Bajçina
Bajçinë
Anallap | |
---|---|
Fshat | |
![]() |
Bajçinë është një vendbanim në komunën e Besianës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Anallap.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Bajçinë shtrihet rreth 5 km në veri të Besianës. Shtëpitë janë të ndërtuar nëpër kodrina dhe lugina, të cilat perfshijnë një territor mjafte të gjere. I tërë fshati është i ndarë në lagje si janë: Çitaket, Salihajt, Mucollet, Lepajet, Gjatajt, Vubajt, Sogojevet, Smajlajt, Kokollet, Pollomet, Parduzet, Vrellaket, Shalaket, Arifajt, Gjylaket, Kosumajt, Merofcet (te ardhur nga Revuqi).
Mikrotoponimet me të njohura janë: Plepat e Bajçinës, Deliqi, Stupet, Kodra e Salihut, Zabeli i Çitakve, Bucinat, Kapidolli, Lugjet, Bunari i Ukut, Tanta, Pusi i Zenes etj.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati është vendbanim qe nga koha antike, këtë e deshmojnë edhe nga gjetjet dhe germadhat e vendbanimeve, por edhe gjurmët e kishës së vjetër katolike, e cila deshmon se banorët ishin katolik deri në ardhjen e osmanve pastaj nderruan fenë thuhet se 150 vjete zgjati konvertimi për tu kthyer tersishte në Islame.
Fshati Bajçinë përmendet ne defterin osmane 1455 dhe kishe 20 familje ndërsa me 1487 fshati u rrite në 31 familje, këtë fshat lumi Llap e ndanë në dy pjese. Me vone ne defterin e Sanxhakut te Vushtrrise te vitit 1566-75 shfaqet me emrin Bajçina me 31 shtepi. Ne vitin 1630 permendet me emrin Bacinaz. Me 1703 kishte 50 familje, kurse me 1839 kishte 62 familje. Me emrin Bajiçe eshte regjistruar ne sallnamet e Vilajetit te Kosoves kazaja e Vushtrrise ne vitet 1893 dhe 1898 si dhe ne sallnamen e Vilajetit te Kosoves te vitit 1900 me emrin Bajçine.
Lagjet më të vjetra te fshatit janë Çitaku e cila ka lidhje gjaku me Çitaket e Drenicës,[1] dhe lagjet Salihu, Muçolli dhe Lepaja që janë Gash. Nga fshati fqinje Doberdoli me vone vendosen edhe Gjatajt. Per deshminë e vjetërsisë së shqiptarëve ne këtë fshat, e deshmon edhe lisi i vjeter i fshatit i njohur si "Plepi i Çitakut", i cili në vitet e arta të tij kishte lartësi 30m dhe gjerësi 16-18m. Pas debimit të shqiptareve muhaxhire nga Sanxhaku i Nishit me 1877/78 ne Bajcine u vendosen disa familje si: Sogojevet, Pollomet, Merofcet, Toplicet, Tmavet, Konjuhet, Termkollet, Pacaradet, Oracet, Kolludret dhe Parduzet. Pas lufterave ballkanike e kendej, shume familje nga ky fshat migrojne ne Turqi, sic jane Konjuhet, Pollomet, Sogojevet etj, ndërsa Oracet shperngulen ne Prishtine.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne vitin 1913 kishte 498 banore; ne vitin 1921 - 73 shtepi me 457 banore; ne vitin 1948 - 172 shtepi me 1208 banore; ne vitin 1953 - 163 shtepi me 1116 banore(743 shqiptare, 303 serbe, 70 malazez); ne vitin 1961 - 195 shtepi me 1161 banore(934 shqiptare, 208 serbe, 19 malazez, dhe 1 te tjere); ne vitin 1971 - 197 shtepi me 1243 banore(1120 shqiptare, 116 serbe, 6 malazez); ne vitin 1981 - 234 shtepi me 1508 banore(1493 shqiptare, 15 serbe). Sipas regjistrimit serb te vitit 1991 i cili ishte bojkotuar masivisht nga shqiptaret, ky vendbanim kishte 12 banore serbe dhe 2 malazez. Ne regjistrimin e vitit 2011, fshati Bajcine kishte 2358 banore - te gjithe shqiptare.
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |