Jump to content

Benini

Coordinates: 6°17′N 2°22′E / 6.28°N 2.36°E / 6.28; 2.36
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

6°17′N 2°22′E / 6.28°N 2.36°E / 6.28; 2.36 Stampa:KUTIABenini Benini (dikur Dahomei) zyrtarisht Republika e Beninit, është një shtet në pjesën perendimore të Afrkës. Benini kufizohet nga Togo në perëndim, nga Burkina Faso dhe Nigeri në veri, nga Nigeria në lindje, dhe nga gjiri i Beninit në jug ku ndodhet edhe shumica e popullsisë. Kryeqytet i Beninit është Porto-Novo, por selia e qeverise ndodhet në qytetin më të madh të vendit Kotonou.

Benini ka një sipërfaqe prej 112.622 km² dhe një popullsi prej 9,05 milion banorë.

Gjuha zyrtare e Beninit është frëngjishtja, megjithatë gjuhë autoktone si Fon dhe Joruba janë të zakonshme.

Artikulli kryesor : Historia

Historia Parakoloniale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shteti i sotëm i Beninit përfshin tre zona, të cilat kishin sisteme të ndryshme politike dhe etnike, para kontrollit kolonial francez. Para 1700, kishte disa qytet-shtete të rëndësishme përgjatë bregdetit (kryesisht të grupit etnik aja, por përfshinin edhe popullsi Yoruba dhe Gbe) dhe një masë e rajoneve fisnore në brendësi (të përbëra nga popullsitë bariba, mahi, gedevi, dhe kabje). Perandoria Ojo, e vendosur kryesisht në lindje të Beninit të sotëm, ishte forca ushtarake më e madhe e rëndësishme në rajon dhe kryente rregullisht bastisje dhe kërkonte haraç nga mbretëritë bregdetare dhe rajonet fisnore. Situata ndryshoi në vitet 1600 dhe në fillim të viteve 1700, kur u krijua Mbretëria e Dahomeit në pllajën Abomey, e cila ishte e etnicitetit fon, dhe filloi të pushtonte zonat përgjatë bregdetit. Në vitin 1727, mbreti Agaja i Mbretërisë së Dahomeit kishte pushtuar qytetet bregdetare Allada dhe Whydah, por ai ishte bërë një vasal i perandorisë Ojo dhe nuk e sulmonte dot qytet-shtetin Porto Novo që ishte aleat i Ojos. Mbretëria e Dahomeit ishte e njohur për kulturën dhe traditat e saj. Djem të rinj shpesh rrinin pranë të ushtarëve të vjetër, dhe mësonin zakonet ushtarake të Mbretërisë derisa të arrinin moshën për t'u bashkuar me ushtrinë. Dahomey ishte gjithashtu i famshëm për fillimin e një trupe elitare ushtarake femrash, të quajtur Ahosi dmth gratë e mbretit apo Mino "nënat tona" në gjuhën e fonëve Fongbe, dhe i njohur nga shumë evropianë si amazonat dahomeane. Ky theks në përgatitjet dhe arritjet ushtarake i dhanë Dahomeit pseudonimin "Sparta e zezë" nga vëzhguesit evropianë dhe hulumtuesit shekullit të 19-të.

Perandoria Portuguese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbretërit e Dahomeit i shitën robërit e tyre të luftës në tregëtinë transatlantike të sklevërve, në të kundërt robërit do të vriteshin në një ceremoni të njohur si Zakonet Vjetore. Rreth viteve 1750, Mbreti i Dahomeit fitonte rreth £250.000 në vit nga shitja e afrikanëve për tregtarët europianë të skllevërve. Edhe pse liderët e Dahomeit i rezistuan fillimisht tregëtisë së skllevërve, ajo lulëzoi në rajonin e Dahomeit për gati treqind vjet, duke filluar në 1472 me një marrëveshje tregtare me tregtarët portugezë. Protokollet e oborrit, të cilat kërkonin që një pjesë e robërve të luftës nga shumë beteja të mbretërisë tu pritej koka, uli numrin e njerëzve skllevër të eksportuar nga zona. Numri shkoi nga 102.000 njerëz në dekadën 1780 në 24.000 në dekadën 1860. Rënia ishte pjesërisht për shkak të ndalimit nga Britania dhe vende të tjera të tregtisë transatlantike të skllevërve. Kjo rënie vazhdoi deri 1885, kur anija e fundit me skllevër u nis nga brigjet e Republikës së sotme të Beninit që shkonte për në Brazil, që ishte në atë kohë një koloni portugeze.

Emri i kryeqytetit Porto-Novo është me origjinë portugeze, që do të thotë "port i ri". Ai u zhvillua fillimisht si një port për tregtinë e skllevërve.

Periudha koloniale (1900 - 1958)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, Dahomei filloi të humbasë statusin e tij si fuqi rajonale. Kjo mundësoi francezët të pushtojnë zonën në vitin 1892. Në vitin 1899, francezët e përfshinë tokën e quajtur Dahomein francez brenda kolonisë Afrikën Perëndimore Franceze. Në vitin 1958, Franca i dha autonominë Republikës së Dahomeit, dhe pavarësinë e plotë më 1 gusht 1960. Presidenti i cili udhëhoqi drejt pavarësisë ishte Hubert Maga.

Periudha pas koloniale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për dymbëdhjetë vitet e ardhshme, grindjet etnike çuan në një periudhë të turbullt. Ka pasur disa grushte shteti dhe ndryshime të regjimit, me katër figura dominuese, Hubert Maga, Sourou Apithy, Justin Ahomadegbé, dhe Emile Derlin Zinsou. Tre të parët përfaqësonin secili një zonë dhe etnicitet të ndryshëm të vendit. Këta të tre ranë dakord të formojnë një Këshill presidencial pas dhunës që njollosën zgjedhjet e vitit 1970.

Më 7 maj 1972, Maga ja dorëzoi pushtetin Ahomadegbes. Më 26 tetor 1972, nënkoloneli Mathieu Kérékou përmbysi treshen në pushtet, duke u bërë president dhe duke deklaruar se vendi nuk do të "ngarkojë veten duke kopjuar ideologji të huaj, dhe nuk dëshiron as kapitalizëm, as komunizëm, as socializëm". Më 30 nëntor, megjithatë, ai njoftoi se vendi ishte zyrtarisht marksist, nën kontrollin e Këshillit Ushtarak të Revolucionit (KUR), i cili shtetëzoi industrinë e naftës dhe bankave. Më 30 nëntor, 1975, ai e quajti vendin Republika Popullore e Beninit.

Në vitin 1979, Këshilli Ushtarak i Revolucionit u shpërnda, dhe Kérékou organizoi zgjedhje të sajuara ku ai ishte kandidati i vetëm i lejuar. Ai vuri pothuajse të gjitha bizneset dhe aktivitetet ekonomike nën kontrollin e shtetit dhe vendosi marrëdhënie me Kinën, Korenë e Veriut, dhe Libinë, duke bërë që investimet e huaja në Benin të zhduken. Kérékou u përpoq të riorganizojë arsimin, duke përdorur aforisma të tijat, të tilla si "Varfëria nuk është një fatalitet", që rezultoi në një eksod masiv të mësuesve, së bashku me një numër të madh të profesionistëve të tjerë. Regjimi e financonte veten duke kontraktuar për të marrë mbeturina bërthamore në fillim nga Bashkimi Sovjetik dhe më vonë nga Franca.

Në vitin 1980, Kérékou u konvertua në Islam dhe e ndërroi emrin e tij në Ahmed, pastaj e ndryshoi emrin e tij përsëri duke pretenduar të jetë një i krishterë i lindur përsëri.

Në vitin 1989, shpërthyen trazirat pasi regjimi nuk kishte para për të paguar ushtrinë e tij. Sistemi bankar u shemb. Përfundimisht Kérékou hoqi dorë nga marksizmi dhe një konventë e detyroi Kérékoun të lirojë të burgosurit politikë dhe të organizojë zgjedhjet. Marksizëm-leninizmi u shfuqizua edhe si formë e qeverisjes së vendit.

Emri i vendit u ndryshua zyrtarisht në Republika e Beninit më 1 mars 1990, sapo u miratua kushtetuta e re e vendit.

Në vitin 1991, Kérékou humbi zgjedhjet ndaj Nicéphore Soglo, dhe u bë presidenti i parë zezak i Afrikës të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve. Kérékou kthye në pushtet pas fitores së zgjedhjeve të vitit 1996. Në vitin 2001, një rezultat i ngushtë në zgjedhje, beri që Kérékou të fitojë një mandat tjetër, ndërkohë që kundërshtarët e tij pretenduan parregullsi zgjedhore.

Në vitin 1999, Kérékou bëri një apologji kombëtare për rolin të rëndësishëm që afrikanët luajtën në tregtinë e skllevërve të Atlantikut.

Më 5 mars 2006, u mbajtën zgjedhjet që u konsideruan të lira dhe të ndershme. Ato rezultuan në një balotazh ndërmjet Yayi Boni dhe Adrien Houngbéxhi. Balotazhi i zgjedhjeve u mbajt më 19 mars, dhe u fitua nga Boni, i cili mori detyrën më 6 prill. Suksesi i zgjedhjeve të drejta shumëpartiake në Benin mori përgëzime ndërkombëtarisht. Boni u rizgjodh në vitin 2011, duke marrë 53,18% të votave në raundin e parë, të mjaftueshme për të shmangur balotazhin e zgjedhjeve, duke u bërë presidenti i parë për të fituar zgjedhjet pa balotazh që nga rivendosja e demokracisë në vitin 1991.

Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Njësitë administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor : Njësit administrative
Artikulli kryesor : Gjeografia e Beninit

Benini, një rrip toke i ngushtë, veri-jug në Afrikën Perëndimore, shtrihet në mes të Ekuatorit dhe Tropikut të Veriut. Benini shtrihet midis gjerësive gjeografike veriore 6° dhe 13°, dhe gjatësive gjeografike lindore 0° dhe 4°. Benini kufizohet nga Togo në perëndim, nga Burkina Faso dhe Nigeri në veri, nga Nigeria në lindje, dhe nga gjiri i Beninit në jug.

Me një sipërfaqe prej 112,622 km2, Benini shtrihet nga lumi Niger në veri tek Oqeani Atlantik në jug, një distancë prej 650 km. Edhe pse gjatësia e vijës bregdetare është 121 km gjerësia më e madhe e vendit është rreth 325 km.

Benini ka pak ndryshime në reliev dhe mund të ndahet në katër zona nga jugu në veri, duke filluar me zonën e ulët, ranore, bregdetare (pika më e lartë 10m) e cila është, jo më shumë se 10 km e gjerë. Ajo është e kënetore dhe e pasur me liqene dhe laguna që komunikojnë me oqeanin. Pas bregdetit shtrihen mozaiku i savanave Guineane që mbulojnë pllajat jugore të Beninit (me lartësi midis 20 dhe 200m) Ato ndahen nga luginat me drejtim veri-jug përgjatë lumrnjve Couffo, Zou, dhe Oueme.

Pastaj vjen një sipërfaqe prej tokash të sheshta pasura me kodra shkëmbore të cilat rrallë herë arrijnë lartësinë 400m. Së fundi, një vargmal shtrihet përgjatë kufirit veriperëndimor dhe në Togo, ky është Atacora, me pikën më të lartë, Malin Sokbaro, 658m mbi nivelin e detit.

Klima në Benin është ekuatoriale, e nxehtë, me lagështi në jug dhe gjysmë shkretinore në veri.

Artikulli kryesor : Ekonomia
Artikulli kryesor : Demografia
Artikulli kryesor : Kultura
Telekomunikacioni
Transporti
Ushtria
Turizmi
Qeveria	
Kryetari	
Parlamenti	
Ministria

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Benini – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Benini – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale