinguj dhe pamje interesante. Në rrethinën e këtyre ujëvarave ka një vegjetacion të pasur i cili krijon kushte për turizëm dhe pushim. Ajri i pastër dhe freskia ndikon edhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Kjo pjesë e territorit të Podujevës mund të shfrytezohet edhe për shtigje shumë të përshtatshme ecjesh. Ujëvara të ngjashme gjenden edhe në fshatin Muhazob. [1]

Trashëgimia historike e komunës së Podujevës është shumë e pasur. Në Podujevë ka një ndërthurje të të kaluarës antike me të tashmën moderne. Vendbanimet e hershme në Komunën e Podujevës flasin për një zhvillim shumë të hershëm qysh nga antikiteti. Ajo me çka veçohet Komuna e Podujevës në aspektin kulturor është lokaliteti arkeologjik Vendenisi në fshatin Gllamnik me një vlerë të veçantë historike, poashtu Besiana karakterizohet edhe me objekte të hershme fetare siç janë Xhamia e Brainës si dhe Kisha e vjetër e braktisur e Shën Arkangjell Mehillit në Rakinicë. [1]

Ajo e cila flet shumë për sakrificën e qytetarëve të Podujevës deri në arritjen e lirisë pasqyrohet më së miri në Kullën e Zahir PajazititRakinicë, Kompleksin Memorial Baza e Parë e UÇK-së në Lladoc dhe në Kompleksin Memorial në Penuhë.[1]

Politikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna e Podujevës administrohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Në këtë komunë është punuar shumë për lëvizjen e lirë të minoriteteve dhe janë krijuar shumë organizata te cilat ndihmojnë në ketë proces. Zgjedhjet lokale dhe nacionale kanë kaluar në përgjithësi pa probleme. Gjatë historisë Besiana ka dhënë kontribut të madh politikës gjithëkombëtare në luftë për ruajtjen e territoreve shqiptare nga grabitësit sllav e për të bindur fuqitë politike botërore se shqiptarët janë të Zotët e vetes e të aftë të ndihmojnë përparimin e mirëqenien e civilizimit botëror.

Personalitete nga regjioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor: Lista e personaliteteve nga komuna e Podujevës

Besiana nga gjiri i sajë ka nxjerrë personalitete jo vetëm me ndikim lokal por edhe me ndikim të përgjithshëm kombëtarë e ndërkombëtarë si

Mediat lokale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Besiana ka momentalisht dy radio lokale ”Radio Llapi” dhe “Radio Vizioni” dhe Televizionin lokal “TV Llapi”, të cilat thuajse kanë shtrirje (dëgjueshmëri dhe shikueshmëri) të plotë në tërë territorin e komunës së Podujevës.

Sport[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Besiana ka një traditë të vjetër sportive. Në vitet e para të shekullit të kaluar ishte traditë gara sportive me kuaj të cilën e organizonte Familja Fusha, në të cilën merrnin pjesë ngarës sportiv nga trevat shqiptare. Më vonë në vitet e tredhjeta të shekullit të kaluar shkëlqen me mjeshtrinë e tij Jahja Fusha në futboll, not, skijim e shah e gjatë studimeve në Shkup edhe në tenis. Gjatë viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar dallohet në atletikë e hendboll Xhafer Salihu i shkëlqyeshëm.

Gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar Fadil Vokrri bëhet i famshëm në futboll. Sportist të shumtë të merituar të Podujevës shkëlqyen në klubet llapjane, kosovare e ndërkombëtare.

Ekipi i qytetit është KF Llapi i cili poashtu ka stadiumin në qendër të qytetit i quajtur "Zahir Pajaziti".

Muzikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Besiana ka një traditë muzikore shekuj më radhë. Në historinë më të re kanë dalur shumë këngëtar dhe aktor të njohur në trevat shqiptare.

Binjakëzimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Podujeva është e binjakëzuar me këto qytete:

Shiko edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e "STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË TURIZMIT" (PDF).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Partnerstädte". velbert.de (në gjermanisht). Velbert. Marrë më 2021-03-09.
  3. ^ "Podujeva binjakëzohet me Linzin e Austrisë".
  4. ^ "Nënshkruhet marrëveshja e binjakëzimit në mes të Podujevës dhe Kestelit".

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]




Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj