Lupçi i Epërm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Lupç i Epërm
Klysyrë
Fshat
Vendndodhja
Lupç i Epërm is located in Kosova
Lupç i Epërm
Lupç i Epërm
Administrimi
Shteti Flamuri Kosovë
Rajoni Prishtinë
Komuna Besianë
Të dhëna dhe statistika
Lartësia 764 m (m.n.d.)
Zona Kohore UTC+1
Verore UTC+2
Koordinatat 42° 51′ 15″ Veri

21° 5′ 40″ Lindje

Lupç i Epërm është një vendbanim në komunën e Besianës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Gurisht dhe Klysyrë.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lupçi i Epërm është i vendosur në grykën e lumit Kaçanoll, (degë kryesore e lumit Llap). Fshati ka një pozitë gjeografike, e cila e bën të ketë distancë të ngushtë me katër qendrat komunale veri-lindore të Kosovës: Podujevë (10 km), Vushtrri (11 km), Mitrovicë (19 km), Prishtinë (21 km).[1]

Lupçi i Epërm kufizohet me tre fshatra të tjerë: Popovën në veri, Majacë në jug, dhe me fshatin sot gati krejtësisht të pabanuar Zagora (Komuna e Vushtrrisë) në jug-perëndim. Lagjet kryesore të vetë fshatit janë: Dushaj (Dushi), Menxhiqi dhe Grabofcët.

Emri i ri i propozuar i fshatit është Klysyrë, bazuar në mikrotoponimin Klysyra e Maxhunit që gjendet në fshat, gjithashtu propozim i mëparshëm ishte edhe emri Gurishtë.


Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Rezistenca e NDSH-së 1945-47[redakto | redakto tekstin burimor]

Lupçi i Epërm dhe rrethinat e tij ishin arenë e luftimeve mes Ushtrisë Nacional Demokratike Shqiptare (formacion ushtarak i NDSH-së) dhe njësive speciale të Armatës Jugosllave, luftimet kanë zgjatur deri në muajin shkurt 1947. Në betejën përfundimtare, e njohur si "Beteja e bunkerëve"[2], luftuan deri në vdekje trembëdhjetë luftëtarë nacionalistë të prirë nga Shaban Bunjaku nga Samadrexha. Ushtarët jugosllavë kishin pushkatuar edhe pesë banorë të fshatit, nën akuzat se kishin ofruar ndihma dhe strehim për luftëtarët. Sipas dëshmitarit të mbijetuar të ngjarjeve, Idriz Menxhiqit (1920), jatakët e nacionalistëve të ekzekutuar nga Ushtria Jugosllave janë: Rexhep Tahir Dushi, Bajram Jonuz Menxhiqi, Bajrush Menxhiqi, Deli Grabovci dhe Rrahim Retkoceri[3].

Me 19 qershor 2005, u zbulua varreza masive e luftëtarëve, ku përveq trembëdhjetë luftëtarëve të rënë në bunkerët e Lupçit, u gjetën edhe mbetjet mortore të Ukshin Kovaçicës dhe dy bashkëluftëtarëve të rënë në Vllahi të Shalës së Bajgorës.

Lufta Çlirimtare 1998-99[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë luftës së armatosur kundër kontrollit serb mbi Kosovën, Lupçi i Epërm ishte i mbrojtur nga njësia vendore e Mbrojtjes Territoriale nën koordinimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë kohës së konfliktit grupe civilësh kanë gjetur strehim në këtë zonë. Është raportuar se UNHCR ka qenë i involvuar në ndihmën e dhënë civilëve të strehuar[4]. Për shkak të pozitës qendrore në grykën e lumit Kaçanoll, e cila ishte nën kontrollin e plotë të UÇK-së, Lupçi i Epërm ishte një zonë relativisht e sigurt me distancë prej rreth 7 km (përveç gjatë muajit maj 1999) nga Lupçi i Poshtëm ku gjendej vija e parë e frontit në mes të UÇK-së dhe forcave serbe. Më 15 maj 1999, gjatë fushatës ajrore të NATO në objektiva ushtarake serbe, aeroplanët luftarak të Aleancës Veri-atlantike lëshuan katër raketa kundër forcave serbe të cilat i ishin afruar fshatit.[5] Sipas vetë burimeve serbe, në zonën e cila përfshinte edhe fshatra të afërta, ishin të organizuara rreth tre mijë forca lokale të pauniformuara të koordinuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.[6]

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Personalitete[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]