Jump to content

Mendi Mengjiqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mendi Menxhiqi)
Mendi Mengjiqi
U lind më1958
Lupç i Epërm, Podujevë
KombësiaShqiptar

Mendi Menxhiqi (lindur më 1958Lupç të Epërm, Podujevë) është kompozitor shqiptar-kosovar dhe autori i himnit shtetëror të Republikës së Kosovës. Himni u miratua nga Kuvendi i Kosovës11 qershor 2008.

Mbaroi studimet në Krakovë (Poloni) në klasën e Bujarskit, kurse studimet postdiplomike në klasën e njërit prej kompozitorëve më të mëdhenj botëror, Kshishtof Pendereckit. Zhvilloi një aktivitet intensiv dhjetëvjeçar pikërisht në këtë vend, ku pati suksese të konsiderueshme. Veprat i ekzekutohen në vende të ndryshme të botës. Dallohen veprat e tij Tillagynad Gunnel o Tage Svensson dhe Pashko Berisha për orkestër harkore, Donum Musicum për orkestër simfonik, Sonata Interrotta për trio frymor; Valle për 5 perkusionistë dhe piano, Shota për 6 pekusione, Oratoriumi i dimensioneve të mëdha Homagium Matri Teresiae (Homazh për Nënën Terezë).

Pas kthimit nga Polonia u angazhua si mësimdhënës në Fakultetin e ArteveUniversitetit të Prishtinës, ku ligjëron lëndët e komponimit. Është autor i dhjetëra komponimeve të këngëve argëtuese. Ka komponuar muzikën për filmat artistikë të metrazhit të gjatë Anatema dhe Agnus Dei të regjisorit Agim Sopi dhe Gomarët e kufirit të regjisorit Jeton Ahmetaj.

Mendi Menxhiqi jeton në vendlindjen e tij në Lupç të Epërm.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]