Jump to content

Musa Haxhiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Musa Haxhiu (1939, Pejë - 2007, SHBA) ka qenë doktor i mjekësisë, profesor universitar dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.[1]

Lindi më 15 mars 1939 në Pejë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i mbaroi në vendlindje. Në vitin 1958/59 regjistroi Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, ku diplomoi në vitin 1963. Specializimin nga fusha e sëmundjeve të mushkërive e kreu në Beograd, në vitin 1968. Në studimet pas­universitare për kardiologji u regjistrua në vitin 1968/69, po ashtu në Beograd. Në vitin 1971 kreu magjistraturën nga kardiologjia. Më 1973, në Zagreb mbrojti disertacionin dhe u promovua doktor i shkencave mjekësore.

Interesimi kryesor shkencor i tij është kontrolli neutral i respiracionit dhe i rrugëve ajrore në kushtet normale dhe gjatë sëmundjes. Ishte profesor i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë dhe ligjëroi lëndët: anatomia, pediatria, fiziologjia dhe biofizika. Në vitet 1973-1975 ishte dekan i Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa në vitet 1978-79 ishte kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Fiziologëve të Jugosllavisë dhe anëtar i shumë asociacioneve profesionale-shkencore në vend dhe jashtë. Në vitet 1990-92 ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ka ushtruar edhe detyra të tjera me përgjegjësi në ente dhe institucione të ndryshme shëndetësore të Kosovës. Një kohë të gjatë ka jetuar dhe ka punuar në SHBA. Vdiq në vitin 2007 në Ohajo të SHBA-së.[2]

  1. ^ https://koscs.org/en/prof-dr-musa-haxhiu-2/
  2. ^ https://ashak.org/anetaret/musa-haxhiu/