Synetia në Islam
Synetia ose Synetllëku, në gjuhen arabe Hitan (ختان) ose Hatne (ختنة), është termi për rrethprerjen mashkullore të kryer si një rite islame nga myslimanët. Është e zakonshme në mesin e shqiptarëve në Malin e Zi, Çamërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Para ndalimit të saj nën diktaturën komuniste në vitin 1968, ajo ishte gjithashtu e përhapur në Shqipëri.[1][2] Rrethprerja e meshkujve është e përhapur në Islam dhe pranohet si praktikë e vendosur nga të gjitha shkollat islame të jurisprudencës. Ajo konsiderohet si një shenjë e përkatësisë në komunitetin më të gjerë islamik.
Rrethprerja nuk përmendet në vetë Kur'anin, por përmendet në hadithin dhe synetin.
Sipas një studimi mjekësor të viteve 2017-2018 nga INSTAT në Shqipëri 36.8% e meshkujve të moshave 15-59 vjeç ishin të rrethprerë. Një rënie kjo nga 47.7% që ishte në 2008-2009. Sipas studimit nga INSTAT shqiptarët myslimanë kishin përqindjen më të lartë të rrethprerjes, ku 46.5% e myslimanëve ishte e rrethprerë.
Në Kosovë përqindja e rrethprerjes te meshkujt të moshave 15-49 vjeç ishte 91.5% në vitet 2013-2014.[3] [4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ [1] WHO page 236
- ^ "Albania Demographic and Health Survey, 2017 - 2018". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 6 shkurt 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Morris, BJ; Wamai, RG; Henebeng, EB; Tobian, AA; Klausner, JD; Banerjee, J; Hankins, CA (2016). "Estimation of country-specific and global prevalence of male circumcision". Popul Health Metr. 14: 4. doi:10.1186/s12963-016-0073-5. PMC 4772313. PMID 26933388.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja) - ^ "Multiple Indicator Cluster Survey 2013-2014" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 tetor 2020. Marrë më 6 shkurt 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)