Synetia në Islam

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Synetia ose Synetllëku, në gjuhen arabe Hitan (ختان) ose Hatne (ختنة), është termi për rrethprerjen mashkullore të kryer si një rite islame nga myslimanët. Është e zakonshme në mesin e shqiptarëve në Malin e Zi, Çamërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Para ndalimit të saj nën diktaturën komuniste në vitin 1968, ajo ishte gjithashtu e përhapur në Shqipëri.[1][2] Rrethprerja e meshkujve është e përhapur në Islam dhe pranohet si praktikë e vendosur nga të gjitha shkollat islame të jurisprudencës. Ajo konsiderohet si një shenjë e përkatësisë në komunitetin më të gjerë islamik.

Rrethprerja në Azinë Qendrore

Rrethprerja nuk përmendet në vetë Kur'anin, por përmendet në hadithin dhe synetin.

Sipas një studimi mjekësor të viteve 2017-2018 nga INSTAT në Shqipëri 36.8% e meshkujve të moshave 15-59 vjeç ishin të rrethprerë. Një rënie kjo nga 47.7% që ishte në 2008-2009. Sipas studimit nga INSTAT shqiptarët myslimanë kishin përqindjen më të lartë të rrethprerjes, ku 46.5% e myslimanëve ishte e rrethprerë.

Në Kosovë përqindja e rrethprerjes te meshkujt të moshave 15-49 vjeç ishte 91.5% në vitet 2013-2014.[3] [4]

Burime[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ [1] WHO page 236
  2. ^ "Albania Demographic and Health Survey, 2017 - 2018". 
  3. ^ Morris, BJ; Wamai, RG; Henebeng, EB; Tobian, AA; Klausner, JD; Banerjee, J; Hankins, CA (2016). "Estimation of country-specific and global prevalence of male circumcision". Popul Health Metr. 14: 4. :10.1186/s12963-016-0073-5.  4772313Nuk kërkohet regjistrim.  26933388. 
  4. ^ "Multiple Indicator Cluster Survey 2013-2014" (PDF).