Xhamia e Klleznës

Coordinates: 41°59′45″N 19°16′00″E / 41.995932°N 19.266600°E / 41.995932; 19.266600 (Xhamia e Klleznës)
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Klleznës (2022)
Pamja e sotme e xhamisë, e rindërtuar në vitin 2013.
Pamja e xhamisë, para rindërtimit të vitit 2013.

Xhamia e Klleznës është xhami e cila gjendet në Klleznën e Sipërme, afër Ulqinit.

Ndërtesa e parë e xhamisë është ndërtuar në vitin 1917 me kontributin e besimtarëve vendas. Por, supozohet se xhamia për herë të parë është ndërtuar rreth vitit 1696, gjëgjësisht në kohën e ndërtimit të Urës së Klleznës. Xhamia është riparuar para vitit 1966, ndërsa në vitin 1984 u ndërtua plotësisht xhami e re, në themelet e xhamisë së rrënuar nga termeti i vitit 1979. Pas 29 vitesh, Xhamia e Klleznës u rindërtua përsëri, saktësisht më 6 korrik 2013.

Imamët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë xhami shërbyen shumë imamë, siç ishin:

  • Dan Klezna
  • Osman Spahiq
  • Said Bisha
  • Sadik Llolla
  • Selim Shaptafa
  • Rifat Tulaj

Ndërsa nga 1 janari 2011 detyrën e imamit e ushtron Senad Maku, i cili kontribuoi shumë jo vetëm në rindërtimin e Xhamisë, por edhe në ngjalljen e veprimtarive e aktiviteteve të shumta në kuadër të kësaj xhamie.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

41°59′45″N 19°16′00″E / 41.995932°N 19.266600°E / 41.995932; 19.266600 (Xhamia e Klleznës)