Mendi Mengjiqi
Mendi Mengjiqi | |
---|---|
U lind më | 1958 Lupç i Epërm, Podujevë |
Kombësia | Shqiptar |
Mendi Menxhiqi (lindur më 1958 në Lupç të Epërm, Podujevë) është kompozitor shqiptar-kosovar dhe autori i himnit shtetëror të Republikës së Kosovës. Himni u miratua nga Kuvendi i Kosovës më 11 qershor 2008.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbaroi studimet në Krakovë (Poloni) në klasën e Bujarskit, kurse studimet postdiplomike në klasën e njërit prej kompozitorëve më të mëdhenj botëror, Kshishtof Pendereckit. Zhvilloi një aktivitet intensiv dhjetëvjeçar pikërisht në këtë vend, ku pati suksese të konsiderueshme. Veprat i ekzekutohen në vende të ndryshme të botës. Dallohen veprat e tij Tillagynad Gunnel o Tage Svensson dhe Pashko Berisha për orkestër harkore, Donum Musicum për orkestër simfonik, Sonata Interrotta për trio frymor; Valle për 5 perkusionistë dhe piano, Shota për 6 pekusione, Oratoriumi i dimensioneve të mëdha Homagium Matri Teresiae (Homazh për Nënën Terezë).
Pas kthimit nga Polonia u angazhua si mësimdhënës në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron lëndët e komponimit. Është autor i dhjetëra komponimeve të këngëve argëtuese. Ka komponuar muzikën për filmat artistikë të metrazhit të gjatë Anatema dhe Agnus Dei të regjisorit Agim Sopi dhe Gomarët e kufirit të regjisorit Jeton Ahmetaj.
Mendi Menxhiqi jeton në vendlindjen e tij në Lupç të Epërm.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull në lidhje me artin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |