Asim Aliko

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Asim Aliko ishte një spiun shqiptar, drejtues i Sigurimit të Shtetit dhe ish partizan i Luftës Nacionalclirimtare.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Asim Aliko lindi në Bolenë të Vlorës. Që në moshë të re ai u inkuadrua në radhët e forcave partizane, ku u shqua për trimëri të rrallë. Pas çlirimit deri në vitin 1946, ai ka mbajtur postin e shefit të sigurimit shqiptar. Më pas, së bashku me Kadri Hazbiun dhe agjentë të tjerë të sigurimit realizoi me sukses shumë misione në eliminimin e bandave, të cilat përpiqeshin për të rrëzuar pushtetin e sapo ngritur në atë kohë. Ai mori pjesë në radiolojat më të famshme të sigurimit të shtetit si të njohur me emrat "Liqeni i Vajkalit", "Buza e Bredhit" dhe "Fronti i Rezistencës". Asim Aliko ka punuar për shumë vjet në radhët e sigurimit të shtetit ku ka pasur poste shumë të rëndësishme drejtuese. Ai mbante pseudonimin Tomori dhe njihej për dollitë që ngrinte. Kolegu i tij me të cilin bashkëpunonte më shumë ishte Heroi i Popullit, Hekuran Pobrati.[1]


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Gazeta Panorama (15 mars 2017). "http://www.panorama.com.al/ish-Sigurimsi mark dodani shperthen pas dekorimit te 400 diversanteve qe solli cia ne shqiperi". Marrë më 1 nëntor 2017. {{cite news}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)