Xhumaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Falja e namazit të xhumasë në dimër, në Prishtinë.
Falja e namazit të xhumasë në një universitet të Malajzisë.

Xhumaja ose namazi i xhumasë (ar. صلاة الجمعة‎ ṣalāt al-jum`ah, "Namazi i së premtes"; persisht: نماز جمعه; turqisht: Cuma Namazı) është namazmyslimanët e falin me xhemat çdo të premte, menjëhrë pas mesditës në vend të namazit të drekës (të mesditës).

Nocioni xhuma përveç se përdoret për namazin, në gjuhën shqipe përdoret edhe si sinonim për ditën e premte.

Koha e xhumasë[redakto | redakto tekstin burimor]

Namazi i xhumasë fillon në të njëjtën kohë kur do të fillonte namazi i drekës. Me këtë pajtohen të gjithë medh-hebet kryesore islame.

Mënyra e faljes së xhumasë[redakto | redakto tekstin burimor]

Namazi i xhumasë përbëhet nga dy pjesë: falja (namazi në kuptimin e përgjithshëm) dhe hytbja. Imami së pari mban hytben, pastaj kryhet falja. Para hutbesë thirret ezani, ndërsa para faljes ikameti. Karakteristikë për namazin e xhumasë është se thirren dy ezane, së pari muezini thërret një ezan para se të filloj namazi ndësa namazi tjetër thirret para se të filloj hytbja.

Hytbja[redakto | redakto tekstin burimor]

Hytbja (arabisht: خطبة khuṭbahturqishthutbe) është predikim që i paraprinë lutjes. Me këtë rast imami ngjitet në minber (një pjesë e ngritur në xhami që gjendet në anën e djathët të mihrabit) dhe nga ai mban fjalimin. Fjalimi mbahet nga imami duke qëndruar në këmbë dhe në të falënderohet Allahu, thuhet shehadeti, dëgohen salavate mbi Profetin Muhammed, recitohet një apo disa ajete ose një sure e plotë nga Kurani dhe në fund vjen duaja.

Është sunet që hytbja të ketë dy pjesë, në mes të cilave imami zakonisht ulet. Gjithashtu, në vendet jo arabe hytbja ndahet në arabisht dhe në gjuhën vendore. Përmbajtja e fjalimit mund të jetë fetare apo mbi tema të përgjithshme me interes për komunitetin e besimtarëve, duke përfshirë edhe politikën.

Falja[redakto | redakto tekstin burimor]

Namazi i Xhumasë ka dy rekate sunet dhe 2 farz falet me xhemat, falet njëjtë sikurse namazi i sabahut.

Në Kuran[redakto | redakto tekstin burimor]

Kuran thuhet: "O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. E, kur të kryhet namazi, atëherë shërndanu në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim." (Xhumm'a 62:9–10)

Në Hadith[redakto | redakto tekstin burimor]

Ebu Hurerja transmeton se Muahmmedi ka thënë: "Çdo të premte engjëjt qëndrojnë tek porta dhe shënojnë emrat e njerëzve (sipas kohës që kanë hyrë në xhami) dhe kur imami ulet, ata i palosin fletat dhe bëhen gati me ndëgju hutben."

Citohet se Muhammedi ka thënë: "dita më e mirë kur lind dielli në ditën e premte është; Në këtë ditë Allahu e krijoi Ademin, në këtë ditë ai hyri në xhennet dhe në këtë ditë do të bëhet Kijameti." (Ahmad and At-At-Tirmithi)

Poashtu Ebu Hurerja transmeton se Muhammedi ka thënë: "Ai i cili bënë gusël të premten, parfumoset (nëse ka), vishet me rroba të mira, pastaj shkon në xhami dhe fal namazin aq sa dëshiron pa i pengu asnjërin, pastaj e ndëgjon imamin në hutbe, do t'i falen mëkatet e tij midis kësaj premte dhe tjetrës." (Al-Bukhaari)

Shiko dhe[redakto | redakto tekstin burimor]