Kanuni i Skënderbeut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Kanuni i Skenderbeut[redakto | përpunoni burim]

Me hulumtimin, grumbullimin e materialeve të së drejtës zakonore skënderbegiane ishin marr studiues të ndryshëm si Marin Sirdani, Qemal Haxhihasani, Zef Valentini, Rrok Zojzi, Kristo Frashëri etj. Mirëpo punën e tyre e ka tejkaluar, i vetmi dhe i pari deri më sot, Dom Frano Ilia, i cili materialin e grumbulluar e ka sistemuar në trajtën e një kodi monumental, të cilin e botoi, pas vuajtjeve dhe peripetive të mëdha e të shumta, më 1993, e jo më 1996 siç shkruan histori ynë Kristo Frashëri[10]. Ndryshe nga etnografët e tjerë, materialet e së drejtës zakonore, që Dom Frano Ilia i grumbulloi, jo vetëm në krahinën e Kurbinit, por edhe në krahinat për rreth, të Shqipërisë Qendrore, i pagëzoi me të drejtë me emrin: Kanuni i Skënderbeut.

Veprova kështu, shkruan në Parathënie, Dom Ilia, pasi vërtetova mirë se të gjitha këto krahina kishin një “kanun” të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Heroi Kombëtar. Këto norma të së drejtës së pashkruar, që janë regjistruar me një pedantëri të rrallë nga etnografi ynë i madh i madh kanë qenë në fuqi jo vetëm në periudhën e Motit të Madh, por edhe më pas.

Që Kanuni i Skënderbeut vepronte edhe në shekullin XIX, për shembull në Malësinë e Dibrës, kemi dëshmi jo vetëm nga Hahn, por edhe nga konsulli rus, M. Hirtovi, i cili ndër të tjera ka shënuar se në Dibrën e Poshtme ishte ende në fuqi, “një fare kanuni i lashtë, i trashëguar gojarisht brez pas brezi, që i atribuohet prijësit të lavdishëm shqiptar, Gjergj Kastriotit, i cili njihet me emrin Kanuni i Skenderbeut”, mirepo e drejta qendron në faktin se Kanuni i Skenderbeut, sipas materialit dhe dëshmise konkrete[13] shtrihej ne Shqipërine Qendrore ndër krahinat e Principates se Kastrioteve e te ndikimit te tyre: Kruje, Mat, Diber, Valm (Elbasan) prej lumejve Mat-Fand me veri e deri te poshte lumit Shkumbin (Librazhd) ne jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri te kufijt me lindore te Dibres e Ohrit ne lindje. Ky Kanun i ka themelet e përbashketa me kanunet e maleve shqiptare. Thirrët i Skënderbeut, pse ky (Skënderbeu) bëri disa ligje kanunore të veçanta për krahinat e veta dhe të ndikimit të vet. Prandaj, mund të quhet edhe Kanuni i Arbërit.

Ç’është e vërteta, edhe tradita popullore e paraqet Skënderbeun si ligjvënës, kur thotë se “Skënderbeu vuri kanun se gjaku nuk ngel për faj”. Madje nga normat kanunore të pleqëruara nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, tradita popullore e ka ruajtur kujtimin e disave prej tyre. Kështu, për shembull, dy etnografët tanë të shquar, Át Marin Sirdani dhe Qemal Haxhihasani kanë regjistruar në viset e dikurshme të Kastriotëve, gjashtë norma kanunore, që lidhen drejpërsëdrejt me emrin e Gjergj Kastriotit. Për shembull, Skënderbeu, kur pa se po bëheshin shumë gjaqe, la në kanun “gjaku nuk ngelet për faj”. Në praktikë, sipas këtij kanuni, në rast se faji shpaguhet me vrasje, kjo vrasje nuk mund të bëhet objekt i gjakmarrjes.

Rëndësia e normave të Skënderbeut, sipas K.Frashërit, mund të kuptohet nëse kemi parasysh regjimin shoqëror që sundonte në malësitë e trevës së Kastriotëve në shek. XV dhe nevoja që kishte për lufta çlirimtare skënderbegiane, “është e vërteta, norma kanunore apo pleqërimet e mirëfillta të Gjergj Kastriotit, siç ka vërejtur edhe K.Frashëri, kanë shënuar një hap përpara në krahasim me parimet e lashta të së drejtës së pashkruar, që sundonin akoma në shek. XV. Me zbatimin e tyre, organizimi shoqëror i malësoreve i shërbeu më mirë se me normat e mëparshme, luftës antiosmane. Karakteri i tyre progresiv dhe zulmi i pavdekshëm i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut janë dy arsye të forta, që shpjegojnë përse emri i tij iu vesh mbarë së drejtës kanunore që sundonte në Shqipërinë e Mesme.

Struktura e Kanunit të Skënderbeut[redakto | përpunoni burim]

Vepra Kanuni i Skënderbeut, mbledhë dhe kodifikuar nga Dom F. Ilia dhe botuar më 1993, nga autori, me ndihmën materiale jo nga Atdheu i tij (?!), por nga Italia,[18] është vepër monumentale, që përmban një material të pasur, i cili ka një rëndësi të shumëfishtë për studime shkencore jo vetëm në lëmin juridik, por edhe në disiplinat e tjera të shkencës. Sepse Kanuni i Skënderbeut nuk është vetëm një përmbledhje e thjeshtë e zakoneve, traditave dhe normale të rralla të një qytetërimi të caktuar, por edhe një vepër monumentale ku spikasin vlerat e larta etike dhe shoqërore në sajë të të cilave ai (shqiptari) ka mbijetuar shekujt e robërisë.

Për më tepër, në Kanunin e Skënderbeut, përmblidhet normativa që ka të bëj me: familjen, shtëpinë, detyrimet, qeverimi, ndëshkimet, fajet e damet dhe kishën. Pra siç shihet edhe nga kjo përmbajtje, ky kanun përbëhet nga shtatë pjesë, nga shtatë libra do thoshim. Përveç këtyre pjesëve,Kanuni i Skënderbeut ka edhe Hymjen, që përbëhet prej tre artikujve: Art. I - Shtrimja (1-7), Art. II – Kanuni e autori i tij (8-9), dhe Art. III – E drejta dhe fuqia me ba ligje të reja kanunore(2049). Ndërkaq i tërë Kanuni përmban gjithsejt 3534 nene. Secili nen dhe artikull është interesant, rregullon, normon dhe përcakton aspektet më të ndryshme të jetës shoqërore shqiptare.

Duke u marrë me shqyrtimin dhe vlerësimin e Kanunit të Skënderbeut është me rëndësi të vlerësohet edhe njëherë, ashtu siē ka vlersuar edhe kodifikuesi i tij Dom Ilia,[19] se ai, pra Kanuni i Skënderbeut, sot është historik, por “jeton si i mbuluem prej kohës dhe qet kryet dhe vepron në çdo rrethanë anarkie. Ai asht rrajë e drejtësisë, e parimet e tija që në thellësi të shekujve mbeten themel për çdo legjislacion shqiptar të gjitha kohve, në ma të ndryshmet rrethana. Ai asht fryt i njij mendjehollësie të vazhdueshme e të mahnitshme të popullit tonë”.

Për më tepër, duke e vështruar në tërësi veprën, problematikën që ajo përfshin, gjerësinë e çështjeve që normon dhe trajton, mund të themi se Kanuni i cekun nuk është vetëm një përmbledhje e thjeshtë e zakoneve, traditave, psikologjisë dhe urtësisë së malësorëve, por ajo është një vepër me permasa shumë të gjëra. Si vepër monumentale na ofron një materie shumë më të gjërë e të pasur të jetës shqiptare të viseve ku shtrihej dikur sundimi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Vepra në fjalë, pos si material juridik duhet vështrohet edhe si vepër që prekë edhe sferën e letërisë popullore, sepse nëpër faqet e Kanunit kemi edhe vlera latrare, fraza dhe proverba popullore, në të cilat shohim të kondensuar urtësinë e malësorëve, formën koncize e lapidare të shprehjes së mendimeve që aq shumë çmohej dhe çmohet nga populli shqiptar. Aty kemi një të folme, siç thotë në Parathënie edhe kodifikuesi,[20] është e të gjitha popullsive të kanunit dhe e shumicës së shkrimtarëve më të rëndësishëm të vjetër e të rinjë të kulturës shqiptare. Kjo vepër, siç e ka vënë re edhe Zejnullah Rrahmani,[21] mund të konsiderohet e rëndësishme për shkrimet e letërisë në të ardhmen, sidomos për prozën shqipe. Me një fjalë, kjo vepër do të jetë burim i rëndësishëm për shkrimin letrar shqip.[22]

Ç`është e vërteta, në veprën e kodifikuar të Dom Franos qëllimi kryesor ishte që në formën e një Kodi Monumenatl të shënoheshin e të ruheshin jo vetëm zakone e norma juridike të vjetra, që lidheshin për emrin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, por njëkohësisht të viheshin në pah edhe tiparet e cilësitë themelore të psikologjisë e të shpirtit të shqiptarit, vyrtyti i tij, çiltëria, bujaria, krenaria, drejtësia, urtësia, dashuria, nderi, besa, burrëria, mikpritja, dialogu pleqërues, toleranca etj. Përveç kësaj ky Kanun ka edhe vlerën historike, qytetëruese, patriotike, dokesore, shoqërore dhe etike.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

[1]