Ezani
Pamja
Ezani (arabisht: أَذَان adhan) është thirrja e cila përdoret për të shpallur kohën e faljes së namazit. Personi i cili thërret ezanin quhet myezin. Ezani ka disa fjalë dhe shprehje specifike që recitohen me zë të lartë. Anembanë botës ezani thirret në një gjuhë të përbashkët, në gjuhën arabe.
| arabisht | transliterim | përkthimi në shqip | |
|---|---|---|---|
| 4x | ٱللهُ أَكْبَر | Allahu ekbar | Allahu është më i madhi |
| 2x | أَشْهََدُ أَنْ لاَ إِلَـٰهَ إِلَّا ٱللهُ | Esh-hedu en la ilahe illa Allah | Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut |
| 2x | أَشْهََدُ أَنَّ مُحَمَّدًا رُسُولُ ٱلله | Esh-hedu en'ne Muhammeden Rasul ullah | Dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i Allahut |
| 2x | حَيَّ عَلَىٰ ٱلصَّلاة | Hajje ales-salah | Eja në namaz |
| 2x | حَيَّ عَلَىٰ ٱلْفَلاَح | Hajje alel-felah | Eja në shpëtim |
| 2x
*(vetëm për namazin e sabahut) |
ٍٱلصَّلاَةُ خَيْرٌ مِنَ ٱلنَّوم | Es-salatu Hajrun Mine'n Neum | Namazi është më i mirë se gjumi (vetëm për namazin e Sabahut) |
| 2x | الله أكبر | Allahu ekbar | Allahu është më i madhi |
| 1x | لا إله إلا الله | La ilahe illa Allah | Nuk ka zot tjetër përveç Allahut |