Kristaq Prifti
Kristaq Prifti (Berat, 21 janar 1932 - 10 dhjetor 2017) ka qenë historian dhe akademik shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai ka mbaruar studimet e larta në Moskë në fushën e historiografisë dhe pas kthimit në atdhe punoi si pedagog në Universitetin e Tiranës.
Ishte një prej profesorëve themelues të këtij universiteti, ku kreu disa detyra, si përgjegjës i katedrës së historisë, zëvendësdekan dhe dekan. Që nga viti 1982 ka qenë kërkues shkencor në Institutin e Historisë dhe në vitet 1991-1993 drejtor i tij. Përveç mësimdhënies në UT, Kristaq Prifti ka mbajtur ligjërata edhe në Universitetin e Prishtinës.
Fushat kryesore të veprimtarisë shkencore të akademikut Kristaq Prifti, në kuadër të historisë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare deri në themelimin e shtetit shqiptar, janë: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Pejës, shqiptarët në periudhën e revolucionit xhonturk, lëvizja politike-kulturore në Shqipëri në prag të Pavarësisë, Kongresi i Manastirit dhe njësimi i alfabetit të shqipes, shpallja e Pavarësisë dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Në dekadat e fundme veprimtaria e Kristaq Priftit u shtri edhe në historinë e Kosovës në shek. XX, sidomos në zhvillimin demografik të saj. Kërkimet e tij në këto fusha janë përmbyllur me studime të plota monografike.[1]
Publikime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- autor
- Lëvizja Kombëtare 1896–1900” (1984, 2002, botim frëngjisht 1889),
- “Dervish Hima, Jeta dhe vepra” (1987, 1993),
- “Dr. Ibrahim Temo, Jeta dhe vepra” (Prishtinë, 1996),
- “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane 1878–1881 (Dokumente)” (1978),
- “Popullsia e Kosovës” (2014),
- “Shkrime historike për Rilindjen Kombëtare” (2016),
- “Genocidi antishqiptar i serbomëdhenjve” (2017);
- bashkautor
- “Kongresi i Manastirit ngjarje me rëndësi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare” (1968, 1978, 2004),
- “La Ligue Albanaise de Prizren” I (1988)
- ”Historia e Shqipërisë” (vëll. II, 1984),
- “Historia e popullit shqiptar” (2000-2007)
- “Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit” (1972),
- Sami Frashëri, “Vepra” (vëll. I e II, 1988),
- “E vërteta mbi Kosovën dhe Shqiptarët në Jugosllavi” (anglisht: “The Throuth on Kosova”, 1993),
- “Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual” (anglisht: “The Kossova issue – a historical and current problem”), 1996;
- “Himara në shekuj” (2004)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- ↑ admin (2024-03-01). "Akademik Kristaq PRIFTI - Akad". Marrë më 2025-08-28.