E drejta e sheriatit
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
E drejta e sheriatit është ligji i së drejtës i cili përdoret për të gjykuar nga ana e muslimanëve. Në shtetet e deklaruara Islame dhe të udhëhequra sipas rregullores Islame e drejta e sheriatit zen vendin e së drejtës shtetërore të gjykimit.
Zanafilla e së Drejtës së Sheriatit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zanafilla e kësaj shkence është që nga Profeti Muhammed a.s., i cili që në atë kohë gjykonte në çështjet dhe punët e përditshme të muslimanëve në të gjitha sferat e jetës, ta zëmë në çështjet civile, martesore-familjare, trashëgimisë, penale etj, pastaj kjo shkencë ka avancuar, në veçanti në kohën e shokëve të tij (Sahabëve). Formimi i mirëfilltë i së drejtës së Sheriatit ka arritur të veçohet si shkencë që nga shekulli i dytë hixhrij. Se e drejta e Sheriatit ka filluar të zhvillohet si shkencë e mirëfilltë që në kohën e shokëve të Pejgamberit tregojnë ngjarjet e shumta të pasuesve të profetit Muhammed siç ishin Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu dhe të tjerë, që në të shumtën e rasteve, edhe pse ishin udhëheqës shteti, ata gjykonin për shume çështje dhe punë në jetën e përditshme. Është për tu theksuar rasti i udhëheqësit-Halifit të dytë të muslimanëve Umerit r. a. i cili pasi që kishte emëruar si gjykatës një bashkëkohës të tij, përveç të tjerash, e paskësh porositë: “Njihi-mësoji provat dhe argumentet e pastaj gjykoji punët sipas mendimit tënd”(duke u bazuar në Kur’an dhe Sunnet).
Historia e Së Drejtës Së Sheriatit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha e misionit të pejgamberisë së Muhammedit, pastë paqen e Zotit, është periudha më e rëndësishme dhe më e ndritshme e historisë të së drejtës së Sheriatit. Juristët Islam e kanë quajtur këtë periudhë si periudha e “Legjislacionit Islam” ngase në atë kohë e Drejta e Sheriatit ka qenë e shpallur nga Zoti përmes Kur’anit, e interpretuar dhe e jetësuar nga profeti Muhammed dhe kjo praktikë e Pejgamberit ndryshe quhet Sunnet. Periudha e Legjislacionit ndahet në dy periudha: periudha Mekase dhe ajo Medinase, dhe pothuajse në këto dy periudha qartazi dallohen llojet e ligjeve dhe të dispozitave. -Ligjet dhe dispozitat Mekase kanë të bëjnë më shumë me dispozitat e besimit, e drejta mbi fenë, forcimin e fesë, çështjet morale, kushtet e përgjithshme jetësore të muslimanëve të parë, sfera private të jetës së individit, që ndryshe mund të themi se kanë të bëjnë me rregullimin e raporteve Zot-njeri, dhe kjo periudhë në Mekë zgjati 12 vjet e 5 muaj. -Ligjet dhe dispozitat Medinase karakterizohen me ligje dhe dispozita që rregullojnë marrëdhëniet në mes individëve dhe shoqërisë të cilat karakterizohen me sanksionimin nga pushteti publik, formimin e entitetit shoqëroro-juridik, konstituimin e pushtetit, që është gjëja më e rëndësishme e kësaj periudhe, kur është bërë nxjerrja e kushtetutës, që njihet si kushtetuta e qytetit-shtetit të Medinës (Kushtetuta e Medinës) dhe poashtu njihet si kushtetuta e parë e shkruar botërore, që ndryshe quhet “Sahifetun”. Kjo kushtetutë përmban gjithsej 52 nene, prej të cilave 25 kanë të bëjnë me muslimanët kurse 27 me jomyslimanët. Kjo periudhë Medinase zgjati 10 vjet. Ka edhe periudha të tjera të Legjislacionit Islam e që në këtë rast do ti përmendim disa nga ato sipërfaqësisht:
- Periudha e Legjislacionit e cila është më e rëndësishmja dhe folëm pak për të më lart.
- Periudha e katër halifëve-udhëheqësve të parë.
- Periudha e shkollave juridike(themelimit të shkollave).
- Periudha klasike e shkollave juridike
- Periudha e rrumbullakimit të interpretimit të së drejtës.
- Periudha e pasimit të shkollave juridike.
- Periudha e recepcionimit të drejtave të huaja dhe përpjekjeve për ripërtëritjen e mendimeve juridike Islame.
- Periudha e së drejtës së Sheriatit në periudhën Osmane.
Themelimi i së Drejtës së Sheriatit
Siç cekëm edhe më lartë, se zanafilla e së drejtës daton qysh nga zbritja e Kur’anit d.m.th që në atë kohë kur profetit Muhammed nisi t’i shpallet Kur’ani, në kohën e gjeneratës së parë të muslimanëve, shokëve të Muhammedit. Formimi i mirëfilltë i kësaj shkence u arrit në shekullin e dytë ku për herë të parë juristi i njohur Esh-Shafiu shkroi mbi të drejtën e Sheriatit. Ky jurist i shumënjohur nxori në dritë librin e tij të quajtur “Err-Rrisaletu” në vitin 204 hixhrij, ku për herë të parë shkroi mbi bazat e jurisprudencës, dhe, ai këtu flet mbi burimet themelore të së drejtës Sheriatit; Kur’anin, Sunnetin, Konsensusin, Analogjinë, Abrogimin e ligjeve, ligjet e përgjithshme dhe të veçanta . Ky jurist ka hartuar rregulla shkencore mbi të drejtën, dhe i dha botës parimet dhe principet mbi të cilat mbështetet rendi i burimeve të së drejtës.
Shkencat e studimit të së drejtës së sheriatit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fikhu (Jurisprudenca), është shkenca e cila studion normat dhe ligjet e Sheriatit që kanë të bëjnë me veprat shpirtërore dhe fizike të njerëzve. Pastaj kjo shkencë është marr dhe vazhdon të merret edhe me degët e veçanta dhe të përgjithshme të Jurisprudencës Islame, që atëherë kur fillojnë të ndahen shkencat Islame në disiplina të veçanta. - Usul El Fikhu (Bazat e Jurisprudencës Islame), është shkenca e cila merret me studimin e burimeve themelore të Sheriatit dhe mënyrën e nxjerrjes së ligjeve apo të dispozitave të bazuara në ato burime themelore të mirënjohura për nxjerrjen e normave të Sheriatit në mënyrë të hollësishme.