Mic Sokoli
Mic Sokoli | |
---|---|
![]() | |
Lindi më | 15 Nëntor, 1839 |
Vendlindja | Fang, Perandoria Osmane. |
Vdiq më | 11 Prill, 1881 |
Vendvdekja | Slivovë, P. Osmane |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | prijës fisnor |
Mic Sokoli (1839-1881) është i një figurë nacionaliste shqiptare, luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, lëvizjes prej së cilës ra dëshmor.
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
U lind më 1839 në Fang të Bujanit (sot në Rrethin Tropojë), të Malësisë së Gjakovës në kohën e Perandorisë Osmane.[1] Ishte i biri i Ramë Alisë të Mul Osmanit, në familjen e bajraktarëve të Krasniqes, dhe nga i pari i tyre u quajtën Mulosmanajt. Në pinjojt e kësaj shtëpie detyra e bajraktarit lëvizte mes vëllezërve, në kohën e Micit bajraktar ishte kushëriri i tij i dytë Halili i Binak Alisë.[2]
Mori pjesë në lëvizjet e ndryshme të Lidhjes së Prizrenit, që me Aksionin e Gjakovës e më pas në mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë nën Ali bej Gucinë, ku luftoi në betejën e Nokshiqit.
Në prill të 1881, duke përkrahur krahun autonomist brenda Lidhjes, njësitë e së cilës të komanduara nga Sulejman agë Vokshi u ndeshën me trupat osmane të komanduara nga Dervish Pasha në Slivovë, ku dhe vdiq duke i vënë gjoksin topit.[1]
Trashëgimia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Akti i tij i të vënit gjoksin topit u cilësua akt heroik, duke parë se si bashkëluftëtarët e tij po zmbrapseshin para topit. Për bëmën e tij, populli i këndoi këngë si "Xhamadani i Trimnisë",[3] "Mich Sokoli n'dy tagana".[4]
Republika Popullore e Shqipërisë i dha titull "Hero i Popullit".
Piktori Sali Shijaku më 1969 i bëri një tablo momentit të fundit të jetës së heroit[5] dhe Sulejman Krasniqi shkroi një roman me titullin "Mic Sokoli".[6]
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania. Scarecrow Press, Inc. Marrë më 3 nëntor 2012. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Ulqini, Kahreman (1991). Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror. Tiranë: Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë. f. 58. OCLC 39215998. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Spiro Shetuni (2011). "Albanian Traditional Music: An Introduction, with Sheet Music and Lyrics for 48 Songs". McFarland. f. 65. ISBN 9780786486304. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Qemal Haxhihasani, Agron Xhagolli (1985). "Folklor kosovar, 1". Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore. f. 174. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Les Lettres Albanaises". Union des écrivains et artistes d'Albanie. 1979. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Studia Albanica, Volume 23". Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë. 1986. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)