Jump to content

Samadrexha (Vushtrri)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Samadrexhë
Lumkuq
Fshat

Samadrexhë është një vendbanim në komunën e Vushtrrisë, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Lumkuq. Fshati Samadrexhë posedon shkollën, ambulanten e shëndetit, dyqane ushqimore, pika karburanti, internet kafe, pika grumbulluese të qumshtit etj.

Samadrexha është një vend i bukur dhe mjaft tërheqës sepse pozita gjeografike dhe reliefi e bëjnë tërheqës.

Kushtet për banim në Samadrexhë janë mjaft të mira, duke përfshirë infrastrukturen rrugore, shkollen afër, ambulancen afër etj.

Në Samadrexhë është instaluar gypi i ujësjellësit por ende nuk është funksionin sepse është duke u pritur përfundimi i fakbrikës së ujit e cila do ti furnizoj me ujë fshatrat e Vushtrrisë.

Në Samadrexhë banorët janë të gjithë shqiptar.

Në Samadrexhë zhvillohen aktivitete të ndryshme e në veçanti sporti i hendbollit. Samadrexha ka dy ekipe të hendbollit, një ekip të femrave dhe një të meshkujve. Ekipi i meshkujve dhe femrave zhvillojnë garat në superligen e hendbollit të Kosovës.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]