Stavro Skëndi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stavro Skendi (1905, Korçë; - 17 gusht 1989, Long Island), ishte një linguist, etnolog dhe historian shqiptaro-amerikan.[1]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stavro Skëndi u lind në Korçë në vitin 1906. Mësimet e para i morri në vendlindje ndërsa studimet i vazhdoi më tutje në Robert KolejiStamboll, ku edhe diplomoi në vitin 1928.[2] Ai i vazhdoi studimet edhe në Universitetin e Gjenevës dhe pas përfundimit të studimeve u kthye në Shqipëri, ku filloi punën si mësimdhënës në Shkollën e Tregtisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore luftoi në anën e Ballit Kombëtar. Në vitin 1946, ai emigroi në SHBA, dhe u regjistrua në Universitetin Kolumbia si një kandidat për Ph.D. e të cilën përfundoi në vitin 1951. Pas diplomimit filloi punën si ligjërues i fakultetit në programin East-Central Europe, i specializuar në studimet e gjuhëve të Ballkanit. Ai e pasoi Nelo Drizarin si ligjërues dhe mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe gjuhëve jugollave në Universitetin Kolumbia nga viti 1954 e deri në pensionimin e tij në vitin 1972. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ai kultivoi interesin e tij për studimet e gjuhës shqipe, si dhe duke u marrë me shkrime dhe botime të shpeshta.

Skendi ishte një Bursist i Guggenheim (Guggenheim Fellow) në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, New Jersey.[3]

Vepra të zgjedhura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Gjendja e Shqiperise sot dhe detyra e Shqiptarvet. (The situation of Albania today and the duty of the Albanians.) Konference e dhene ne Detroit, me 19 prill, 1953. Detroit 1953.
  • Albanian political thought and revolutionary activity, 1881–1912. München 1954.
  • Albanian and South Slavic oral epic poetry. American Folklore Society, Philadelphia 1954.
  • The political evolution of Albania, 1912-1944. Mid-European Studies Center, New York 1954.
  • Albania. (With Mehmet Beqiraj, George Bossy, Robert F. Byrnes.) Atlantic Pr., London 1957.
  • Mendimi politik dhe veprimtarija kryengritese shqiptare, 1881–1912. (Political opinion and the activities of the Albanian uprising, 1881–1912) New York 1958.
  • The history of the Albanian alphabet: a case of complex cultural and political development. R. Oldenbourg, München 1960.
  • The emergence of the modern Balkan literary languages: a comparative approach. Otto Harrassowitz, Wiesbaden 1964.
  • Crypto-Christianity in the Balkan area under the Ottomans. American Association for the Advancement of Slavic Studies, 1967.
  • The Albanian national awakening, 1878-1912. Princeton University Press, Princeton, N.J. 1967.
  • Kačić's "Razgovor" and Fishta's "Lahuta e Malcís". Wiesbaden 1968.
  • Language as a factor of national identity in the Balkans of the nineteenth century. American Philosophical Society, Philadelphia 1975.
  • Balkan cultural studies. East European Monographs, Boulder, [Colo.]; distributed by Columbia University Press, New York 1980.
  • Zgjimi kombëtar shqiptar: 1878-1912. (The awakening of the Albanian nation: 1878-1912.) Tirana/Phoenix 2000.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq. 2357 - 2358. ISBN 978 99956 10 32 6
  2. ^ Peter Prifti; Rafaela Kondi (2000).
  3. ^ "NYT Obituary: Stavro Skendi, 82, a Professor at Columbia". The New York Times. 1989-08-20. Marrë më 2008-05-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)