Bajraktari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Bajraktari shq. flamurtari ka qenë kryetari i institucionit administrativo-ushtarak osman të bajrakut.

Bajraktarët ndër viset shqiptare[redakto | redakto tekstin burimor]

Sa u përket viseve shqiptare përmendja e parë e ofiqit të bajraktarit ndodh më 1783[1]. Sipas Durham dhe Hasluck posti i bajraktarit ka qenë i trashëgueshëm, por sipas Zojzit ndër të gjitha pozitat e fisit vetëm posti i bajraktarit nuk ka qenë i trashëgueshëm për shkak se sherre për kryesinë mund të lindnin gjithnjë[2].

Një bajraktar nga Veriperëndimi (Malësia e Madhe) paguhej trefish dhe merrte tri racione. Bajraktari i Shalës merrte dy pagesa dhe dy racione, një si bajraktar dhe tjetra si individ. Gjithashtu merrte pagesa dhe racione për tre të besuar të tij, dy prej të cilëve e ndiqnin në luftë, ndërsa i treti i ruante familjen, shtëpinë dhe katandinë.

Si administrator bajraktari nuk kishte rrogë fikse, megjithatë fitonte prej pleqnive, tek të cilat paguhej sa një plak ose pleqnar. Sipas dokeve të zonave bëheshin edhe pagesat[3].

Burime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Ralph S., The Archaeology of Violence: Interdisciplinary Approaches, SUNY Press, 2013, fq. 150. ISBN 9781438444437
  2. ^ Stahl P., Household, Village and Village Confederation in Southeastern Europe, Eastern European Monographs, 1986, fq. 137. ISBN 9780880330947
  3. ^ Hasluck M., The Unwritten Law in Albania, Cambridge University Press, 2015, fq. 123. ISBN 9781107586932