Xhamia e Namazgjahut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Xhamia e Namazgjahut, në prapavijë Sahat Kulla e Ulqinit.
Ky artikull merret me Xhaminë e Namazgjahut në Ulqini; për Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë shikoni artikullin Xhamia e Namazgjasë.

Xhamia e Namazgjahut (e njohur edhe si Xhamia e Mezgjahut, Xhamia e Pazarit ose Xhamia e Madhe, malazezisht: Džamija Namazdjah) është xhamia kryesore e Ulqinit, e cila gjendet në Çarshinë e Ulqinit, ndërsa pran saj gjendet Sahat Kulla e Ulqinit.

Kjo faltore myslimane është ngritur në vitin 1728 me meritën e Sulejman Mujalit nga Ulqini.[1] Xhamia e Namazgjahut ka një minare, ndërsa është e ndërtuar sipas arkitekturës osmane të shekullit të XVIII-të. Pranë xhamisë ka qëndruar dhe medreseja.[2] Emri i rrjedh nga fjala turke namazgâh, që do të thotë "vendi i namazit". Është klasifikuar si monument i mbrojtur kulturor i kategorisë III sipas Entit për mbrojtjen e monumenteve të Malit të Zi.[3]

Hutbeja e xhumasë mbahet në gjuhën arabe dhe shqipe. Nga viti 2011 është duke u bërë restaurimi i fasadës së xhamisë.[4]

Shiko dhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]