Jump to content

Bajram Ligu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bajram Ligu (Prongji, 1880 - 1943) ka qenë pjesëtar i Lëvizjes Kaçake dhe i çetës së Çerçiz Topullit.

U lind në Prongji, i vëllai Riza Ligu ishte mik i ngushtë i Çerçizit, e për nder të kësaj miqësie e quajti djalin e tij Çerçiz. Bajram Ligu që në moshë të re bëhet anëtar i çetës së Çerçiz Topullit edhe pse kapedani nuk donte sepse ishte i ri dhe shëndetlig, i sëmurë me azmë. Por e mori nën mbrojtje Mihal Grameno, që këmbënguli të ishte pjesë e çetës, akt ky që do shënonte një miqësi dhe vëllazëri mes Bajramit dhe Mihalit.

Dy herë shkuan në Gjirokastër Harejdini dhe Asllani, për të vrarë Bimbashin, po mjerisht nuk patën fatin, meqenëse nuk e gjetën. Kur deshnin të vinin të tretën herë, na ndodhi një episod. Lebërit, domethënë shokët tanë, kishin biseduar veçanërisht e kishin vendosur që Bimbashin ta vrasin lebërit, se e kishin turp tu këndohej kënga toskëve ! Domosdo e pranuam këtë vendim edhe këtë barrë e morrën përsipër Hito Lekdushi me Bajram Prongjinë.

Ishte e hënë, 25 shkurt 1908, ditë tregu, kur u nisën Hitoja me Bajramin për në Gjirokastër...

Më orën 11:15, kohë e drekës, dëgjojmë të zbrazura pushke edhe, pas pak sekonda, shohim Hiton me Bajramin që të dalin nga qyteti, duke rendur me gjashtorët në dorë. Studiuesi Xhevat Majko Lluri në librin e tij me titull Prongjia dhe njerëzi e saj shkruan : "Bimbash turk Gisinja u vra më 23 shkurt të vitit 1908 rreth orës 11 të drekës në rrugën e Hazmurat ku kalonte për ditë Bimbashi. Të dy trimat kishin zënë pusi dhe kryen vrasjen e tij. Hitua neutralizoi rojen e tij duke e qëlluar në dorë, ndërsa Bajrami qëllon me tre plumba Bimbashin, i cili ra përdhe i mbytur në gjak."

Bajram Ligu ka qenë anëtar edhe i Lidhjes Patriotike Shqiptare duke luftuar në çdo zonë të Shqipërisë së Jugut. Në vitet 1913-1914, ai luftoi kundra ushtarëve grekë që kërkonin aneksimin e jugut të Shqipërisë. Më 1914 në Prongji vijnë 200 ushtarë grekë dhe gjënë e parë që bënë arrestuan Bajramin. Nga torturat në burg grekët i thyen disa brinjë dhe i prenë njërin vesh pasi e akuzonin për vrasjen e Dhespotit të Korçës Fotin. Dhespot Foti u vra sepse kishte dhënë urdhër për tu vrarë Papa Kristo Negovani dhe vëllai i tij Theothosin. Kjo akuzë bëhej sepse Bajram Ligu njihej për trimëri dhe ishte njëri nga atentatorët e Bimbash turkut më 1908. Pas thyerjeve të brinjëve dhe prerjen e veshit, fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dërguan komandës greke me anë të majko Llurit për lirimin e tij. Pas marrjes së shumës në flori komandanti grek dha urdhër që Bajrami i sakatur të lirohet.

Si anëtarë i çetës së Çerçizit, Bajram Ligu luftoi kudo përkrah Çerçizit. Ata luftuan sëbashku në korrik të 1908 në Dibër, Manastir, Tetovë, Shkup e deri në Selanik në lëvizjen që njihet në histori Revolucioni i Xhonturqëve.

Në luftën e Vlorës më 1920 Bajram Ligun e gjejmë në krye të çetës së Prongjiasve dhe ju bashkangjitën çetës së Selam Musait duke luftua kundër italianëve. Duhet thënë se Bajram Ligu njihej me Selam Musain më herët sepse edhe Selam Musai kishte qenë anëtarë i çetës së Çerçiz Topullit ku kishin luftuar përkrah njeri-tjetrit për disa vite në luftën për liri kombëtare.

Bajram Ligu ka luftuar edhe më 1939 kundër pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Gjatë kësaj lufte ai u plagos rëndë dhe plaga nuk ju pastrua, nuk u shërua plotësisht duke ju kthyer në kancer dhe me kalimin e viteve vdes më 1943. Larg familjes, la pas 5 fëmijë : Museretin, Nebiun, Dashon dhe vajzat Zilikën dhe Neimen. [1]

  1. ^ Mihal Grameno "Novela dhe kujtime", në fq.188, Shkup, 2004

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]