Esat Stavileci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Esat Stavileci

Esat.jpg

Emri: Esat
Mbiemri: Stavileci
Lindi më: 11 korrik, 1942
Vendlindja: Gjakovë
Profesioni: Shkrimtar, Akademik

Esat Stavileci lindi më 11 korrik 1942Gjakovë, ku edhe përfundoi shkollën fillore dhe atë të mesme. U diplomua në drejtësi në Fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës2 korrik 1965.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Po në këtë vit, si njëri prej studentëve më të dalluar të gjeneratës, u zgjodh si asistent për lëndën e së drejtës administrative. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin juridik të Universitetit të Zagrebit, ndërsa studimet e së drejtës së krahasuar në Fakultetin ndërkombëtar të StrasburgutFrancë, ku mori Diplomën e studimeve të larta të së drejtës së krahasuar, pasi kishte ndjekur katër semestra universitare në fushën e së drejtës ndërkombëtare në Francë, Itali, Holandë dhe në Venezuelë. Mbrojti me sukses doktoraturën në shkenca juridike në Fakultetin juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974.

Esat Stavileci ka ushtruar funksione të rëndësishme shoqërore dhe shtetërore, brenda dhe jashtë fakultetit. Ishte prodekan i Fakultetit juridik, drejtor i Entit për Hulumtime juridike, kryeredaktor i revistës shkencore "Përparimi" , kryeredaktor i revistës "E drejta-Pravo", drejtor i studimeve pasuniversitare, shef i Katedrës së shkencave juridiko-politike, ndër themeluesit e "Vjetarit" të Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës, dhe të revistës së parë juridike në gjuhën angleze tek ne. Përveç se në Fakultetin juridik dhe në Fakultetin filozofik, dega e historisë, ligjëroi tema të veçanta edhe në Fakultetin juridik të Tiranës, Sofjes dhe Jenës. Është angazhuar si profesor edhe në Universitetin e Tetovës. Ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit. Është laureat i Shpërblimit të Dhjetorit të Kosovës për vitin 1978. Profesor ordinar është që nga viti 1979. Është anëtar-korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ka botuar shumë artikuj, monografi e studime. Merret me probleme të terminologjisë juridike.

Tituj të veprave[redakto | redakto tekstin burimor]

Drejtësi
Arsim
Gazetari
  • "Përparimi" - kryeredaktor i revistës shkencore
  • "E drejta-Pravo" - kryeredaktor i revistës
  • "Vjetarit" - një ndër themeluesit
Literaturë
  • Në Mbrojtje të Pavarësisë së Kosovës, Prishtinë 1998

Mirënjohjet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Laureatë i Shpërblimit të Dhjetorit të Kosovës për vitin 1978
  • Anëtar-korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
  • Çmimit “Anton Mazreku”, 2004

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]