Hafsa bint Omer
Hafsa bint Omer | |
---|---|
![]() | |
Njohur për | Gruaja e Profetit Muhammed, Nëna e Besimtarëve |
Hafsa bint Omer (arabisht: حفصة بنت عمر; c. 605-665) ishte një nga gratë e profetit Muhammed dhe për këtë arsye Nëna e Besimtarëve.
Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Hafsa ishte bija e Omer ibën el-Hatabit dhe Zejneb bint Madhuvn . Ajo u lind "kur Kurejshët po ndërtonin Qaben, pra pesë vjet para se Profeti të dërgohej, dmth në 605.[1]
Martesa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ajo ishte e martuar me Hunais ibn Hydhejfe, por ngeli e ve në gusht 624. [2]
Sapo Hafsa kishte përfunduar periudhën e pritjes, i ati Umeri i ofroi dorën Osman ibn Afanit, dhe më pas Ebu Bekrit ; por ata të dy e refuzuan atë. Kur Omeri shkoi tek Muhammedi për t'u ankuar për këtë, Muhammedi u përgjigj: "Allahu do ta martojë Osmanin me një më të mirë se vajzën tënde dhe do ta martojët me vajzën tënde me një më të mirë se Osmani". [3]
Muhammedi u martua me Hafsan në Shaban AH 3 (në fund të Janarit ose në fillim të Shkurtit 625). [4] Kjo martesë "i dha Profetit mundësinë për t'u bashkuar me këtë pasues besnik", [5] Dmth Omerin, i cili tani u bë vjehrri i tij.
Vepra e sajë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kur Osmani u bë Kalif, e përdori kopjen e Hafsas kur standardizonte tekstin e Kuranit . [6] Gjithashtu thuhet se ka transmetuar gjashtëdhjetë hadithe nga Muhamedi.[7]
Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ajo vdiq në Shaban AH 45, pra, në Tetor ose Nëntor 665. Ajo është varrosur në varrezat el-Baki pranë Nënave të tjera të Besimtarëve.[8] [9]
Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Muhammad ibn Saad, Tabaqat vol. 8.
- ^ Muhammad ibn Saad, Tabaqat vol. 3.
- ^ Ibn Saad/Bewley vol. 8 pp. 56-58.
- ^ Ibn Saad/Bewley vol. 8 p. 58.
- ^ Margoliouth, D. S. (1905).
- ^ Bukhari 6:60:201.
- ^ Siddiqi, M. Z. (2006).
- ^ Ibn Saad/Bewley vol. 8 p. 60.
- ^ Ahmad ibn Muhammad al-Sayyari (2009). Kohlberg, Etan; Amir-Moezzi, Mohammad Ali (red.). "Revelation and Falsification: The Kitab al-qira'at of Ahmad b. Muhammad al-Sayyari: Critical Edition with an Introduction and Notes by Etan Kohlberg and Mohammad Ali Amir-Moezzi". Texts and studies on the Qurʼān. BRILL. 4: 103. ISSN 1567-2808.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)