Binak Alia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Binak Alia (1805 - 1895)

Binak Ali Mulosmanaj (1805 - 1895) i njohur si Binak Alia i fisit Krasniqe, nga Malsia e Gjakovës), aktivist politik e juridik, pjesmarrës në kuvendin e Lidhjes së Prizreni.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Binak Alia lindi ne Bujan, bashkia Bajram Curri. Biri i Ali Mulosmanaj.

Binak Alia ishte një personalitet i shquar i cili luante një rol te gjykatësit popullor brenda shoqërisë shqiptare nën pushtimin osman, shoqëri e cila logjikonte ndryshe nga ligjet zyrtare në fuqi. Binak Alia u aktivizua edhe në rrjedhat politike të ndryshimeve politike gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit.

Veprimet dhe gjykimet e nxjerra nëpër oda nga Binak Alia, për disa gjenerata janë përdorur si gjykime të drejta brenda traditës kanunore shqiptare. Ky mendim është vërejtur ndër popullsinë shqiptare edhe pas luftës së dytë botërore në troje të cilat kishin mbetur nën qeverisjen administrative sllave dhe si duket ato gjykime vlersohen si të drejta edhe në ditët tona.

Për veprimtarine e tij, Binak Alia ishte bërë aq i njohur sa që me kalimin e kohës u shndërrua si një figurë mitologjike e drejtësisë tradicionale shqiptare.

Për ndikimin e gjykimeve të tij në popull flet fakti që edhe tri vite pas vdekjes së Binak Alise, në shtëpinë e tij, për kryeshnoshje vinin nga troje të ndryshme shqiptare. [1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Muhamet Pirraku në Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë 1989, fq.167