Çeçenët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Pesë burra çeçenë, të veshur me kostumin mashkullor çoha të Kaukazit, fundi i shekullit 19

Çeçenët (çeçenisht: Нохчий Noxçiy; çeçenishte e vjetër: Нахчой Naxçoy) janë një grup etnik kaukazian që i takon popujve vajnahe me prejardhje nga rajoni i Kaukazit verior të Evropës lindore. Ata i referohen vetëvetes si vajnahë (që do të thotë "populli ynë" në çeçenisht) ose nohçij (njëjës nohçi, nahçuo ose nahtçe).[1] Çeçenët dhe popujt ingushë njihen kolektivisht si vajnahë. Sot, shumica e çeçenëve jeton në Republikën Çeçene, një njësi administative e Federatës Ruse.

Prejardhja e fjalës çeçen[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjala "çeçen" të parë herë haset në burime arabe të shekullit VIII. Sipas traditës popullore, termi rus "çeçen" vjen nga emri i fshatit Çeçen-Aul. Fjala "çeçen", megjithëatë, haset në burime ruse qysh në vitin 1692 dhe rusët me shumë mundësi e kanë marrë nga gjuha kabardiane "shashan".[2]

Përhapja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çeçenët janë kryesisht banorë të Çeçenisë, Rusi. Ka gjithashtu popullata të rëndëishme çeçene në pjesë të tjera të Rusisë (si në Dagestan, Ingusheti dhe Moskë).

Jashtë Rusisë, shtete me një diasporë të konsiderueshme çeçene janë Kazakistani, Turqia, Azerbajxhani dhe disa shtete të Lindjes së Mesme (posaçërisht Jordania dhe Iraku). Diaspora çeçene u largua gjatë Luftës kaukaziane (ku u bë aneksimi i Çeçenisë nga Rusia në vitin 1850), deportimit stalinist të vitit 1944, si dhe gajtë luftërave çeçene.[3]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Wikisource Chisholm, Hugh, red. (1911). "Chechenzes" . Encyclopædia Britannica. 6 (bot. 11th)). Cambridge University Press. f. 21. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Jaimoukha p.12
  3. ^ Chechnya's Exodus to Europe, North Caucasus Weekly Volume: 9 Issue: 3, The Jamestown Foundation, January 24, 2008