Shkolla Juridike Islame

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Medh-heb-i, sh. Et, është një termë i formuar nga folja e gjuhës arabe dhehebe – shkoi, eci; e për të ecur duhet sipërfaqja ku duhet të shkelësh, duhet një object konkret, dhe termi medh-heb do të thotë rruga së cilës ecet, dikush shkon asajë sipërfaqje të trasuar si një shteg kah mund të kalohet. Trualli i medh-hebit, siç po shihet, është Kur’ani dhe tradita e Muhammedit a.s.

Kjo fjalë në disiplinën e së drejtës islamë, në sheriat, ka marrë vlera të reja konkrete dhe do të thotë : sjellje; mendim, konceptim; drejtim; shkollë. Sipas mendimit tim, për qasjen konkrete termi medh-heb, më së drejti dhe më korrekt është të përdoret shkollë juridike islame. Këta katër shkola juridike islame ( medh-hebe: Hanefij, Malikij, Shafi’ij dhe Hanbelij) të cilat janë të pranuara si interpretues autentik dhe korrekte të normave islame janë formuar dhe janë licencuar në një periudhë jo fort larg kohës pas vdekjes së pejgamberit a.s. dhe sahabeve të tij. Autoritet e tyre kanë jetuar pothuaj se në të njëjtën kohë dhe shumë çeshtje i kanë trajtuar duke konsultuar dhe marrë në konsideratë mendimet e njëri tjetrit, sepse kanë jetuar në hapsirën ku është shpallur kur’ani dhe ku e kishte kaluar jetën Muhammedi a.s.Mund të thuhet se ata mendimtarë mbi mendimet e të cilëve janë ngritur këta katër shkolla juridike – islame (për numrin e tyre pse janë katër, këtu nuk e shohim të arsyeshme të lëshohemi më thellë) e kanë ndier shumë më afër frymën e veprimeve dhe interpretimeve të sahabëve, e për mes tyre edhe atmosferën e periudhës së Muhammedit a.s. Këta i kanë trajtuar me devotshmëri dhe korrektësi vënien në praktikë, në rrethana e kohë të caktuara, veprimet e ndryshme islame si namazin, agjërimin, pastërtinë, kurorën, trashëgimin, raportet tjera ndërnjërëzore etj. Duke i mbështetur të gjtha në burime të dorës së parë.

Medh-heb-et e pranuar në Islam[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkolla Juridike Islame të pranuara janë: