Shko te përmbajtja

Muadh ibn Xhebel

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muadh ibn Xhebel
مُعاذ ابن جبل
Varri i Muadh ibn Xhebel në Jordani
Lindi603
Vdiq639
Shuna Veriore , Jordani
Bashkëshorti/jaUmm Amr bint Halid ibn Amr el-Hazrexhija[1]
FëmijëAbdrrahman ibn Muadh ibn Xhebel
Prindër
  • Xhebel ibn Amr ibn Aus ibn Aidh[2] (i ati)
  • Hind bint Sehël el-Xhuhanija[2] (e ëma)
FamiljaBanu Khazraj (nga Azd)

Muadh ibn Xhebel (603-639 - مُعاذ ابن جبل) ishte një Sahab (shoqërues) i profetit Muhammed. [3] [4] Muadhi ishte një ensar i Beni Hazrexh dhe përpiloi Kuranin me pesë shokët, ndërsa Muhamedi ishte ende gjallë.[3] Ai njihej si njeriu me shumë dije. Ai u thirr nga Muhammedi "ai që do t'i udhëheqë dijetarët në Parajsë".[5][3]

Periudha e Muhammedit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai e pranoi Islamin para zotimit të dytëAkabe. Megjithatë, ai ishte një nga ata që morën besën. [5]

Muhamedi e dërgoi Muadhin si guvernator të Jemenit për të mbledhur zeqatin. Kur Muhammedi dërgoi Muadhin në Jemen për t'i mësuar njerëzit e vendit rreth Islamit, ai personalisht i dha lamtumirën atij, duke ecur për një farë distancë së bashku me të, pasi ai donte të largohej nga qyteti. Thuhet se Muhamedi e njoftoi atë se kur të kthehet në Medinë, ndoshta do të shihte vetëm xhaminë dhe varrin e tij. Pas dëgjimit të kësaj, Muadhi filloi të qajë.

Kur Muadhi u kthye në Medine, Halifi (kreu i shtetit) ishte Ebu Beqiri . Ai përfundimisht e shoqëroi Usame ibn Zejdin në ekspeditën e Shamit, duke vdekur atje në vitin 18 Hixhri, për shkak të murtajës.[5] [6]

Kolegji për studimin e ligjit të Sheriatit, në Universitetin e Mosulit në Irak, është emëruar pas tij.[7]

El-Bejheki transmeton në Shu'ab el-Iman (1: 392 # 512-513), dhe ashtu bën edhe et-Taberani, se Muadh ibn Xhebel transmeton se Muhamedi ka thënë: "Njerëzit e Xhennetit nuk do të pendohen përveç se për një gjë të vetme: ora që i kaloi dhe ata nuk e kujtuan Allahun ". Ali ibn Ebu Bekr el Hajthami në Maxhma el-Zauaid (10:74) thotë se transmetuesit e tij janë të gjithë të besueshëm (thiqat), ndërsa Sujuti e ka deklaruar hasen në Xhami` el-Sagir (# 7701).

Ibn el-Xheuzi regjistron në Sifatu Safua se Muadhi e këshilloi djalin e tij, "Djali im! Kryeje lutjen e atij që sapo po largohet dhe imagjino që nuk do jesh në gjendje të lutesh kurrë më. Dije se besimtari vdes në mes të dy veprave të mira; një që ai e bëri dhe një që ai synon të kryejë më vonë. "

  • Az-Zirakli, Khairuddin (2002). Al-A'lām (në arabisht). Vëll. 7 (bot. 15). Beirut: Dar el-Ilm Lilmalayin. fq. 258–9. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2017. Marrë më 1 qershor 2019.