Ebu Hurejre
Ebu Hurejre ed-Devsi el-Jemani (603–681; Arabisht: أبو هريرة الدوسي اليماني, Abū Hurayrah ad-Dawsī al-Yamānī) ishte shok i profetit Muhammed dhe transmetues i haditheve. Ai është i njohur si "Babai i macave". Vlerësohet se ka transmetuar 5.374 hadithe.
Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ebu Hurejre lindi në Baha, në Jemen deri në Banu Daws prej regjionit Taimah në bregdet të detit të kuq. Babai i tij vdiq, duke qëndruar vetëm me nënën e tij. Kur lindi emri i tij ishte Abd el-Shams (Rob i diellir), por kur u takua me Muhammedin ai e morri emrin Abd er-Rahman (Rob i Allahut). Sidoqoftë si fëmijë ai e kishte një mace, kur më vonë u bë i njohur "Ebu Hurejre" (që do të thotë Babai i maceve).
Konvertimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ebu Hurejre e pranoi Islamin pas betejës së Kheyberit, afër 2 vite të gjysmë para vdekjes së Muhammedit.
Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pas vdekjes së Muhammedit, Ebu Hurejre e kaloi jetën e tij në Medine duke mësuar për hadithe. Për një periudhë të shkurtë, ai u bë guvernator i Bahrainit nën sundimin e halifetit Omer ibn Hatabi. Ai ishte gjithashtu guvernator i Medinës nën sundimin e halifetit Umejd. Ebu Hurejre vdiq në vidin 681 ose 659 hixhri në moshën 78 vjeç dhe u varros në Al-Baqi' të Medines.
Mendimi i sunnive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ebu Hurejre ishte një prej transmetuesve të njohur të haditheve. Synitët besojnë se Ebu Hurejre kishte kujtesë të fortë.
Mendimi i shiave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shiitët nuk e pranojnë hadithet e Ebu Hurejres. Sipas shiitëve, ata e konsiderojnë Ebu Hurejren si armik i Aliut, Hasanit dhe Hysejnit.