Jump to content

Universiteti i Sarajevës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universiteti i Sarajevës
University of Sarajevo
Univerzitet u Sarajevu
Универзитет у Сарајеву
Sarajevë.
Latin: Universitas Studiorum Saraievoensis
LlojiPublik
Themelimi1949
RektoriProf. dr. Rifat Shkrijeli [1]
Stafi akademik
1,302
Studentë30,866
Location,
KampusiUrban
AffiliationsShoqata evropiane e universiteteve
Faqja zyrtareunsa.baGabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
Fakulteti Filozofik në Sarajevë

Universiteti i Sarajevës është universiteti më i vjetër dhe më i njohur në Bosnje dhe Hercegovinë.

Universiteti daton nga viti 1531, kur Gazi Husrev-beu në Sarajevë themeloi një Hanikah, si një shkollë e mesme e filozofisë sufiste, i cila në vitin 1537 u kompletua si një institucion në të cilin studioheshin shkencat islame. Lidhur me këtë janë zhvilluar tri disciplina klasike karakteristike për universitetet katolike: teologjia, drejtësia dhe filozofia, si dhe biblioteka universitare.

Në periudhën Austro-hungareze, 1887 - 1912 hapet edhe Shkolla, si një shkollë e lartë pesëvjeçare.[2]

Historia bashkëkohore e Universitetit të Sarajevës fillon me hapjen e institucioneve të para të arsimit të lartë fetar në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë periudhë hapen një varg institucionesh të arsimit të lartë si p.sh. Fakulteti i Bujqësi-Pylltarisë në vitin 1940, pastaj Fakulteti i  Mjekësisë në vitin 1944[2] . Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946, rifilluan punën fakultetet e mjekësisë, fakulteti juridik si dhe Shkolla e Lartë Pedagogjike. Në vitin 1948 rifillon punën Fakulteti i Bujqësi - Pylltarisë, dhe në vitin 1949 rihapet Fakulteti Teknik.[2]

Me zgjedhjen e rektorit të parë, më 2 dhjetor të vitit 1949, Universiteti në Sarajevë edhe zyrtarisht rifilloi punën e tij.[2]

Anëtarët e universitetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Akademia e arteve
  • Akademia e arteve skenike
  • Fakulteti Arkitektonik
  • Fakulteti Ekonomik
  • Fakulteti Elektroteknik 
  • Fakulteti i kriminalistikës, kriminologjisë dhe studimeve të sigurisë
  • Fakulteti i shkencave politike
  • Fakulteti i sporteve dhe edukimit fizik
  • Fakulteti për trafik dhe komunikim
  • Fakulteti i studimeve mbi shëndetin
  • Fakulteti i Farmacisë
  • Fakulteti i filozofisë
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë
  • Fakulteti i inxhinierise
  • Fakulteti i Mjeksisë
  • Akademia Muzikore
  • Akademia Pedagogjike
  • Fakulteti i bujqësisë
  • Fakulteti Juridik
  • Fakulteti i Shkencave Natyrore-matematikore 
  • Fakulteti i Stomatologjisë
  • Fakulteti i Pylltarisë
  • Fakulteti i Veterinarisë
  • Instituti për inxhinieri gjenetike dhe bioteknologji

Anëtarët e tjerë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Qendra klinike Universitare në Sarajevë,
  • Biblioteka kombëtare dhe universitare e Bosnjës dhe Hercegovinës

Anëtarët e asociuar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Fakulteti për administrimin
  • Fakulteti i Studimeve Katolike 
  • Fakulteti i shkencave islame
  • Instituti për hulumtimin e krimeve kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare
  • Instituti për histori
  • Instituti i Orientalistikës
  • Qendra Studentore Sarajevë

Qendrat universitare,

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Qendra Universitare Tele Informative UTIC
  • Qendra për të drejtat e njeriut (HRC)
  • Qendra ndërdisiplinore për studimet pasuniversitare, Universiteti në Sarajevë