Çadi

Coordinates: 15°N 19°E / 15°N 19°E / 15; 19
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

15°N 19°E / 15°N 19°E / 15; 19

République du Tchad
Ǧumhūriyyat Tšād
Flag of Çadi
Flamuri
Coat of arms e Çadi
Stema
Himni: "La Tchadienne" (Himni çadian)
KryeqytetiNxhamena (njëkohësisht qyteti më i madh)
Gjuhët zyrtarefrëngjisht,
arabisht
Qeveria
Lloji i qeverisjesRepublikë Presidenciale
Popullsia
• Përllogaritje
10.329.208
Të dhëna të tjera
Zona kohoreUTC+1

Çadi (frëngjisht: République du Tchad) është një shtet pa dalje në det që ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin.

Republika e Çadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km² në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë diçka më shumë se milion banorë. Kryeqytet Çadit është N´Xhamena (N´Djamena). Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas kushtetutës së miratuar është një republikë presidenciale. Shtrihet mbi fushë basenin e Çadit dhe zgjatet në veri deri në malet Tibesti (Saharë).

Popullsia kryesisht i takon racës së zezë, arabë dhe një popull i quajtur kanuri. Për nga përkatësia fetare dominojnë myslimanët me 50% pas të cilëve vinë ndjekësit e feve dhe zakoneve tradicionale afrikane me 20-25 %. Të krishterët përbëjnë diku 19 % të popullsisë.

Në jug mbillen disa bimë vendase dhe orizi për eksport, po ashtu dallohet edhe kultivimi i mëndafshit, kikirikëve dhe blegtoria e endacakëve. Peshkimi bëhet në liqenin e Çadit dhe në lumenjtë. Nuk ka ndonjë industri të mirëfilltë, partner më të rëndësishëm të tregtisë llogaritet të jenë Franca dhe Nigeria. Çadi ka një port ajrore ndërkombëtare në kryeqytet.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor Historia e Çadit

Çadi është themeluar si shtet nga territoret koloniale franceze në Afrikë të mbajtur deri në vitet 1960-ta. Pas pavarësisë, në shtetit e krijuar zotëronin konfliktet etnike të cilat për një kohë i errësoi intervenimi libian para paqes që dukej në horizont e cila u restaurua më 1990. Si duket ndërhyrja e Libisë ka shkaktuar që në qeveri të vinin grupe politiko-ushtarake që luftonin për territoret e diskutueshme me Libinë. Duke shfrytëzuar interesat e konfliktit me Libinë, qeveria ja arriti që të krijonte një kushtetutë moderne dhe të mbajë zgjedhjet e lira të përgjithshme në vitin 1996 dhe 1997.

Gjatë vitit 1998 në pjesën veriore të Çadit shpërthyen dy rebelime të cilat në mënyrë sporadike sollën dy marrëveshjet e viteve 2002 dhe 2003, në mes të rebelëve dhe qeverisë. Edhe përkundër reformave fuqia vendoseshe duket se ka mbetur në duar të parisë veriore të kyçur në dallimet etnike.

Politika dhe Qeverisja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor Sistemi shtetëror

Kushtetuta e Çadit siguron një degë të fortë ekzekutive të kryesuar nga një president i cili dominon sistemin politik. Presidenti emëron kryeministrin dhe kabinetin, dhe ushtron ndikim të konsiderueshëm në emërimin e gjyqtarëve, gjeneralëve, zyrtarëve lokalë dhe drejtuesit e firmave të shtetërore Çadi. Në rastet e kërcënimit të rëndë dhe të menjëhershëm, presidenti, në konsultim me Asamblenë Kombëtare, mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Presidenti zgjidhet drejtpërdrejt me votim popullor për një mandat pesë-vjeçar. Në vitin 2005 kufijtë kushtetuese mandatit u hoqën.

Kjo heqje e lejon një president që të zgjidhet më shumë se dy herë. Shumica e këshilltarëve kryesorë të presidentit të tanishëm Déby janë anëtarë të grupit etnik Zaghawa, megjithëse personalitete jugore dhe opozita janë të përfaqësuar në qeveri.

Çadi ndodhet në listën e shteteve të dështuara nga ana e Fondit për Paqe.

Korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet. Indeksi i Perceptimet të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2005 e rendit Çadin si vendi më i korruptuar në botë. Kritikët e presidentit Déby e kanë akuzuar atë për favorizimin e miqve dhe tribalizëm.

Sistemi ligjor i Çadit është i bazuar në ligjin civil francez dhe ligjin zakonor Chadian, ku ky i fundit nuk ndërhyn në rendin publik ose garancitë kushtetuese të barazisë. Megjithë garancinë e kushtetutës për pavarësinë e gjyqësorit, Presidenti emëron zyrtarët më të rëndësishëm gjyqësorë. Organet më të larta të sistemit ligjor, Gjykata e Lartë dhe Këshilli Kushtetues, janë bërë plotësisht funksionale që nga viti 2000. Gjykata e Lartë është e përbërë nga një kryetar, i emëruar nga presidenti, dhe 15 këshilltarë, të emëruar për jetën nga presidenti dhe Asambleja Kombëtare. Gjykata Kushtetuese është kryesuar nga nëntë gjyqtarë të zgjedhur për një periudhë nëntë vjeçare. Ajo ka fuqinë për të shqyrtuar, legjislacionin, traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare para miratimit të tyre.

Asambleja Kombëtare bën ligjet. Ajo përbëhet nga 155 anëtarë të zgjedhur për një periudhë katër vjeçare dhe mblidhet tri herë në vit. Asambleja mban seanca të rregullta dy herë në vit, duke filluar në mars dhe tetor dhe mund të mbajë një seancë të veçantë kur thirret nga kryeministri. Deputetët zgjedhin një krztar të Asamblesë Kombëtare çdo dy vjet. Presidenti duhet të nënshkruajë apo refuzojë ligjet e miratuara rishtazi brenda 15 ditëve. Asambleja Kombëtare duhet të miratojë planin e kryeministrit të qeverisë dhe mund ta detyrojë kryeministrin të japë dorëheqjen përmes një shumice votash të mosbesimit. Megjithatë, në qoftë se Asambleja Kombëtare refuzon programin e degës ekzekutive dy herë në një vit, presidenti mund të shpërbëjë Kuvendin dhe vendos për zgjedhje të reja legjislative. Në praktikë, Presidenti ushtron ndikim të konsiderueshëm mbi Asamblenë Kombëtare nëpërmjet partisë së tij, Lëvizja Patriotike për Shpëtim (MSHP), e cila mban një shumicë të madhe.

Deri në legalizimin e partive të opozitës në vitin 1992, MSHP e presidentit Déby ishte partia e vetme ligjore në Çad. Që nga ajo kohë mbi 78 parti politike të regjistruara janë bërë aktive. Në vitin 2005, partitë e opozitës dhe organizatat e të drejtave të njeriut kanë përkrahur bojkotin e referendumit kushtetues që lejon Déby-n të qëndrojnë për t'u rizgjedhur për një mandat të tretë në mes të raporteve të parregullsive në regjistrimin e votuesve dhe censurave qeveritar të mediave të pavarura gjatë fushatës. Korrespondentët gjykuan se zgjedhjet presidenciale të vitit 2006 ishin një formalitet, përderisa opozita i konsideroi votimet një farsë dhe i bojkotoi.

Déby përballet me kundërshtimin e armatosur nga grupe të cilët janë ndarë thellë nga përpjekjet për lidership, por të bashkuara në qëllimin e tyre për të përmbysur atë. Këto forca sulmuan kryeqytetin më 13 prill 2006, por u zmbrapsen. Ndikimi më i madh i huaj në Çad është Franca, e cila mban 1,000 trupa në vend. Déby mbështetet në francezët për të sprapsur rebelët, dhe Franca i jep ushtrisë çadiane mbështetje logjistike dhe informative nga frika e një kolapsi të plotë të stabilitetit rajonal. Megjithatë, marrëdhëniet franko-çadiane u ftohën me dhënien e të drejtave për çpimet për naftë kompanisë amerikane Exxon në vitin 1999.

Njësitë administrative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor Njësit administrative

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor Gjeografia e Çadit

Sipërfaqja e përgjithshme e Çadit është 1,284,000 km2 nga e cila 24,800 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 15 00 V, 19 00 L.

Çadi ka një vijë kufitare tokësore 5,968 km të gjatë dhe nuk ka dalje në det.

Çadi ka klimë topike në jug ndërsa në veri klimë shkretëtire.

Relievi i Çadit është i gjerë, në pjesën qendrore terren i rrafshët me lumenj të paktë, që në pjesën veriore kalon në shkretëtirë e në pjesën veriperëndimore fillon të ngrihet në teren malorë, pjesa jugore përshkohet nga tereni i ulët. Pika më e ultë e relievit është 160 m në vendin e quajtur Xhurab Depresion (ang.:Djourab Depression) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,415 metrave në "Emi Kousi" (ang.:Emi Koussi), në veri të pjesës qendrore të vendit.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor Ekonomia e Çadit

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor Demografia e Çadit

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor Kultura e Çadit

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Çadi – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Çadi – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :