Kameruni
6°N 12°E / 6°N 12°E Stampa:KUTIAKameruni Kameruni, zyrtarisht Republika e Kamerunit (frëngjisht: République du Cameroun) është vend i pavarur në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore. Kufizohet në verilindje me Çadin, në jug me Kongon, Gabonin dhe Guinenë Ekuatoriale, ndërsa në perëndim laget nga Gjiri i Biafrës, që bën pjesë në ujërat e Oqeanit Atlantik. Vendi quhet "Afrika në miniaturë" për shkak të shumëllojshmërisë gjeologjike dhe kulturore. Aspektet natyrore përfshijnë plazhet, shkretëtirat, malet, pyjet e shiut dhe savanat. Pika më e lartë është Mali Kamerun në jugperëndim dhe qytetet më të mëdha janë Duala, Jaunde dhe Garua. Në Kamerun fliten mbi 200 gjuhë dhe dialekte. Vendi njihen për muzikën, në veçanti stilet makossa dhe bikutsi, si dhe për suksesin e kombëtares së futbollit. Anglishtja dhe frëngjishtja janë gjuhë zyrtare.
Banorët e hershëm të territorit përfshinë qytetërimin Sao rreth liqenit Çad dhe popullsinë Baka në pyjet juglindore. Eksploruesit portugezë arritën në bregdet në shek. XV dhe emërtuan hapësirën ‘’Rio dos Camarões’’ (“Lumi i Karkalecave të Detit”), togfjalësh nga i cili rrjedh emri Kamerun. Disa ushtarë fulani themeluan Emiratin Adamawa në veri në shek. XIX dhe grupe të ndryshme etnike në perëndim dhe në veriperëndim të vendit themeluan entitete të fuqishme politike. Kameruni u bë koloni gjermane më 1884.
Pas Luftës së Parë Botërore, territori u nda mes Francës dhe Britanisë sipas mandateve të Lidhjes së Kombeve. Partia politike Bashkimi i Popullsive të Kamerunit bëri thirrje për pavarësi, por u nxor jashtë ligjit nga qeveria franceze në vitet 1950. Më 1960, pjesa nën administrimin francez u bë e pavarur, emërtuar Republika e Kamerunit nën drejtimin e presidentit Ahmadou Ahidjo. Vendi aneksoi pjesën jugore të Kamerunit Britanik më 1961 dhe formoi Republikën Federative të Kamerunit. Vendi u riemërua Republika e Bashkuar e Kamerunit më 1971 dhe Republika e Kamerunit më 1984.
Në krahasim me vende tjera të Afrikës, Kameruni gëzon stabilitet të lartë politik dhe shoqëror. Kjo ka mundësuar zhvillimin e bujqësisë, ndërtimin e rrugëve, hekurudhave dhe ngritjen e industrisë së naftës dhe drurit. Sidoqoftë, një numër i madh i kamerunasve jetojnë në varfëri dhe varen nga bujqësia për mbijetesë. Pushteti është në duart e presidentit Paul Biya dhe partisë së tij, Lëvizja Popullore Demokratike e Kamerunit. Trevat anglishtfolëse të Kamerunit kanë shtuar kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe politikanët nga ato rajone kanë bërë thirrje për më tepër decentralizim e madje edhe shkëputje të ish-kolonive britanike.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipërfaqja e përgjithshme e Kamerunit është 475,440 km2, nga e cila 6,000 km2 janë ujë. Kameruni shtrihet rreth koordinatave gjeografike 6 00 V, 12 00 L.
Kameruni ka një bregdet të gjatë 402 km në gjirin e Biafra-së të oqeanit Atlantik dhe vijë kufitare 4,591 km.
Klima e Kamerunit varet shumë nga relievi përgjatë bregdetit është tropike ndërsa në veri sundon një klimë e thatë shkretëtire.
Relievi e Kamerunit është me terrene të shumëllojshme, me rrafshnalta bregdetare në jugperëndim e të shpërndara në pjesën qendrore ndërsa pjesa perëndimore e relievit është teren malorë dhe me fusha në veri. Pika më e ultë e relievit është 0 m përgjatë bregdetit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,095 metrave në vendin e quajtur "Fako" në malin Kamerun (ang.:Mount Cameroon), në përmendim të kryeqytetit, përgjatë vijës bregdetare.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull në lidhje me gjeografinë e Afrikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |