Ahmedijati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liwa-e-Ahmadiyya, Flag of Ahmadiyya
Mirza Gulham Ahmad

Ahmedijati është një bashkësi fetare, të cilën e formoi Mirza Ghulam Ahmad në vitin 1889 në Indi dhe qe konsiderohet unanimisht nga te gjithë muslimanet si sekt i dale jashtë Islamit. Si lëvizje Islame me po të njëjtin emër zyrtarisht u regjistrua në vitin 1901 në Indi nën regjim Britanik të atëhershëm. Ahmedianët pohojnë se emrin e tyre e kanë jo nga themeluesi por nga profeti i shenjtë Muhamedi a.s. ku në Kur`an suren 61:6[1] ku Ahmadi përmendet nga Isai i biri i Mejremes si pasues i tijë, kështu që emrin e e vetë lëvizja në mënyrë të kjartë e lidhë me paralajmërimet e bëra në kohen e Profetit muhametit a.s.

Themeluesi i Ahmadiyyatit me qëndrimin e tij i jep karakter paqësor misionit të tij qëllimi i të cilit është rikthimi mësimit Islam sikurse gjatë kohës së shfaqjes së tijë (Islamit).[2] Në fillim përkrahësit e tijë ishin njerëz intelektual të cilët e kuptonin gjuhen e tijë komplekse. Mirëpo nga shumë besimtarë mysliman kjo lëvizje kundërshtohet dhe cilsohet si lëvizje jo Islame.

Në vitin 1880 Mirza Ghulam Ahmad boton dy pjesët e para të kryeveprës së tijë „Brahin-i Ahmadiyya“, e cila në botën islame njihet si vepër e plotëfuqishme dhe me plotë origjinalitet. Pas vdekjes së Mirza Ghulam Ahmad udhëheqjen e Ahmedianëve e merr Kalifati.

Kalifët Ahmedian[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri Foto Jetoi Kalifati Shënim
Khalifatul Masih I

Noor-ud-Din

1841-1914 1908-1914 Fizicient i njohur i kohës në Indi, bashkëpunëtor i afërt i Mirza Ghulam Ahmad, dërgoi misionarin e parë në UK, si dhe udhëhoqi komunitetin me një sukses të jashtëzakonshëm.
Khalifatul Masih II

Mirza Basheer-ud-Din Mahmood Ahmad

1889-1965 1914-1965 Ishte i biri i Mirza Ghulam Ahmad, u zgjodh Kalifë në rinin etijë në moshë 25 vjeqare, konsiderohet si "djali i premtuar". Njihet si themelues i strukturave organizative Ahmediane, si dhe për aktivitet e misionarve jashtë subkontinentit të Indisë.
Khalifatul Masih III

Mirza Nasir Ahmad

1909-1982 1965-1982 Foli personalishtë për Ahmediatin në Asamblen Nacionale të Pakistanit, udhëhoqi fondacionin e gjamisë së parë në Spain pas 750 vitesh. I plotësoi parashikimet, dëhirat dhe shumë nga dialogjet relevante të Ghulam Ahmad.
Khalifatul Masih IV

Mirza Tahir Ahmad

1928-2003 1982-2003 Komunitetin e udhëhoqi gjatë persekutimeve të ndryshme të kohës, improvizoi bartjen e qendrës Ahmediane prej Rabwah në Londër si dhe lancoi i pari Muslim satellite TV channel me emrin Muslim Television Ahmadiyya.
Khalifatul Masih V

Mirza Masroor Ahmad

1950-vazhdon 2003-vazhdon Aktualisht udhëheq komunitetin, ku fenë Islame e ka kapluar një skepticizëm global, mban rregullisht konferenca paqësore.

Në vitin 1914 lëvizja ndahet në Ahmadiyya Muslim Jamaat dhe Ahmadiyya Anjuman Ischat-i Islam Lahore.

Ahmadiyya Anjuman Ischat-i Islam Lahore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1500-2000 Ahmedian kishin zgjedhur Kalifin e II, mirpo rreth 50 persona të udhëhequr nga Muhamad Aliu dhe Khwaja Kamal-ud-Din refuzojnë udhëheqjen e tillë dhe formojnë në Lahore të ashtuquajturën Ahmadiyya Anjuman Ischat-i Islam Lahore, e cila udhëhiqet nga një presidenc në krye me Emirin. Nga një udhëheqje spirituale (kalifati) dhe Baiati duhet hjekur dorë ishte mendimi i tyre atëkohë. Ky ushte nje Sekt i devijuar totalisht nga Islami i vertet.

Ahmadiyya Muslim Jamaat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Flamuri i Ahmedianve

Mirza Basheer-ud-Din Mahmood Ahmad përfitoi shumicëne xhematit por një pjesë e intelektit ahmedian kishte shkuar në Lahore. Edhe financiarisht në Lahore ishin më të fortë, kështu që edhe misionet e para si Woking dhe Berlin hapen shumë shpejt.

Edhe pse në një moshë të re 25 vjeqare Kalifi i II arriti të organizoj dhe forcoj xhematin e tijë. Me kalimin e kohës AMJ rrit dukshëm numrin e xhematit, në Lahore vërehet një stagnim edhe pse edhe sot kanë misionet e tyre nëpër vende të ndryshme, thjeshtë vërehet stagnimi i tyre.

Xhihadi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mirza Ghulam Ahmad pezullon të drejtën që për shkaqe religjioze të luftohet me armë. Kështu që xhihadi klasik lufta e amatosur duhet të zhduket njëher e përgjithmonë. Pra xhihadi i armatosur duhet të zëvendsohet me xhihadin e argumenteve. Sipas një Hadithi ngjyra e shkruar e pendës në letër është më e vlefshme se gjaku i derdhur i një martiri qe ne fakt është hadith jo autentik. Nderkohe qe sipas Doktrines Islame askush nuk ka te drejte te shfuqizoje një norme te Islamit pas përfundimit te Revelates Hyjonre e cila u mbyll me vdekjen e Profetit Muhamet a.s.

Indi/Pakistan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas ndarjes së gadishullit Indian në vitin 1947 Ahmedianët detyrohen të largohen nga Qadian-i. Për shkaqe sigurie në mënyrë që të ruanin institucionet, bibliotekat, shkollat, varrezat në Qadian mbesin 313 Ahmedianë `Derwishan-e-Qadian`. Fillimisht vendosja bahet në Lahore. Mirëpo në shtator të vitit 1948 pasi që kishin ble një tokë nga qeveria vedoset gurëthemeli i qytetit Rabwah. Pas një viti e tërë qendra institucionale bartet nga Lahore në Rabwah. Këtu edhe qëndron i tëre institucioni gjer në vitin 1984 ku Kalifi i IV për shkak të represioneve të shumta nga qeveria Pakistaneze migron në Londër, pra gradualisht barten institucionet kryesore në Londër.

Gjamia Fazel në Londër

Evropë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Britania e Madhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1913 mbërrin në Londër juristi Indian Khwaja Kamal ud-Din,[3] në Woking shitej Gjamia -Shah-Jahan. Pas blerjes së sajë kz organizon Woking Muslim Mission, mision i cili gjer në vitin 1960 udhëhiqet nga AAIIL.

Në vitin 1924 Kalifi i II nisë themelet e Gjamisë Fazl në Londër. Hapja e kësaj Gjamie bëhe tme 23.10.1926, dhe gjer në vitin 1984 ishte kryesishtë qendra e aktiviteteve në Britanin e Madhe.

Gjermani[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkresa me tëcilën ndalohen aktivitetet Islame në Gjermani
Baitus Sabuh qendra ahmediane në Gjermani

AMJ dhe AAIIL pothuajse njëkohsisht dërgojnë misionartë e parë në Gjermani, diku në vitin 1920. Në vitin 1920 arrijnë të krijojn tëashtuquajturën Bashkësin Islame Gjermane,[4] në Berlin. Rreth 40 kombe të ndryshme përfaqësonin xhematin e kësaj bashkësie.

Me 09.10.1924 AMJ vendos gurëthemelin e Ghamisë Wilmersdorfer në Berlin. Kjo gjami hap dyert për xhemat me 26.04.1925 dhe është njëherit gjamia më e vjetër e ruajtur në Gjermani. Fillimisht njihej si Xhamia e Berlinit.

Umar Rolf von Ehrenfels pasi kishte ndëgjuar për ndërtimin e kësaj xhamie së shpejti pranon Islamin. Më pastaj shkon në Vjenë ku edhe ngritë misionin Ahmedian i cili vepron gjer në okupimin e Austrisë nga forcat naciste në vitin 1938.[5] Pas okupimit nga Gjermania Fashite Umar Rolf von Ehrenfels shkon n; Indi

Gjamia e Berlinit perj vitit 1924 gjer në vitin 1940 boton revistën Revista Myslimane. Mirëpo në pamundësi të oranizimit të ndonjë aktiviteti shumë misionarë largohen në Indi apo Britani të Madhe. Kështu që pas luftës fillon riorganizimi i xhematit. Prej vitit 1946 e gjer në vitin 1962 Sheiku Nasir Ahmad fillon organizimin misioneve në territoret Gjermane. Fillimisht nga Zvicrra i lejohet nga forcat aleate që të udhëtoj nëper gjermani. Me 1957 ndërtohet Gjamia Fazle-Omar në Hamburg në vitin 1957 dhe Gjamia-Nuur në Frankfurt am Main në vitin 1959.[6]

Me 09.08.1955 formohet Lëvizja Ahmediane në Gjermani me qendër në Frankfurt, më vonë në vitin 1966 qendra bartet në Frankfurt am Main. Prej vitit 1988 lëvizja merr emrin Xhemati i Myslimanëve Ahmedian në Gjermanin Federale.

Sot qendra e Ahmedianëve është në Frankfurt dhe mban emrin Bait us-Sabuh kurse Haider Ali Zafar është udhëheqës i misionit në Gjermani. Abdullah Uwe Wagishauser mban postin e Emirit.[7]

Zvicërr[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me 13.10.1946 tre misionarët Sheikh Nasir Ahmad, Abdul Latif dhe Ghulam Ahmad Baschir mbërrijnë në Cyrih. Në plan ishte hapja enjë misioni në Gjermani. Në Gjermanin e pasë luftes ishte shumë vështirë të mirrej leja për hyrje dhe qëndrim, tentativat e para bahen nga Zvicra, mirëpo nga pamundësia e udhëtimit Abdul Latif dhe Ghulam Ahmad Baschir udhëtojnë për në Holandë.[8]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://www.albislam.com/kurani/
  2. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 korrik 2008. Marrë më 12 janar 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ Simon Ross Valentine: Islam and the Ahmadiyya Jama’at. History, Belief, Practice. Columbia University Press, New York 2008, S. 56
  4. ^ Bernd Bauknecht: Muslime in Deutschland von 1920 bis 1945. Teiresias Verlag, Köln 2001, S. 61f.
  5. ^ Nathalie Clayer et al. : Islam in inter-war Europe. Columbia University Press, New York 2008, S. 99
  6. ^ Ina Wunn: Muslimische Gruppierungen in Deutschland. Kohlhammer, Stuttgart 2007, S. 156
  7. ^ Ina Wunn: Muslimische Gruppierungen in Deutschland. Kohlhammer, Stuttgart 2007, S. 164
  8. ^ "Der friedliche Imam von Zürich – Schweiz – Blick". Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2008. Marrë më 18 janar 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)