Teqbiri
Jump to navigation
Jump to search

Një mysliman duke i ngritur duart e tij për të marrë tekbirin fillestar në namaz.
Teqbiri (arab. تَكْبِير Takbir) është termi arab për frazën Allahu ekber (arab. الله أكبر), zakonisht e përkthyer si "Zoti është më i Madhi".[1] Është një shprehje e zakonshme arabe islame, e përdorur në kontekste të ndryshme nga myslimanët; gjatë faljes së namazit, gjatë thirrjes së ezanit, si shprehje joformale e besimit, në kohë të vështira, apo për të shprehur vendosmëri ose mosbindje të plotë.
Allahu është forma emërore e fjalës Allah në arabisht, që do të thotë "Zot". Fjala ekber është elativi i mbiemtir kabir, që do të thotë "i madh", nga rrënja semitike k-b-r. Kur përdoret në tekbir zakonisht përkthehet si "më i Madhi", ose "më i Madh".