Jump to content

Ahqami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ahqami, shumës ahqamet (arabisht: aḥkām أحكام‎ "provisionët", pluraliteti nga ḥukm حُكْم) janë rregulla të posaçme kuranore apo sheriatike. Urdhërimet e Sheriatit i ndajnë urdhërimet në "5 vendime" (al-aḥkām al-khamsa): e detyrueshme (farz/vaxhib), e këshillueshme (mustehab/mandub), e lejueshme (mubah), e papëlqyeshme (mukrah) dhe e ndaluar (haram).

Urdhërimet sheriatike i ndajnë vendimet në pesë lloje:

  1. Farzi / vaxhibi - e detyrueshme. Konsiderohet farz namazi, haxhi, falja e xhenazes dhe t'i kthesh selamin atij që ta jep;
  2. Mustehab / mandub - e këshilluar. Konsiderohet mustehab sadakaja, të rruarit të qimeve të trupit dhe të dhënit selam;
  3. Mubah - neutrale, që nuk përfshin gjykimin e Zotit;
  4. Mekruh - të papëlqyeshme, të shkëshilluara. Të tilla konsiderohen divorci, fyerjet, të ngrënit hurdha para se të shkohet në xhami, përdorimit me tepri të ujit për abdes;
  5. Haram - të ndaluara. Të tilla konsiderohen zinaja, ribaja, konsumi i ushqimeve të ndaluara, etj;

Përbën gjynah ose krim të kryerit një veprim të ndaluar apo të mosbërit një veprim të detyruar.