Ymeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ymer bin Hatabi)
Omer
عمر
Emir el-Muminin
el-Faruk[a][1]
Kaligrafia e Omerit
Kalifi i 2-të i Kalifatit Rashidun
Mbretërimi23 gusht 634 – 3 nëntor 644
ParaardhësEbu Bekri
PasardhësOsman ibn Afan
Bashkëshorte
Fëmijë
I atiel-Hatab ibn Nufejl
E ëmaHantama bint Hisham
U lindRreth 583 ose 584
Meka, Hixhaz, Arabia
Vdiq3 nëntor 644 (60-61 vjet)
Medina, Hixhaz, Hiafeti Rashidun
VarrimiXhamia e Profetit, Medina
Nënshkrimi
Emri i Omerit me kaligrafi islame, Ajasofja

Omer ibën Hatabi (Arabisht: عمر بن الخطاب) gjithashtu shqiptohet Ymer ishte një nga kalifët më të fuqishëm në historinë islame.[4] Ai ishte një nga shokët e profetit Muhammed. Ai u bë halife i dytë më 23 gusht 634. Ai ishte i njohur për sinqeritetin e tij, i cili e meritoi epitetin el-Faruk (ai i cili e dallon të vërtetën nga e pavërteta). Nën udhëheqjen (kalifatin) e Omerit, hilafeti i tij u zgjerua në një shkallë të paparë, duke sunduar Perandorinë Sasanian dhe më shumë se dy të tretat e Perandorisë Bizantine.[5] Sulmet e tij kundër Perandorisë Sasaniane rezultuan në pushtimin e Persisë në më pak se dy vjet (642-644).[6]

Omeri u vra nga një persian Piruz Nahavandi (Arabisht: Ebu-Lu'lue).

Sipas disa haditheve, ai njihet si sahabiu i dytë më i madh pas Ebu Bekrit.[7][8] Sipas sektit Shia, ai konsiderohet si uzurpator i drejtës së imam Aliut në lidhje me hilafetin.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai u lind në Mekë në klanin Benu Adi. Babai i tij ishte Hatab ibn Nufejl dhe nëna e tij ishte Hantame bint Hisham, prej fisit Benu Mahzum. Babai i tij ishte i njohur për intelingjencën e tij në mesin e fisit.[9] Omeri tha për babain e tij: "Babai im, Hatabi ishte njeri i pamëshirshëm. Ai më thonte që të punoja punë të vështirë, nëse nuk punoja, ai më rrihte dhe më thonte të punoja derisa lodhesha."[10]

Kur ishte i ri, ai mësonte si të shkruaj dhe të lexoj. Edhe pse nuk ishte poetë, ai e donte poezinë dhe literaturën.[11] Sipas Kurejshëve, kur Omeri ishte në moshën e adoleshencës, ai mësonte artet marciale, si të kalërojë dhe mundjen. Ai ishte i gjatë dhe i fuqishëm.[11][12]

Ai u bë tregtar dhe ka bërë shumë udhëtime në Romë dhe Persi, ku thuhet se ka takuar dijetarë të ndryshëm dhe ka analizuar shoqërinë romake dhe persiane.

Gjatë kohës së Muhammedit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para konvertimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur Muhammedi filloi të predikojë mesazhin e tij për islamin, si të gjithë të tjerë, edhe Omeri e kundërshtonte Muhammedin dhe gjithashtu ka dashur edhe ta vrasë Muhammedin. Ai ka mbrojtur religjionin tradicional poleteist të Arabisë. Për shkak të persekutimit të tij, Muhammedi i urdhëroi disa që të migrojnë në Abisini.

Konvertimi në Islam[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një vit pas migrimit në Abisini, Omeri pranoi islamin. Historia u rrëfye nga Ibn Is'hakuSirah-n e tij. Omeri ishte në rrugë për ta vrarë Muhammedin. Gjatë rrugës, Omeri takoi shokun e tij më të mirë Nua'im bin Abdullah i cili e kishte pranuar islamin pa dijeninë e Omerit. Kur Omeri i tregoi atij se ishte në rrugë për ta vrarë Muhammedin. Nua'im i tha atij: Pasha Zotin, ti e ke mashtruar veten, o Omer! A mendon se Banu Abd Manaf do të lëjnë që të ikësh i gjallë pasi e vranë Muhammedin? Pse nuk kthehesh në shtëpinë tënde dhe t'a lësh këtë punë?"[13]

Nuaim el-Hakim i tregoi atij se motra e tij dhe burri i saj e kanë pranuar Islamin. Kur arriti në shtëpi, Omeri e gjeti motrën e tij dhe kunatin e tij Said bin Zejd duke lexuar ajetin e sures Ta Ha.[14] Ai filloi të grindet me kunatin e tij. Kur motra erdhi për ta shpëtuar burrin e saj, edhe ajo filloi të grindet me Omerin. Ata vazhdimisht thanë: "Ti mund të na vrasësh, por na nuk do të heqim dorë nga Islami". Kur Omeri e dëgjoi, ai e goditi me shuplakë motrën e tij aq shumë saqë ajo u rrëzua dhe doli gjakë nga goja e saj. Pasi e pa se çfarë i bëri të motrës, ai u qetësua dhe i kërkoi motrës që t'i thotë se çfarë recitoi. Ajo iu përgjigj: "Ti je i papastër dhe njerëzit e papastër nuk bën ta prekin Librin." Ai insistoi, por motra e tij nuk e la derisa ta pastron trupin e tij. Ai bëri siç i tha motra e tij dhe filloi të lexojë ajetin: Me të vërtetë, Unë jam Allahu; s'ka zot tjetër përveç Meje; andaj, vetëm Mua më adhuroni dhe faleni namazin, për të më kujtuar Mua! (Ta-Ha 20:14) Kur Omeri e dëgjoi, ai filloi të qajë. Kur Omeri doli jashtë, dikush i tha atij: "O Omer! Përgëzime. Dje Muhammedi i'u lut Allahut, "O Allah! Forcoje Omerin ose Ebu Xhehlin me Islam. Duket se lutja e tij iu përgjigj ty."[15]

Pastaj Omeri shkoi tek Muhammedi me shpatën e tij dhe e pranoi Islamin përballë tij. Kur Omeri e pranoi Islamin, ai ishte 39 vjeç.[16]

Pas konvertimit, Omeri informoi prijësin e Kurejshëve Amr ibn Hishamin. Thuhet se njëherë Omeri fali namazin haptaz përball Qabesë, Amr ibn Hisham dhe Ebu Sufjan ibn Harb, thuhet se e shikuan me zemërim.[17] Kjo i ndihmoi myslimanët që ta praktikonin Islamin haptazi. Omeri sfidonte çdokënd i cili guxonte t'i ndalonte myslimanët që ta falin namazin, edhe pse askush nuk guxonte të ndërhynte kur Omeri ishte duke u falur.

Konvertimi i Omerit rriti fuqinë tek myslimanët dhe besimin islam në Mekë. Pas kësaj ngjareje, myslimanët falin namazin në Xhaminë e Shenjtë për herë të parë. Abdullah ibn Mesudi thonte:

Konvertimi i Omerit ishte fitorja jonë, migrimi i tij në Medine ishte suksesi ynë. Ne nuk mund ta falnim namazin në Xhaminë e Shenjtë derisa Omeri e pranoi Islamin. Kur ai e pranoi Islamin, Kurejshët na e lejuan faljen e namazit në xhami.[18]

Vdekja e Muhamedit a.s[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur Muhammedi vdiq më 8 qershor 632, fillimisht Omeri nuk e pranonte se ai ka vdekur.[19] Thuhet se Omeri e rrihte çdokënd i cili thonte se Muhammedi ka vdekur. Omeri thonte: Muhammedi nuk ka vdekur, ai ka shkuar te zoti i tij sikur Musa që shkoi, kur u largua nga njerëzit për katërdhjetë netë e pastaj u kthye. Pasha Allahun, i dërguari i Allahut do të kthehet ashtu sikur Musa që u kthye tek njerëzit e tij dhe ai do t'iu presë duart dhe këmbët atyre të cilët thanë se ai ka vdekur.[20]

Ebu Bekri u ngrit dhe i'u tha publikisht:

Kush e ka adhuruar Muhammedin, le ta dijë se (Muhammedi) ka vdekur, dhe kush e ka adhuruar Allahun, le ta dijë se Allahu është gjallë dhe nuk vdes kurrë.[21]

Pastaj Ebu Bekri e recitoi ajetin:

Muhammedi është vetëm Profet. Por edhe para tij ka pasur pejgamberë. E, nëse vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa?[21]

Pasi e dëgjoi, Omeri u rrëzua në gjunjë dhe e pranoi vdekjen e tij. Sipas myslimanëve sunni, mohimi i Omerit për vdekjen e tij ishte për shkak dashurisë së thellë që kishte."[19]

Shënimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Shqip: Ai që dallon (të vërtetën nga e pavërteta)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ ibn Sa'ad, 3/ 281
  2. ^ Majlisi, Muhammad Baqir. Mir'at ul-Oqool (në anglisht). Vëll. 21. fq. 199.
  3. ^ Al-Tusi, Nasir Al-Din. Al-Mabsoot (në anglisht). Vëll. 4. fq. 272.
  4. ^ Ahmed, Nazeer, Islam in Global History: From the Death of Prophet Muhammad to the First World War, American Institute of Islamic History and Cul, 2001, p. 34. ISBN 0-7388-5963-X.
  5. ^ Hourani, p. 23.
  6. ^ "The Caliphate". www.jewishvirtuallibrary.org (në anglisht).
  7. ^ "Hadith - Book of Companions of the Prophet - Sahih al-Bukhari - Sunnah.com - Sayings and Teachings of Prophet Muhammad (صلى الله عليه و سلم)". sunnah.com (në anglisht).
  8. ^ "Hadith - Book of Companions of the Prophet - Sahih al-Bukhari - Sunnah.com - Sayings and Teachings of Prophet Muhammad (صلى الله عليه و سلم)". sunnah.com (në anglisht).
  9. ^ Qazi, Moin. Umar Al Farooq: Man and Caliph (në anglisht). Notion Press. ISBN 9789352061716.
  10. ^ Muhammad Husayn Haykal (1944). Al Farooq, Umar. Chapter 1, p. 45.
  11. ^ a b Haykal, 1944. Chapter 1.
  12. ^ Muhammad ibn Xherir Taberi, Historia e Profetëve dhe Mbretërve
  13. ^ "Umar's Conversion to Islam". Al-Islam.org (në anglisht). Marrë më 2016-08-04.
  14. ^ as-Suyuti, The History of Khalifahs Who Took The Right Way (London, 1995), pp. 107–108.
  15. ^ Al Mubarakpury, Safi ur Rahman (2002). Ar-Raheeq Al-Makhtum (The Sealed Nectar) (në anglisht). Darussalam. fq. 130–131. ISBN 9960-899-55-1.
  16. ^ Tartib wa Tahthib Kitab al-Bidayah wan-Nihayah by ibn Kathir, published by Dar al-Wathan publications, Riyadh Kingdom of Saudi Arabia, 1422 Anno hegiræ (2002), compiled by Muhammad ibn Shamil as-Sulami, p. 170, ISBN 978-9960-28-117-9
  17. ^ Armstrong, p. 35.
  18. ^ Serat-i-Hazrat Umar-i-Farooq, Mohammad Allias Aadil, p. 30
  19. ^ a b as-Suyuti, The History of Khalifahs Who Took The Right Way (London, 1995), pp. 54–61.
  20. ^ "The Biography of Abu Bakr As-Siddeeq". archive.org (në anglisht).
  21. ^ a b http://sunnah.com/bukhari/62/19