Dobërdoli (Besianë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Dobërdol
Buzëllap
Fshat
Vendndodhja
Dobërdol is located in Kosova
Dobërdol
Dobërdol
Administrimi
Shteti Flamuri Kosovë
Rajoni Prishtinë
Komuna Besianë
Të dhëna dhe statistika
Lartësia 764 m (m.n.d.)
Zona Kohore UTC+1
Verore UTC+2
Kodi Postal 110000
Prefiksi -
Targa 01
Koordinatat 42° 58′ 1″ Veri

21° 9′ 48″ Lindje

Dobërdol është një vendbanim në komunën e Besianës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Buzëllap.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Fshati Dobërdol shtrihet në kilometrin e 8 në rrugën që lidh qytetin e Besianës me bashkësisë lokale të Kërpimehut.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Fshati tani ka afër 150 shtëpi me mbi 1000 banorë.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Fshati Dobërdol njihet shumë edhe për mikëpritje sidomos për qytetaret qe vinin për pazare ne Besianë nga fshaterat e Shalës se Bajgorës dhe Mavriqit ndër mikpritësit më të përmendur veçohet Ibish Gashi apo siç njihej me gjerë si Ibish Dobërdoli, ku oda e tijë ishte vater e mikpritjes si vyrtyt i joni si shqiptarë.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1445 fshati Dobërdol kishte 19 familje. Më 1878 në fshat vendoset familja Oraca e cila më vonë shpërngulet. Popullsia është etnike shqiptare e tëra e fist të Gashit. Një pjesë e tyre mbajnë mbiemrin Gjata dhe jetojnë në në lagjen e Gjatajve në fshatin Bajçinë e disa edhe në fshatin Llaushë, lagja e Dushkollëve.

Në fillim të shekullit 19 për trimëri ishte i njohur korrofeta (komandant i forcave elite turke) Mehmet Rexha i cili me ushtarët e tij nën bajrakun e Dobërdolit i kishte arritur namin deri në Stamboll. Për dy shekuj me radhë në kohën e Perandorisë Otomane u dalluan bajraktarët e Dobërdolit. Ne kohen e Perandorisë Osmane ishin te dalluar familja Aliu dhe Hajdini. Më vonë u dalluan edhe Adem dhe Feriz Dobërdoli, luftëtarë të Shqipërisë.

Në fillim të shekullit 20 në fshat vendosen edhe dy familje nga Shala e Bajorës. Më i njohur ishte Halim Bajgora, bashkëluftëtarë i Isa Boletinit i cili bashkë me Ahmet Llapin ishin caktuar roje të parë të Ismail Qemalit në Vlorë më 1912. Fshati njihet me një numër të madh të arsimuarish në të gjitha lëmitë e sidomos në lëmine e arsimit.

Në vitin 1925 në fshat me dhunë u vendosen 28 familje kolonësh sllavë duke i detyruar lagje te tera te ketij fshatu të shpërngulen në Turqi, kurse familjet kolone u vendosen në pronat e tyre.

Shumë familje nga ky fshat janë shpërngulur në Turqi, diasporë, Vushtrri, Prishtine, Mitrovice, Besijane e tj. Familjet kolone sllave i sherbeninin qeverive antishqiptare për shtypje dhe dhune. Keto familje kolonesh sllav u larguan nga fshati në periudha të ndryshme.

Shumë familje nga ky fshat janë shpërngulur në Turqi, Prishtinë, Vushtrri, Besianë dhe në diasporë. Në fshat ekziston shkolla fillore, që e mban emrin Jetullah Gashi që ishte themelues i vetë shkollës po ashtu ndër Mësimdhënësit Intelektualët e hershëm të kësaj treve , Po ashtu Ndër themeluesit dhe mësuesit e parë ishin :Idriz H.Gashi, Ali Rr.Gashi Dhe Miftar Gashi,fshati gjithashtu ka edhe dy shitore për furnizim me gjërat ushqimore dhe një pompë të benzinës. Më 1948 fshati kishte 475 banorë, kurse më 1981 kishte 1125 banorë.

Fshati u demtua shume here gjate luftrave te ndryshme e me se shumti gjatë luftës së viti 1999 kur fshati u dogj i tëri nga forcat ushtarake të Serbisë.

Fshati prej vitit 2005 është i lidhur me telefonin fiks fal angazhimit të PTK.

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]