Jump to content

Çarshia e Ulqinit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia e Namazgjahut dhe Sahat Kulla e Ulqinit.

Çarshia ose Pazari (në të folmen ulqinake: Mezgjahu) është një lagje në UlqinMalit të Zi e cila lidh Qytetin e Vjetër me pjesën e re të qytetit. Çarshia me mbi 200 dyqane, me xhami dhe me disa objekte të tjera i jep kësaj pjese të Ulqinit një atmosferë orientale.

Çarshia është qendra e qytetit, vendi ku krijohet dhe koncentrohet një sferë e fortë shpirtërore, e kulturës, normës etike dhe fetare. Kumbimi që vinte nga dyqanet jepte një gjallëri të veçantë. Në çarshi nuk vihej vetëm për te tregtuar por edhe për të shëtitur. Udhëpërshkruesit e huaj shënuan se shëtitja nëpër rrugët kryesore te Ulqinit bënte pjesë në ngjarjet më interesante në mbarë Orientin. Përshtypje të veçantë tek ata linte kombinimi i veshjeve të bukura të Ulqinit, e cila tradicionalisht mund të shihet ditëve të pazarit, të martën dhe të premten.

Zhvillimi historik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çarshia e Ulqinit është zhvilluar si pjesa tregtare dhe zejtare e qytetit. Paraqitja e kësaj pjese ka filluar në fundi të shekullit 17 dhe vazhdoni në shekujt 18 dhe 19. Është tipike për kohën kur është formuar, dhe sot lidh Qytetin e Vjetër me pjesën e re të qytetit, gjëgjësisht me lagjet e qytetit: Totoshin, Meranë, Malin e Bardhë dhe Mëhallën e Re.[1]

Objektet dhe arkitektura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Objektet elementare të çarshisë janë dyqanet tregtare dhe punishtet zejtare, që janë kryesisht në vendosura në katin përdhes. Përveç statusit tregtar, çarshia ka statusin e qendrës fetare dhe administrative. Kështu në Ulqin, Xhamia e Namazgjahut e cila ndodhet mbrenda kësaj bashkësie, përfaqëson xhaminë kryesore të qytetit. Sahat Kulla e Ulqinit, një objekt i lartë, i ndërtuar prej gurit është objekti i vetëm i këtij lloji në Ulqin, që së bashku me minarenë e xhamisë japin një model vizual.

Objektet aktuale kryesisht janë të rindërtuar apo të restauruar. Sanimi, rekonstruktimi dhe intervenimet e tjera në këto objekte janë kryer jo profesionalisht, kundër principeve të ruajtjes së trashëgimisë arkitekturore. Me përdorimin e materialeve dhe elementeve arkitekturore jo adekuate dhe e detajeve pseudo-stilistike është shkatërruar pamja autentike e objekteve dhe pamja tradicionale e ambijentit të çarshisë.[1]

  1. ^ a b Prostorno urbanisticki plan opstine Ulcinj Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine – mrt.gov