Kuranizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

KURANIZMI (arabisht: قرآنيون Kuranijun) është një sekt i Islamit, të cilët besojnë se Kur'ani është i vetmi tekst i vërtetë dhe i autorizuar në Islam. Kuranistët refuzojë autencitetin e Hadithit që janë vëllime e librash të grumbulluara nga dijetarë të ndryshëm të cilët i kanë renditur transmetimet(Hadithet) se çka Profeti Muhamed a.s është treguar të ketë thënë dhe të ketë bërë. Ky sekt është një kontrast nga Myslimanët Sunitë të cilët e konsiderojnë Hadithin si esencial në besimin Islam.Sekti i Kuranizmit është i ngjajshëm me lëvizjet dhe sektet e ndryshme nga fe të ndryshme sikurse që është edhe sekti judaist : Karaite dhe ai krishter: Sola scriptura .

Vështrim[redakto | redakto tekstin burimor]

Kuranistët quhen në emra të ndryshëm : Kuranijun - قرآنيون ; Ehli-Kur'an -أهل القرآن; apo edhe me termin e tyre në anglisht Submitters (të nënshtruarit) ndërsa kundërshtarët e tyre ata i emertojnë Munkiru-al-Hadith - منكروا الحديث (Refuzuesit e Hadithit) .Ndërsa Kuranistët i përqeshin Sunitët dhe Shi'itët duke i emërtuar ata si : Hadithistët , apo, Ndjekësit e Hadithit. Kuranistët në përgjithesi e konsiderojnë vetën që janë thjeshtë Myslimanë , që është një term direkt nga Kur'ani. Ata nuk besojnë të jenë pjese e ndonjë ndarje apo sekti , sikurse Sunitë apo Shi'itë, pasiqë ata nuk besojnë asnjë transmetim tjetër përpos Kur'anit , në këtë mënyrë kategorikisht duke refuzuar hadithin që nga myslimanët e tjerë është i përmbledhur në të ashtuquajturin SUNNET i Sunitëve apo i Shi'itëve apo edhe ndonjë përmbledhje tjetër hadithësh nga sekte tjera të Islamit. Nga një sondazh i bërë nga qendra hulumtuese amerikane PEW është thënë se shumë myslimanë nga e gjithë bota zgjedhin të mos e sektarizojnë veten në një sekt të caktuar të Islamit duke thënë : "Unë thjeshtë jam një Mysliman."

Ndër tjerash nga ky sondazh thuhet:

(*shënim: përqindjet në kllapa tregojnë përqindjen e popullsisë së përgjithshme Myslimane të atij shteti,e jo të Kuranistëve.) Ky sekt është më shumë i gjendur në Azinë Qendrore , nëpër Europen Jugore dhe Lindore, në të dyja regjionet, përqindjet mesatare të atyre që thonë "Unë thjeshtë jam një Mysliman." është sa gjysma e përqindjes apo edhe më shumë. Në Kazakistan gati tre çerek nga (74% të popullsisë myslimane) kanë deklaruar këtë përgjigje, kështu edhe gjashtë në dhjetë të mysliamëve në Shqipëri (ku 64% e popullsisë janë myslimanë) njejtë dhe në Kirgistan (nga 64% e popullsisë myslimane). Në Afriken Sahariane, dhe në Azinë Juglindore pakica substacionale gjithashtu e konsiderojnë vetën "Thjeshtë Mysliman". Dhe në shtetet si Indonezi (56%) , Mali (55%) dhe Kamerun (40%) përgjigja "Thjeshtë një Mysliman" është më e shpeshta përgjigje kur njerezit pyetet në drejtimin e tyre (sektin) e Islamit. Identifikimi "thjeshtë një mysliman" është më pak i përhapur në Lindjen e Mesme dhe Afriken Veriore, mesatarisht 12% dhe ne Azinë Jugore mesatarisht 4%. *Por kjo eshte thjeshte një studim i pergjigjes e jo nje përqindje e Kuranistëve.

Në fakt nuk është e ditur përqindja e Myslimanëve të cilët nuk e identifikojnë vetën në një sekt , përkitazi edhe me Kuranizmin. Pasiqë Kuranistët kanë interpretim individualist të Kur'anit , duke refuzuar sektarizmin dhe religjionin e organizuar si një ligj të përgjithshëm.Është vështirë të mblidhet një numërim i saktë i Kuranistëve sot duke bërë një numërim të organizatave të ndryshme të Kuranizmit që sot egzistojnë.Gjithashtu edhe nga dyshimi i rrezikut së përsekutimit të tyre(kuranistëve) nga Myslimanët e tjerë duke i shpallur ata si heretikë. Organizatat liberale brenda Islamit e përkufizojnë Kuranizmin si " një besim i bindur në vlerat liberale të një bote demokratike" . Kuranistë të tjerë mbesin tradicionalë në qasjen e tyre ndaj të drejtave të njeriut dhe në zbatimin e rregullave dhe denimeve , duke mbeshtetur denimet si shembull prerjen e dorës atij që vjedhë, varje, si dhe amputim dhe ekzekutim të armiqëve.

Doktrina[redakto | redakto tekstin burimor]

Kuranistët refuzojnë totalisht hadithin në bazat e fesë së tyre, duke treguar se në vargjet e Kur'anit mund të gjinden të gjitha udhëzimet e nevojshme , pa u bazuar tek Hadithi :- ' Në këtë Kur’an Ne shtruam çdo lloji shembulli për hirë të njerëzve, po njeriu (jobesimtar), më shumë se çdo tjetër është kundërshtar. ' (Kur'an 18:54)

- ' (Thuaj) A pos All-llahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? kur Ai është që zbriti librin në mënyrë të shkoqitur? Atyre që u dhamë librin e dinë se ai (Kur’ani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht, pra mos u bë prej atyre që dyshojnë.Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S’ka kush që të ndryshoj fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.' (Kur'an 6:115-116)

Brenda Kur'anit , një numër i madh i ajetëve të cilat permendin hadithin janë të përkrahura nga Kuranistët ku nga to ata mbrojnë besimin e tyre:

- ' Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.... Këto janë fakte të All-llahut që po t’i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjallë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë? ' (Kur'an 46:2-6)

- ' Se me të vërtetë ai është Kur’an i famshëm ...Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit... A, ndaj këtij ligjërimi (Kur’ani) ju jeni që e gënjeni?' (Kur'an 56:77-81)- ' Pra, cilës fjale (libër) pas këtij (Kur’anit) i besojnë? ' (Kur'an 77:50)

Grupimet Kuraniste janë duke e përkthyer sipas tyre në masë të madhe Kur'anin nga Arabishtja në gjuhë të ndryshme , pasiqë shumica e përkthimeve nga përkthyes Sunitë përmbajnë inovacione dhe përkthime te gabuara për ti'u përshtatur kështu teologjisë Sunite. Disa përkthime sunite janë të mbushura me komente në kllapa — të bazuara në hadithe, të gjitha këto janë vargje që e shpjejnë lexuesin për ta interpretuar Kuranin në menyrë tradicionale,edhe pse komentet në kllapa i mungojnë Kur'anit Arabisht. Komente të tilla në kllapa shfaqen më pak në përkthimet Kuraniste.

Shkalla në të cilën Kuranistët refuzojnë vërtetësinë e Sunnetit ndryshon, por grupet më të mëdha Kuraniste e kanë kritikuar terësisht vërtetësinë e Hadithit dhe e kanë refuzuar atë për shumë arsye, më e madhja arsye nga Kuranistët është se hadithi nuk është përmendur në Kuran si një burim i besimit dhe praktikës Islame , arsyeja tjetër eshte se suneti nuk eshte regjistruar në formë të shkruar deri në më shumë se dy shekuj pas vdekjes se Profetit Muhamed a.s dhe është e përceptuar me gabime dhe kontradikta. Në mungesë të klerit autoritativ në Kuranizëm Ixhtihadi me tepër sesa Taklidi është metoda më e përdorur nga Kuranistët. Disa Kuranistë kanë konstatuar se ndalesa dhe kritika e vërtetë kundër Hadithit është që nga Epoka e Artë e Islamit , pasiqë Kur'ani në atë kohë ishte në gjendje për tu kritikuar dhe për ty pyetur shumë rreth tij; dhe se Myslimanët ishin ashtu të shkolluar në atë mënyre që shtronin shumë pyetje dhe kërkonin përgjigje për çdo mëdyshje. Ata potencojnë se mbeshtetja kaq e madhe në Hadith, e cila ishte gjoja e palogjikshme dhe e kërkuar për të justifikuar të pavertetën, çoi në rrëzimin(rënien) përfundimtare të ndjekjes së mësimeve në fe.

Disa shembuj nga besimi i Kuranistëve[redakto | redakto tekstin burimor]

▬ SHAHADETI

Kurani e përmend vetëm: "La Ilahe ilAllah" kështu në përgjithësi Kuranistët por edhe jo të gjithë e recitojnë shahadetin vetëm : "La Ilahe ilAllah" - Nuk ka zot tjetër pos Allahut përdallim nga Shahadeti i Sunnitëve dhe i Shi'itëve.

▬ NAMAZI

Në lidhje me namazin Kuranistët ndahen në disa kategori. Janë disa grupe që i kombinojnë 5 vaktet në 3 vakte siq bëjnë edhe Shi'itët, poashtu ka edhe prej të tyre që falen 5 herë në ditë sikurse Sunitët. Ka prej tyre që falin namaz 2 herë në ditë (në agim dhe në muzg) pasiqë Kur'ani i përmend në emër vetëm dy kohë të namazit. Janë gjithashtu edhe disa grupe te vogla Kuranistësh që e ridefinojne termin namaz në arabisht - Salat - si diçka krejt tjetër nga namazi. Kuranistët që mbeshtesin format Sunite e citojnë ajetin (3:96). Namazi i natës shpeshherë i quajtur edhe si "tahajjud" është i inkurajuar në Kur'an por jo në një formulë specifike, sikurse edhe Namazi Sunit në përgjithësi . *Shiko ajetet e Kuranit qe mbeshtesin Kuranistët: 17:79, 32:16-17, 51:16-17, 52:49, 73:6, 76:26. Gratë në menstuacione mund të falin namaz bazuar tek Kuranistët pasiqe sureja 4:43 nuk e përmend ndonjë kriter për menstuacionin.

▬ ZEKATI

Kuranistët e japin zekatin duke u bazuar në atë që Kur'ani e mëson.

▬ HAXHI

Shumë Kuranistë e kundërshtojnë prekjen e Gurit të Zi gjatë haxhit apo umrës. Megjithatë të gjithë Kuranisët bien në dakord që nuk është për të mbeshtetur çdo lloj i adhurimit të veçantë apo ndonjë lloj respekti të tillë përpos Qabesë. Haxhi ,bazuar nga disa Kuranistë është nje sezonë e gjatë katër muaj. Kjo ide është e më shumë e mbeshtetur nga grupi Kuranist "submitters". Gjatë kohës Para-Islamike, thonë Kuranistët , haxhi zgjaste 3 muaj, duke filluar nga fundi i Ramazanit. Këto tre muaj janë "Muajt e ditur" që Kurani e sanksionon për sipërmarrjen e pelegrinazhit. Ata janë të njohur në arabisht si "Shevali" "Dhul-Kidah" dhe i tërë muaji i "Dhul-Hixhxhes" që rrjedh edhe nga ana e Hadithit duke e bërë këtë praktikë si praktika e preferuar e Profetit Muhamed a.s

▬ DITA E XHUMA

Jo të gjithë Kuranistët besojnë qe Namazi i Ditës së Xhuma është prej farzeve.Madje ata edhe mund ta kundershtojnë edhe praktikën. Termi në Arabisht i ditës së Xhuma nga Kuranistët është i kuptuar si DITA E TAKIMEVE dhe jo E Premta/E Xhuma.

▬ XHIHADI

Disa dijetarë Kuranistë besojnë që Xhihadi është vetëm luftë mbrojtjeje.

▬ TË BËRIT SYNET

Të bërit synet tek Kuranistët qoftë meshkuj apo femra nuk luan ndonjë rol në besimin e tyre. Ajetet 95:4 dhe 4:119.

▬ VESHJA

Të veshurit nuk luajnë ndonjë rol kyç ne besimin Kuranist. , vetëm se personat duhet veshur modest bazuar ne suren (24:30-31). Kështu përshembull Shamitë(Hixhabet) apo mjekrat nuk janë të nëvojshme.

▬ SHFAQJA E ANTI-KRISHTI/DEXHALLI DHE MEHDIUT

Kuranistët nuk besojne në Imam Mehdiun ose edhe në Dexhallin, pasiqë ata nuk janë të përmendura në Kur'an/

▬ USHQIMI

Kuranistët mund të hanë ushqim të bërë edhe nga Krishterët dhe Jahuditë siq eshte e thënë në ajetin (5:5) . Disa besojnë që kafshet e rritura nga ta prap se prap duhet të priten me ndonje bekim, lutje apo lavdërim për Zotin ashtu siq edhe ajeti e thotë: 6:138. Kurani e ndalon që kafshet të theren për ushqim duke i goditur, me ndonje plumb p.sh. Kështuqë teknikat e therjes së kafsheve ne Perëndim bazuar nga Kuranistët janë jolegjitime. Duhet cekur se Kuranistet mund te hane nga te dy duart , pra edhe me te majten pasiqë ne Kuran nuk ka ndonje ndalesë për këtë.

Disa nga grupacionet e Kuranistëve[redakto | redakto tekstin burimor]

- EHLI KUR'ANI Organizatë e themeluar nga Abdullah Chakralawi e cila mbështetët terësisht në vargjet e Kur'anit . Mendimi i Chakralawit ishte se Kurani eshte i vetmi burim i tradites i cili duhet ekstermisht te ndiqet . Bazuar ne Chakralawin Muhamedi a.s mund te pranonte vetem nje forme të zbritjes se Kuranit atë të WAHJIT . Ai argumenton se Kur'ani eshte i vetmi i burim i urtësisë hyjnore, i vetmi burim i mesimeve te Muhamedit a.s dhe se dhe se ajo zëvendësohet me tërë korpusin e hadithit. Dijetaret e Grupacionit te Ehli Kuranit shpeshherë e perdorin edhe Tefsirin kur ata ndjekin interpretimet e Kuranit.

- TOLU-E-ISLAM Është një grupacion i vendosur e themeluar në Pakistan, me ndjekës nga e gjithë bota .Kjo levizje u themelua nga Ghulam Ahmed Pervez një dijetar i Kuranit. Ne shkrimet dhe te thenurat e tija ai i ri-interpeton ajetet e Kuranit me pak ose aspak hadithe. Ndjekësit e grupacionit TOLU-E-ISLAM nuk i refuzojnë të gjitha hadithet,megjithatë ata i ndjekin vetëm ato hadithe qe përshtaten me Kuranin dhe i refuzojne ato te cilat jane ne kunder me karaktetin e Profetit a.s dhe sahabeve.Grupacioni eshte tejet aktiv, ne postimin e veprave,pamfletave, dhe video ligjeratave nga Pervezi themeluesi i tyre.

- United Submitters International

Ndonëse me nje dallim shume te madh nga te gjitha grupacionet tjera te Kuranizmit , sikurse te besuarit se Rashad Khalifa (themelues i ketij Grupacioni) i cili besonte te jete vetë Profet i Marrveshjes i permendur ne ajetet (3:81) , (33:7) termi Kuranist kohet e fundit u lidh me Rashid Khalifan themelues te grupacionit United Submitters International . Grupacioni e beri zyrtare frazen e tyre : "Kurani, i gjithë Kurani, dhe asgje tjeter pos Kuranit" . Pasi që Khalifa e shpalli veten profet, ai u refuzua nga shume dijetare Sunitë si një femohues i Islamit . U vra në vitin 1990. Pasuesit e tij besojnë se në Kuran eshte nje strukture matematikore e bazuar ne numrin 19.

Kuranistë të njohur në botë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Kassim Ahmad
  • Shabbir Ahmed
  • Mustafa Akyol
  • Chiragh Ali
  • Gamal al-Banna
  • Maurice Bucaille
  • Abdullah Chakralawi
  • Tawfik Hamid
  • Aslam Jairajpuri
  • Rashad Khalifa
  • Sam Khalifa (Pittsburgh Pirates)
  • Syed Ahmed Khan
  • Cesar Adib Majul
  • Irshad Manji
  • Ahmed Subhy Mansour
  • Aisha Y. Musa
  • Martha Schulte-Nafeh
  • Ibrahim an-Nazzam
  • Yasar Nuri Ozturk
  • Ghulam Ahmed Pervez
  • Ahmad Rashad
  • Mohammed Shahrour
  • Muhammad Tawfiq Sidqi
  • Caner Taslaman
  • Edip Yuksel

Kritikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Myftiu i lartë i Pakistanit - Muhamed Rufi Osmani ka kritikuar Kuranistët në vepren e tij : Munkareen Hadith (Refuzuesit e Hadithit) duke thënë :" Kur'ani të cilin ata e pohojnë se e ndjekin e mohon besimin e atij që refuzon ti bindet të Derguarit te Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) dhe nuk e pranon ligjin e tij : "Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty O Muhamed! e as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht." (Kur'an 4:67)

PËRMBYLLJE NGA PËRKTHYESI:

- "Njerëzit do të pretendojnë se do ta ndjekin Kur'anin por do ta refuzojnë Hadithin dhe Sunetin" - Muhamedi a.s (Ebu Davudi)

- "Para orës (së kijametit) do të ketë ditë në të cilat dija do të zhduket ndërsa injoranca do të shfaqet , dhe do të shtohen vrasjet" (Ibën Maxhe; gjithashtu transmeton Buhariu dhe Muslimi)

- "Allahu asnjëherë nuk do ta lë Umetin tim te bie dakord ne devijim, dhe dora e Allahu është mbi grupin (xhematin), pra ndiqe masen më të madhe te besimtarve (Sawad ul Adham), dhe kush ndahet prej tyre shkon ne xhehenem." [Hadith Sahih dhe I raportuar prej el Hakimi (1/116), dhe El Dhehebiu eshte dakort me të.]