Rrok Zojzi
Rrok Zojzi (Shkodër, 16 nëntor 1910 - Tiranë, 1995) ka qenë etnograf dhe etnolog shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Shkodër, i biri i Shtjefën dhe Pina Zojzit.[1] Pasi mori arsimin e mesëm në qytetin e lindjes, duke bërë detyrën e arsimtarit, u mor edhe me alpinizëm, me kërkime, gjeografi e sidomos në fushën e etnokulturës. Gjatë viteve ‘30-’40 ai bëhet i njohur me shkrimet në revistat “Hylli i Dritës”, “Drini”, “Vatra shqiptare”, etj.[2]
Në vitin 1942 Zojzi përgatiti 34 ligjërata gjeografiko-etnologjike, për Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, që u shfrytëzuan nga radio “Tirana”, radio “Korça” e radio “Kosova”. Në vitin ‘46 e motra, Maria dhe burri i saj u pushkatuan gjatë rezistencës antikomuniste të Postribës dhe kjo do ndikonte në jetën e Rrokut, i cili gjithnjë është parë si njeri me “cene në biografi”.[2]
Më 1947 u emërua në krye të sektorit të etnografisë dhe e drejtoi këtë sektor deri sa doli në pension[3] në vitin 1976.[2] Bashkëpunoi ngushtë me Dom Frano Illinë, i cili ndonëse nuk qe bashkëpunëtor i Sektorit të Etnografisë, depozitoi në arkivin e Institutit të Kulturës Popullore Kanunin e Skënderbeut.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Radovani, Fritz (4 dhjetor 2016) [1992]. "Edhe nji Marije tjetër mbas Maria Shllakut rroku armët... 70 vjetori i vrasjes..." fjalaelire.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ a b c Mile, Alma (17 nëntor 2005). "Rrok Zojzi, mes mitit dhe harresës". forumishqiptar.com. Shekulli. - Nr. 318. fq. 19. Marrë më 5 maj 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bardhoshi 2016, pp. 181-182.
- ^ Bardhoshi, Nebi (2016). Antropologjia e Kanunit. Tiranë: Pika pa sipërfaqe. fq. 121–122. ISBN 978-9928-185-38-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)