Jump to content

Lesoto

Coordinates: 29°36′S 28°18′E / 29.6°S 28.3°E / -29.6; 28.3
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

29°36′S 28°18′E / 29.6°S 28.3°E / -29.6; 28.3

Mbretëria e Lesotos
'Muso oa Lesotho
Flamuri i Lesotos Stema e Lesotos
Vendndodhja e Lesotos
Vendndodhja e Lesotos
Vendndodhja e Lesotos   (blu)

–  në Afrikë   ( bojë qielli & gri e errët)
–  në Bashkimin Afrikan   (bojë qielli)

Moto Kombëtare Khotso, Pula, Nala (Paqe, Shi, Begati)
Himni Kombëtar "Lesotho Fatše La Bontata Rona" ("Lesoto Toka e Baballarëve tanë")
Kryeqyteti Maseru (njëkohësisht qyteti më i madh)
Gjuha zyrtare Sesotisht
Anglisht
Pavarësia 4 tetor 1966 (nga Britania e Madhe)
Anëtarësimi në OKB 17 tetor 1966
Forma e qeverisjes Monarki Kushtetuese Parlamentare
Mbret Letsie III
Kryeministër Pakalitha Mosisili
Monedha Loti Lesotian (LSL)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+2
nuk ka
Prefiksi telefonik +266
Kodi i internetit .ls
Kodi ISO 3166-1 LS

Lesoto ndodhen në pjesën jugore të Afrikës dhe është i kufizuar nga të gjitha anët nga Republika e Afrikës së Jugut. Ka një sipërfaqe prej 30,355 km² dhe një popullsi prej 2 milion 267 mijë banorë. Kryeqytet dhe qyteti më i madh është Maseru. Rreth 40% e popullsisë jeton nën nivelin ndërkombëtar të varfërisë me rreth 1.25 dollarë në ditë.

Artikulli kryesor : Historia

Sipërfaqja e përgjithshme e Lesotos është 30.355 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 29 30 ‘‘‘J’’’, 28 30 ‘‘‘L’’’.

Lesoto është një "enklavë" gjeo-politike dhe vija kufitare me Afrikën e Jugut është 909 km e gjatë.

Lesoto ka një klimë kontinentale me verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë. Maseru dhe fushat rreth tij shpesh arrijnë 30 °C në verë. Dimri është i ftohtë me temperaturë që arrin në vendet e ulëta -7 °C dhe në vendet malore -18 °C.

Relievi i Lesotos është kryesisht terren me rrafshnalta e lugina por nuk mungojnë edhe malet e bjeshkët. Pika më e ulët e relievit 1,400m është në pikë-prerjen e lumenjve Portokalli dhe Makalengu (ang.:"Orange" dhe "Makhaleng") dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,482 metrave në Tabana Nëtlënjana (ang.: Thabana Ntlenyana).

Artikulli kryesor : Sistemi shtetror

Ndarja administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Distriktet dhe qytetet e Lesotos

Lesoto ndahet në dhjetë distrikte administrative që janë:

  • Berea
  • Butha-Buthe
  • Leribe
  • Mafeteng
  • Maseru
  • Hoeku i Mohales
  • Mokhotlong
  • Nek i Qachas
  • Quthing
  • Thaba-Tseka

Distriktet ndahen më tej në 80 zona elektorale, të cilat përbëhen nga 129 këshilla të komunitetit lokal.

Artikulli kryesor : Ekonomia
Artikulli kryesor : Demografia
Artikulli kryesor : Kultura

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Lesoto – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Lesoto – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale