Kaukazi (rajon)
Kaukazi (armenisht : Կովկաս Kovkas, në gjuhën Azerbajxhanie: Qafqaz, në atë gjeorgjiane : კავკასია K'avk'asia, greqisht: Καύκασος, Persisht قفقاز Ghafghaz, rusisht: Кавказ , Osetisht: Кавказ, në gjuhën çeçene: Кавказ, turqisht: Kafkasya, arabisht: قوقاز qawqāz) është një rajon gjeopolitik në kufirin e Evropës dhe Azisë.
Kjo tërësi gjeografike shtrihet midis Detit të Zi dhe Liqenit Kaspik. Në mes pjesës së poshtme të lumit Don, në veri nëpër kufirin shtetërorë në mes Armenisë me Turqinë dhe Armenisë dhe Azerbajxhanit me Iranin. Kufiri perëndimorë përputhet me Detin e Zi dhe Detin Azov e ai lindor me Liqenin Kaspik.
Kaukazi jugor njihet si hapsirë ku jetojnë shuë popuj- rreth 100, me fe krishtere (kryesisht ortodoks) e islame, indoevropian e mongolë. Armenët e gruzianët janë popuj të vjetër. Armenët e përbëjnë 98 % të popullsisë së vendit, gruzianët 70% dhe azerbejxhanët 90% të popullsisë së vendeve të tyre. Në Armeni jetojnë edhe azerbejxhanët (2,6%), pastaj kurdët (1.7%, rusët !.(6%) e të tjerë. Në Gruzi jetojnë përpoos gruzianëve, edhe armenët (8%), azerbejxhanët rreth (6%), rusët (6%) etj., ndërsa në Azerbejxhan rusët (3%), armenët (2%) tatarët, lesgurët etj.
Kaukazi Verior zën pozitën jugore të Rusisë. Shtrihet në mes të pjesës së poshtme të luginës së lumit Don, në veri, dhe malit Kaukaz, në jug. Kufiri verior përputhet me Detin e Zi dhe Detin Azov e ai lindor me Liqenin kaspik. Kaukazi Verior përfshinë krahinat Rostov, Krasnodar, Stavropol, republikat autonome të Rusisë: Dagestan, Kalmiç, Korbadino-Ballkare, Osetinë Veriore, dhe Çeçeno-Igushinë. i tërë ky teritor përfshinë 457,000km2 në të cilin kanë jetuar rreth 18 milion banorë (1999).
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Armenisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Rusisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Azerbajxhanit është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Gjeorgjisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |