Dritan Abazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Dritan Abazoviq
Dritan Abazovic (cropped).jpg
Portreti zyrtar, 2022
Kryeministri i 7-të i Malit të Zi
Në detyrë
28 April 2022
PresidentiMilo Gjukanoviq
Paraprirë ngaZdravko Krivokapiq
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi
Në detyrë
4 dhjetor 2020 – 28 prill 2022
KryeministriZdravko Krivokapiq
Paraprirë nga
Deputet i Parlamentit të Malit të Zi
Në detyrë
14 tetor 2012 – 4 dhjetor 2020
Presidenti
Të dhëna vetjake
U lind më25 dhjetor 1985
Ulqin, Mali i Zi
NënshtetësiaShqiptar
Partia politike
Shkollimi
PunësimiPolitikolog
Faqja në rrjetFaqja zyrtare

Dritan Abazoviq (malaz. Dritan Abazović) është një politikan shqiptar me shtetësi malazeze që shërben si kryeministër i Malit të Zi prej 28 prillit 2022.[1] Ai është edhe kryetari i lëvizjes qytetare URA. Abazi ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministër në kabinetin e Zdravko Krivokapiqit nga viti 2020 deri në vitin 2022.[2]

Jeta

Ka lindur më 25 dhjetor 1985Ulqin, RSF e Jugosllavisë (sot Mali i Zi). Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje. Ka diplomuar në Fakultetin e shkencave politikeUniversitetin në Sarajevë, ku ka marrë titullin e politologut të diplomuar. Ka magistruar në Fakultetin e shkencave politikePodgoricë.Ka doktoruar në vitin 2019 në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Sarajevës dhe ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me temë “Politika globale – aspektet etike të globalizimit”.

Puna

Ka qenë për një kohë të gjatë bashkëpuntorë i organizatave joqeveritare në fushat e të drejtave të njeriut, integrimeve euro-atlantike dhe veprimeve qytetare. Ka qenë i angazhuar në projekte lidhur me promovimin e multikulturalitetit në zonat e ish-Jugosllavisë ku janë zhvilluar konflikte të armatosura. Prej 2010 deri më 2012 ka qenë drejtori ekzekutiv i TV Teutës. Në vitin 2010 ka botuar librën e tijë të parë "Kultura kosmopolitane dhe e drejta globale". Flet rrjedhshëm shqipen (si gjuhë amtare), anglishten dhe serbokroatishten.[3]

Në vitin 2012 është zgjedhur si deputet në Parlamentin e Malit të Zi me partinë Mali i Zi Pozitiv dhe më 2013 është bërë Kryetari i Këshillit Komunal të Malit të Zi Pozitiv në Ulqin. Si deputet i Parlamentit të Mali të Zi ai është pjesë i 3 komiteteve: për mardhënie ndërkombëtare dhe emigim, për integrime evropiane dhe për të drejtat dhe liritë e njeriut. Më 15 tetor dha dorëheqje nga partia Mali i Zi Pozitive.[4]

Botime

  • Kultura kosmopolitane dhe e drejta globale (malaz. Kosmopolitska kultura i globalna pravda) – 2010

Lidhje të jashtme

Referime

  1. ^ "Dritan Abazi -kryeministër i Malit të Zi". KosovaPress. 28 prill 2022.[lidhje e vdekur]
  2. ^ "Montenegro Elects First Government Without Djukanovic Party". Balkan Insight (në anglisht). 4 dhjetor 2020.
  3. ^ skupstina.me - Dritan Abazović
  4. ^ Abazi: JAP DORËHEQJE NË MZ POZITIV, QËNDROJ DEPUTET[lidhje e vdekur]