Universiteti i Sofjes
Universiteti i Sofjes, "St. Kliment Ohridski" (bullgarisht: Софийски университет „Св. Климент Охридски“, Sofijski universitet „Sv. Kliment Ohridski“) është institucioni më i vjetër i arsimit të lartë në Bullgari.
Софийски университет „Св. Климент Охридски“ | |
| latinisht: Universitas Serdicensis | |
| Lloji | Publik |
|---|---|
| Themelimi | 1888 |
| Rektori | Anastas Gerdzhikov |
| Studentë | 24,000 |
| Location | , Bullgari |
| Kampusi | Urban |
| Ngjyra | |
| Faqja zyrtare | Faqja Zyrtare |

I themeluar më 1 tetor 1888, ndërtesa e universitetit është ndërtuar ndërmjet viteve 1924 dhe 1934 me mbështetjen financiare të vëllezërve Evlogi Georgiev dhe Hristo Georgiev (skulpturat e të cilëve tani paraqiten në fasadën e saj) dhe ka një sipërfaqe prej 18.624 m² dhe një total prej 324 lokalesh. Universiteti ka 16 fakultete dhe tri departamente, ku mbi 21,000 studentë marrin arsimin e tyre. Rektori aktual është Anastas Gerdzhikov.
Vazhdimisht është renditur si universiteti më i lartë në Bullgari sipas renditjes kombëtare dhe ndërkombëtare, duke qenë vazhdimisht në mesin e katër përqind më të mirë të universiteteve botërore sipas QS World University Rankings.