Druari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Druar
Fshat
Vendndodhja
Druar is located in Kosova
Druar
Druar
Administrimi
Shteti Flamuri Kosovë
Rajoni Mitrovicë
Komuna Vushtrri
Të dhëna dhe statistika
Krahina etnografike/gjeografike Artakoll
Lartësia 548 m (m.n.d.)
Zona Kohore UTC+1
Verore UTC+2
Koordinatat 42° 45′ 32″ Veri

20° 58′ 47″ Lindje

Druar është një vendbanim në komunën e Vushtrrisë, Kosovë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati Druar është një ndër fshatrat më të mëdha të komunës së Vushtrrisë dhe është pjesë e krahinës së Ortokollit. Fshati deri para luftës së fundit është quajtur Dërvar, ndërsa që nga gjysma e dytë viti 1999 ka marr emrin Druar. Kufizohet me Resnikun, Shalën, Mihaliqin, Beçukun, Pestovën, malet e Çyçavicës. Fshati nuk ka ndryshuar anën gjeografike më parë me sa mbahet mend, është bashkësi lokale për disa nga fshatrat që e rrethojn si Resnikun, Mihaliqin, Shalën, Vërnicë. Qendra e tregut dhe e komunës është Vushtrria dhe është 9 km larg fshatit, po ashtu fshati ka afër edhe qytetin e Kastrioti (ish-Obiliq) dhe qytetin e Mitrovicës. Popullsia e fshatit Druar është etnikisht shqiptarë e besimit islam. Familjet nuk janë martuar mes veti, kryesisht në fshatrat për rreth.

Fshati Druar është fshat kodrino-malor shtrihet në pjesën perëndimore të lumit Sitnica, ka një pozitë të mirë gjografike dhe një pamje mbreslënse nga disa pjesë të fshatit shihen fshatrat e tjera matan lumit Sitnica si Nedakoci, Pestova, Novosella e Maxhunit, Dumnica, Lumadhi, Stanoci, Resniku, Mihaliqi dhe një pjesë e Prishtinës dhe një pjesë e Vushtrrisë si dhe malet e Shalës.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati është i pasur me tok të punushme, livadhe të begatshme të cilat kositen dy herë gjatë stinës së verës, kullosa, male, kopshte me perime (speca, patate, karrota, tranguj, qep, hudra, domate, lakër, kunguj, pjepna, shalqin etj) kopshte me fidane (molla, kumbulla, dardha, qershija, lajthija, mushmulla, arra, manaferra, dredhza etj).

Shtëpitë jan të shpërndara nëpër gjithë fshatin kryesisht afër rrugës, ndërsa pjesa tjetër janë ara të mbjellura me grur, misër, fasule, tërshër, domate si dhe gjatë viteve të 60 është mbjellë duhan dhe luledjell. Prej kafshëve më shumë janë mbajtur lopt, delet, dhit, kuajt, bullicat, ndërsa prej shpezëve më shumë janë mbajtur pulat dhe më pak bibanat dhe shotat. Njëra prej kafshëve që nuk është mbajtur kurr ka qen dhe mbetet gomari.

Në vitet e 70 është sjell rrjeti elektrik, banorët e fshatit janë të punsuar kryesisht në termoeletranat Kosova A dhe Kosova B. Në fshat para luftës ka qen zyra e bashk lokale, ndërsa tash nuk punon, po ashtu është qendra e mjeksis familjare, nëpër fshat kalon hekurudha e Kosovës e cila lidh Kosovën me shtetet fqinje, por ka vite që treni për udhtarë është ndal, por qarkullon vetëm për mallara dhe nevojat e KFOR-it.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet e 40 është ndërtuar shkolla fillore " Abdyl Frashëri " në të cilen përveq fëmijëve të fshatit Druar kanë mësuar edhe fëmijët e fshatrave për rreth si Mihaliqit, Sallqit, Resnikut, Vërnic. Në vitet e 80 është ndërtuar shkolla në fshatin Mihaliq dhe Vërnicë e më von edhe në fshatin Shalë, ndërsa në vitin 2004 është ndërtuar edhe shkolla në Resnik që të gjitha deg të shkollës fillore "Abdyl Frashëri".

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]