Zoti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Merge-arrows.svg
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Perëndia të bashkohen në një artikull të vetëm.



Zoti fjalë në gjuhën shqipe me të cilën thirret krijuesi i gjithësis. Varrësisht nga besimet fetare dhe pikpamjet e tyre edhe formulimi i përkufizimeve për krijuesin e gjithësisë ndryshojnë.

Po ashtu në gjuhën shqipe të ndikuar nga disa fe të cilat nuk e lejojnë predikimin e librave të tyre të shenjtë në gjuhët tjera për Zotin përdoren edhe terme tjera me të njëjtin kuptim si p.sh.: Allahu. Në anën tjetër për të njëjtin kuptim përdoren edhe terme tjera si: natyra, perëndia dhe gjithësia. Si do që të jetë të gjitha këto shprehje edhe pse për nga përkufizimet dallojnë për bazë kanë krijuesin e gjithësi. Disa nga përkufizimet krijuesit të gjithësis d.m.th Zotit i japin edhe një rol aktiv në dukurit e ndryshme natyrore dhe shoqërore.

Përkufizimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Përkufizimet e shprehjes Zoti dallojnë për nga formulimi si dhe për nga vetit. Kështu përderisa përkufizimet fetare dallojnë vetëm për nga formulimi i tyre, përkufizimet e tjera dallojnë edhe për nga kuptimi i shprehjes por që të gjitha e kanë për bazë krijuesin e gjithësis.

Shpjegimet mbi Zotin dhe rolin në gjithësi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shpjegimet fetare për krijuesin e gjithësisë bazohen në lancimin e Zotit në një dimesion të pa arritëshem për njeriun dhe nga ky këndvështrim japin edhe shpjegime për rolin e tij. Për shpjegimin e dukurive në gjithësi d.m.th rolit të krijuesit të gjithësis, shpjegimet fetare bazohen në profetët e tyre. Shpjegimet e këtyre profetëve i kanë mbledhur në librat e tyre të shenjtë. Në bazë të këtyre librave bëhen shpjegime dhe intepretime të ndryshme mbi rolin, ekzistencen, vetit etj. të krijuesit të gjithësis si dhe dukurive të përditëshme. Për mirëmbajtjen e intepretimit të shpjegmeve janë ngritur institucionet fetare si p.sh.: kisha, xhamia e që në popull thirren me një fjalë shtëpi të Zotit. Po ashtu me kalimin e kohës për ngritjen e nivelit të këtyre intepretimeve janë themeluar shkolla të ndryshme fetare.